LIVE UPDATES
Bota

Greva e arsimtarëve në Kosovë, "përçahen" mësuesit, disa kërkojnë nisjen e mësimit

Të mërkurën e 28 shtatorit, Sindikata e Bashkuar për Arsim e Kosovës (SBASHK) kërkoi nga ta që të japin mendimin për pezullimin e mundshëm të grevës deri në janar dhe nisjen e procesit mësimor të hënën e parë të tetorit.

30 Shtator 2022, 11:00 Nga d.a.
Greva e arsimtarëve në Kosovë, "përçahen"
kosove

KOSOVË- Shpresat që viti i ri shkollor mund të nisë më 3 tetor në të gjitha institucionet publike të Kosovës, nuk zgjatën shumë. Mësimdhënësit në grevë nuk janë të gjithë të mendimit se mësimi duhet të nisë, edhe pse tashmë një muaj me vonesë.

Të mërkurën e 28 shtatorit, Sindikata e Bashkuar për Arsim e Kosovës (SBASHK) kërkoi nga ta që të japin mendimin për pezullimin e mundshëm të grevës deri në janar dhe nisjen e procesit mësimor të hënën e parë të tetorit.
 Por, sindikatat e disa shkollave njoftuan se pajtim unanim nuk ka.

Ajshe Zogjani Rexhepi, kryetare e sindikatës së Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, tha se shumica e mësimdhënësve në këtë institucion kanë votuar për vazhdimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave.

Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, mësimi nuk do të fillojë më 3 tetor, tha ajo. Mësimdhënësit e shkollave publike, të udhëhequr nga SBASHK-u, janë në grevë me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj derisa të hyjë në fuqi Ligji për paga.

Qeveria e Kosovës thotë se ky ligj, që parasheh rritje pagash, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon nisjen e procesit mësimor pa kushte.

Shkolla Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë pritet t’i hapë dyert nga e hëna. Naim Bytyçi, nga sindikata e kësaj shkolle, tha se rreth 70% e mësimdhënësve kanë votuar për pezullimin e grevës. Megjithatë, nuk është e qartë se si do të veprojnë mësimdhënësit që kanë qenë për vazhdimin e grevës.

Votime për dhe kundër mësohet se ka në shumë shkolla në komuna të ndryshme të Kosovës. Ka edhe mësimdhënës të tillë që në mënyrë individuale kanë nisur t’i mbajnë orët tash e sa ditë.

Në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka nisur mësimi me orë të shkurtuara nga 27 shtatori. Për këtë mungesë pajtimi midis mësimdhënësve, disa fajësojnë politikën.

“Ndarjet mes mësimdhënësve për vazhdimin apo pezullimin e grevës kanë shpërfaqur seriozisht ndërhyrjet politike në sistemin e arsimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Halim Hyseni, nga Qendra për Arsim e Kosovës.

Ai nuk specifikon se për kë konkretisht e ka fjalën dhe në çfarë mënyre mund të jetë bërë ndërhyrja. Hyseni thotë se greva duhet të ndërpritet nga kryesia e SBASHK-ut e jo nga sindikatat anëtare të këtij grupimi.

“Nëse procesi mësimor nuk fillon më 3 tetor, ky vit shkollor është i dështuar”, thotë ai.

Nehat Mustafa, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit, e bën përgjegjëse direkte Qeverinë.

“Siç duket, për Qeverinë më interesante dhe më me prioritet ka qenë të luftojë për përçarjen e SBASHK-ut. Tani kemi këtë rrëmujë në sindikatë. Kryesia e Këshillit grevist [e SBASHK-ut] nuk ka fuqi të vendosë vetë për vazhdimin apo ndaljen e grevës dhe përgjegjësinë e ka bartur në nivel komunash, në nivel shkollash”, thotë Mustafa.

Mustafa nuk sqaron se ku i mbështet pretendimet e tij.

Përfaqësues të Qeverisë dhe të SBASHK-ut janë takuar disa herë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për grevën, por pa rezultat. Në SBASHK thonë se greva është shpallur me kërkesë të sindikatave të shkollave dhe se do të ndërpritet njësoj - me kërkesë të tyre.

“SBASHK-u ka një formular që e ka nënshkruar çdo anëtar i sindikatës. Me thirrjen e tyre është shpallur greva dhe me kërkesën e tyre do të mbyllet. Për këtë arsye edhe po bëhet konsultimi me gjithë anëtarësinë [sindikatat]”, thotë Rashit Kushaj, anëtar i Këshillit grevist të SBASHK-ut.

Sipas tij, të dhënat nga sindikatat e shkollave do të mblidhen në fundjavë dhe, pastaj, do të merret vendimi për hapjen ose jo të shkollave. Kushaj mohon se ka ndonjë “rrëmujë” brenda SBASHK-ut.

Nga kjo organizatë këmbëngulin se kërkesa e tyre për 100 euro shtesë në muaj është e bazuar, për shkak të rritjes së inflacionit.

Qeveria e Kosovës, në fillim të shtatorit, ka dalë me një pako për përballje me inflacionin, e cila parasheh nga 50 euro shtesë për punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit. Por, SBASHK-u nuk e ka pranuar këtë ofertë.

Prindër të nxënësve dhe vetë nxënës kanë protestuar disa herë për hapjen e shkollave. Në rrëfime të ndryshme për Radion Evropa e Lirë, prindërit kanë shprehur shqetësim se mungesa e mësimit do të ndikojë keq në formimin e fëmijëve të tyre.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse mësimi nuk nis më 3 tetor, ky organ do të kërkojë “çregjistrim masiv” të nxënësve nga shkollat.

Jashtë bankave vazhdojnë të mbeten mbi 300.000 nxënës të moshave të ndryshme. Nëse shkollat nuk hapen të hënën, ata do të hyjnë në muajin e dytë pa mësime. Për mundësinë e kompensimit të këtyre orëve ndonjëherë, nuk flet ende askush./REL/

ajshe zogjani rexhepi naim bytyçi greva e arsimtareve ne kosove

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit