Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nancy Pelosi u largua të martën nga Malajzia dhe u nis drejt Tajvanit, duke përshkallëzuar tensionet me Pekinin, që thotë se ky ishull është pjesë e territorit të tij.
Kremlini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos e provokojë Kinën me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan. Sipas Rusisë, një vizitë e tillë do të rrisë tensionet në një nivel të rrezikshëm.
Pelosi u largua të martën nga Malajzia dhe u nis drejt Tajvanit, duke përshkallëzuar tensionet me Pekinin, që thotë se ky ishull është pjesë e territorit të tij. Mediat në Tajvan kanë raportuar se Pelosi do të arrijë në shtet mbrëmjen e të martës, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në më shumë se 25 vjet.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se një vizitë e tillë do të jetë “jashtëzakonisht provokuese”, duke shtuar se do të “përkeqësojë situatën në rajon dhe do të nxisë tensione”.
Ai tha për gazetarët se Rusia qëndron “në solidaritet të plotë” me Kinën, duke shtuar se çështja e Tajvanit është jashtëzakonisht e ndjeshme për Pekinin.
“Në vend se ta trajtojnë këtë situatë të ndjeshme me respekt, fatkeqësisht SHBA-ja ka zgjedhur rrugën e konfrontimit”, tha ai. “Vizita nuk do të sjellë asgjë të mirë dhe ne vetëm mund të shprehim keqardhje për këtë gjë”.
Komentet e Peskovit reflektojnë mbi raportet e ngushta që Moska dhe Pekinin kanë dhe të cilat janë forcuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Kina ka refuzuar që ta kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës, por ka fajësuar SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e Moskës./REL
Albin Kurti GJERMANI- Korrespondenti i gazetës së njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) për Europën J...
Foto ilustruese Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) ka akuzuar Rusinë se po tenton të shndërrojë në ...
Mediat serbe SERBI- Dielli shkëlqen, njerëzit bëjnë pazar dhe shkojnë për shëtitje, tramvajet, autobusët, taksit&eu...
Petkoviç SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, tha sot se liria e lëvizjes &eu...
Azov Gjykata Supreme ruse të martën e ka shpallur organizatë terroriste regjimentin Azov të Ukrainës dhe ka vendosur që ky re...
Peskov RUSI- Kremlini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos e provokojë Kinën me vizitën e kryetares së Dhom&eu...
Brittney Griner RUSI- Ylli amerikan i basketbollit, Brittney Griner u rikthye në gjykatën ruse të martën mes përpjekjeve diplomat...
foto Kanalet ruse dhe ato pro-ruse në platformën Telegram, të cilat deri së fundi kanë qenë të fokusuara në luft&eu...
Kurti dhe Stoltenberg KOSOVË- Jens Stoltenberg, sekratar i NATO’s, ka biseduar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin...
Bujar Osmani MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veri të...