Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Industria globale që prodhon spyware për qeveritë është në rritje, me gjithnjë e më shumë kompani që zhvillojnë mjete përgjimi për organizatat e zbatimit të ligjit.
SHBA- Mjetet e hakerimit të një kompanie italiane janë përdorur për të spiunuar telefonat inteligjentë të Apple dhe Android në Itali dhe Kazakistan. Gjetjet e Google (GOOG) në RCS Lab vijnë ndërsa rregullatorët evropianë dhe amerikanë peshojnë rregullat e reja të mundshme mbi shitjen dhe importin e spyware.
Apple (AAPL) dhe qeveritë e Italisë dhe Kazakistanit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. RCS Lab tha se produktet dhe shërbimet e saj janë në përputhje me rregullat evropiane dhe ndihmojnë agjencitë e zbatimit të ligjit të hetojnë krimet.
“Personeli i RCS Lab nuk ekspozohet dhe as nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të kryer nga klientët përkatës,”- i tha agjencisë Reuters në një email, duke shtuar se dënon çdo abuzim të produkteve të saj. Google tha se kishte ndërmarrë hapa për të mbrojtur përdoruesit e sistemit të saj operativ Android dhe i paralajmëroi ata për spyware.
Industria globale që prodhon spyware për qeveritë është në rritje, me gjithnjë e më shumë kompani që zhvillojnë mjete përgjimi për organizatat e zbatimit të ligjit. Aktivistët kundër mbikëqyrjes i akuzojnë ata se po ndihmojnë qeveritë që në disa raste po përdorin mjete të tilla për të goditur të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile.
Në faqen e saj të internetit, RCS Lab e përshkruan veten si krijues i teknologjive dhe shërbimeve të "përgjimit të ligjshëm" duke përfshirë zërin, mbledhjen e të dhënave dhe "sistemet e gjurmimit". Ajo thotë se trajton 10,000 objektiva të përgjuara çdo ditë vetëm në Evropë. Studiuesit e Google zbuluan se RCS Lab kishte bashkëpunuar më parë me firmën e diskutueshme italiane të spiunazhit Hacking Team, e cila kishte krijuar në mënyrë të ngjashme softuer vëzhgimi për qeveritë e huaja për të përdorur telefonat dhe kompjuterët.
Në disa raste, Google tha se besonte se hakerët që përdornin Spyware RCS punonin me ofruesin e shërbimit të internetit të objektivit, gjë që sugjeron se ata kishin lidhje me aktorë të mbështetur nga qeveria./ Marrë nga CNN
Foto ilustruese KIEV- Oleksandr Sienkevych, kryetari i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, u ka thënë banor&eu...
Foto ilustruese "Tek shërbimet tona hyjnë edhe aborte me medikamente në një mjedis të mbrojtur, një fjali kjo, që ...
Amanda Bennett SHBA- Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan ka miratuar kandidaten e Presidentit Joe Biden për t&...
Protesta SHBA- Që kur vendimi i Gjykatës Supreme në SHBA-së, i njohur si “Roe v Wade”, legalizoi abortin në mbarë...
Optimus SHBA- Kompania e makinave të Elon Musk, Tesla, do të zbulojë robotin e saj humanoid me inteligjencë artificiale t&eum...
Viola von Cramon KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim t...
Lamborghini ITALI- Për një herë, shpejtësia e madhe në rrugë shpëtoi një jetë në vend që t'i jepte f...
RUSI- Makina propagandistike e Kremlinit ka paralajmëruar se Londra do të ishte qyteti i parë i bombarduar nëse do të shp&e...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden u zotua të ndërmarrë çdo hap që mundet administrata e tij për të mbrojtur të...
Kirill Petkov BULLGARI- "Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin...