LIVE UPDATES
Bota

Si u bë aborti çështje përçarëse në politikën amerikane

Vendimi “Roe v. Wade” është bazuar në konstatimin se e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë, bën pjesë në liritë personale, të mbrojtura me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane.

24 Qershor 2022, 20:48 Nga I.A
Si u bë aborti çështje përçarëse në
Protesta

SHBA- Që kur vendimi i Gjykatës Supreme në SHBA-së, i njohur si “Roe v Wade”, legalizoi abortin në mbarë vendin në vitin 1973, kjo çështje është bërë përcaktuese në prishjen e linjave në politikën e SHBA-së, me politikanët demokratë që mbështesin me vendosmëri të drejtat e abortit dhe ligjvënësit republikanë të rreshtuar në opozitë.

Vendimi “Roe v. Wade” është bazuar në konstatimin se e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë, bën pjesë në liritë personale, të mbrojtura me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane.

Në vitin 1973 linjat ishin më të paqarta. Votuesit republikanë dhe demokratë kishin të ngjarë të thoshin se aborti duhet të ishte i ligjshëm, ndërsa ishte e lehtë të gjeje zyrtarë republikanë që mbështesnin të drejtat e abortit dhe demokratë që kundërshtonin atë.

Kjo nuk është një çështje partiake në rend të parë.

Aborti sipas kërkesës ishte i ligjshëm në katër shtete në fillim të viteve 1970, ndërsa 14 të tjera e lejuan atë në disa rrethana.

Derisa Kisha Katolike e kundërshtoi abortin, Konventa Baptiste Jugore, emërtimi më i madh ungjillor, thoshte se aborti duhet të lejohej në shumë rrethana.

Asnjëra palë nuk e shihte abortin si një çështje përcaktuese.

Republikanët, si zonja e parë Betty Ford thanë se vendimi “Roe v Wade” ishte "një vendim shumë i madh", ndërsa disa demokratë, si i një senator të sapozgjedhur i quajtur Joe Biden, thanë se vendimi i gjykatës shkoi "shumë larg".

Votuesit gjithashtu nuk e panë këtë çështje sipas linjave partiake. Sondazhi i opinionit të Anketës së Përgjithshme Sociale zbuloi në vitin 1977 se 39% e republikanëve thanë se aborti duhet të lejohej për çfarëdo arsye, krahasuar me 35% të demokratëve.

Në vitet që pasuan, aktivistët konservatorë si Phyllis Schlafly e kuptuan këtë çështje si një kërcënim për vlerat tradicionale dhe mobilizuan kisha ungjillore, të cilat kishin treguar një interes të ri në politikë pas një sërë vendimesh gjyqësore që kufizonin lutjet në mjedise publike.

Këto grupe e portretizuan abortin si një kërcënim për strukturën e familjes, së bashku me zhvillimet më të gjera sociale si të drejtat e homoseksualëve, rritja e shkallës së divorcit dhe gratë që punojnë jashtë shtëpisë. Për pastorët dhe famullitë, aborti u bë një çështje përfaqësuese e shqetësimeve për një shoqëri liberalizuese, tha Mary Ziegler, një historiane ligjore në Universitetin e Kalifornisë në Davis.

"Për shumë ungjillorë, kjo ishte më shumë për familjen, gratë dhe seksin", tha ajo.
Në vitin 1980, Konventa Baptiste Jugore miratoi një rezolutë që kundërshtonte abortin, duke përmbysur pozicionin e saj të mëparshëm.

Fitorja presidenciale e republikanit Ronald Regan, në të njëjtin vit u dha kundërshtarëve të abortit një aleat të fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë. Në të njëjtën kohë, aktivistët për të drejtat e grave fituan më shumë ndikim brenda Partisë Demokratike dhe i shtynë liderët të mbështesin të drejtat e abortit.

Por, mbështetja për “Roe v Wade” ende nuk ishte e rreshtuar sipas linjave partiake.
Në një votim të Senatit të vitit 1983, 34 republikanë dhe 15 demokratë votuan për një amendament të propozuar kushtetues që do të kishte anuluar vendimin e “Roe v Wade”, ndërsa 19 republikanë dhe 31 demokratë votuan kundër tij.

Biden ishte ndër ata që votuan kundër, edhe pse ai kishte mbështetur legjislacionin në komision vitin paraprak.

Në vitet që pasuan, linjat ndarëse u bënë më të dukshme pasi politikët e panë gjithnjë e më të nevojshme të rreshtoheshin me aktivistët që po bëheshin më me ndikim brenda partive të tyre.

Republikani George H.W. Bush, një kundërshtar i abortit që kishte mbështetur më parë të drejtat e abortit, fitoi presidencën në vitin 1988. Në vitin 1992 ai u mund nga demokrati Bill Clinton, një mbështetës i të drejtave të abortit, i cili më parë kishte kundërshtuar abortin.

Që nga viti 1989, grupet për të drejtat e abortit kanë dhuruar 32 milionë dollarë për demokratët dhe 3 milionë dollarë për kandidatët republikanë që mbështesin mbajtjen e abortit të ligjshëm, sipas “Open Secrets”, që gjurmon paratë në politikë. Grupet që kundërshtuan abortin kanë dhënë 14 milionë dollarë për republikanët dhe vetëm 372 mijë dollarë për demokratët gjatë asaj periudhe kohore.

Votuesit ishin më të ngadaltë për tu përcaktuar. Deri në vitin 1991, 45% e demokratëve dhe 41% e republikanëve thanë se mbështesnin abortin për çfarëdo arsye, sipas Anketës së Përgjithshme Sociale.

Megjithatë, dallimet politike u zgjeruan në vitet në vijim, pasi çështja u bë një element kryesor i thirrjeve për mbledhje fondesh për reklamat e sulmeve televizive dhe tubimeve masive nga grupet e interesit. Nga fundi i shekullit, vetëm 31% e republikanëve mbështetën abortin sipas kërkesës, ndërsa mbështetja e demokratëve mbeti e qëndrueshme në 45%, sipas Anketës së Përgjithshme Sociale.

Sondazhe të tjera të opinionit kanë treguar vazhdimisht se shumica e amerikanëve mbështesin disa kufizime për abortin, por kundërshtojnë një ndalim të plotë.
Në të njëjtën kohë, demokratët janë bërë më absolut në mbështetjen e tyre për të drejtat e abortit.

Biden, i cili mbështeti një ndalim të financimit federal për shumicën e aborteve në programin Medicaid për të varfërit për pjesën më të madhe të karrierës së tij politike, e ndryshoi pozicionin e tij, kur kërkoi nominimin presidencial demokrat në vitin 2020.

Në Kongresin aktual, vetëm një demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve dhe një Demokrat i Senatit votuan kundër legjislacionit që do ta bënte abortin të ligjshëm në mbarë vendin në të gjitha rrethanat. Projektligji dështoi në Senat, por demokratët kanë thënë se planifikojnë ta bëjnë atë një çështje qendrore në zgjedhjet e nëntorit 2022.

Midis votuesve demokratë, mbështetja për abortin e pakufizuar është rritur nga 56% në 2016 në 71% vitin e kaluar, referuar Anketës së Përgjithshme Sociale, ndërsa mbështetja e republikanëve vazhdon të lëvizë rreth 34%. Aborti nuk do të bëhet menjëherë i paligjshëm në të gjithë SHBA-në. Në vend të kësaj, secili shtet do të vendosë se sa qasje në abort do të kenë gratë që jetojnë atje.

Megjithatë, rreth gjysma e 50 shteteve të SHBA-së pritet të bëjnë hapa drejt ndalimit të abortit, brenda javësh. Shtetet e tjera do të vazhdojnë të ofrojnë qasje, jo vetëm për gratë në shtetin e tyre, por edhe për ato që jetojnë në shtetet ku do të ndalohet aborti.

Marrë nga REL

proteste ne shba aborti ne shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës