LIVE UPDATES
Bota

Fundi i një neni absurd – Gjermania liberalizon ligjin për abortin

Tri vjet më parë, ligji i abortit pësoi një reformim. Ai u lejonte mjekëve që të jenin informacione në faqet e tyre që bëjnë aborte, por pa dhënë detaje për mënyrën e abortit.

24 Qershor 2022, 21:12 Nga k.m.
Fundi i një neni absurd – Gjermania liberalizon ligjin për
Foto ilustruese

"Tek shërbimet tona hyjnë edhe aborte me medikamente në një mjedis të mbrojtur,  një fjali kjo, që nuk do të përbëjë më krim penal në Gjermani, falë një vendimi që mori të premten Bundestagu gjerman: Që ta heqë nenin 219a nga kodi penal. Ministri Federal i Drejtësisë, Marco Buschmann, nga FDP e quajti heqjen të vonuar. 

"Çdo dënim mbi bazën e nenit 219a të ligjit penal është "një dënim i tepërt", tha  Buschmann. Ai shpjegoi se kur një grua merret me çështjen e vështirë të një aborti të mundshëm, ajo "zakonisht" së pari kërkon informacion në internet. Dhe "çdo troll dhe çdo teoricien konspirativ mund të përhapë informacione mbi këtë temë – ndërsa mjekëve me diploma universitare, nuk u lejohet. Është absurde, është e vjetruar, është e padrejtë dhe prandaj po i japim fund kësaj situate”.

Neni 219a i kodit penal ekziston që nga koha e nazizmit. Ai dënon këdo që "ofron, afishon, reklamon publikisht mjete, vegla ose procedura ose publikon shpjegime me përmbajtje të tillë për ndërprerjen e shtatzënisë”. Për rrjedhojë, shumë gra, që edhe për arsye shëndetësore donin të informoheshin në internet nga mjekët për ndërprerjen e shtatzënisë, nuk gjenin informacione.

Tri vjet më parë, ligji i abortit pësoi një reformim. Ai u lejonte mjekëve që të jenin informacione në faqet e tyre që bëjnë aborte, por pa dhënë detaje për mënyrën e abortit. Heqja e këtij neni ishte një premtim i shprehur që në marrëveshjen e partive të koalicionit. Në Bundestag për të votuan jo vetëm deputetët e partive qeverisëse, socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët, por edhe të majtët. Konservatorët, Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) ishin kundër.

Rehabilitim për mjekët e dënuar

Prof. Dr. Günter Krings nga grupi parlamentar i CDU/CSU e quan të gabuar heqjen e nenit nga Kodi Penal. Ai argumenton me një vendim të marrë më parë nga Gjykata Kushtetuese, sipas të cilit "mbrojtja e jetës së palindur duhet të ruhet në vetëdijen publike”. Krings tha se "fëmija i palindur posedon dinjitet njerëzor që nga fillimi. Reklama është në kundërshtim me këtë detyrim. Kush lejon reklamë, toleron që abortet të interpretohen dhe perceptohen si shërbime mjekësore normale.”

Vendimi, të cilit i referohet Krings ishte marrë si pasojë e një apeli të paraqitur nga mjekja Kristina Hänel, e cila ishte dënuar më parë meqë në faqen e saj të internetit kishte përshkruar mënyrat e abortimit. Hänel është vetëm njëra nga qindra mjekë të dënuar për shkak të nenit 219a. Ligji i miratuar tani nga parlamenti gjerman i rehabiliton të gjithë të dënuarit që nga viti 1990.  Një fitore kjo për Hänel, e cila kishte iniciuar një peticion për ndryshimin e ligjit, pasi nuk pati sukses në Gjykatën Kushtetuese. Pas vendimit ajo shkroi në Twitter: Një ndjenjë e madhërishme! Neni 219a tashmë është bërë histori. Më në fund ne mund të ushtrojmë të gjitha obligimet tona profesionale për të sqaruar. Më në fund gratë e prekura mund të gjejnë në internet informacione serioze.

Ende larg legalizimit të abortit

Edhe pas këtij vendimi, abortet në Gjermani janë të ndaluara zyrtarisht dhe konsiderohen si vepër penale. Ato mund të dënohen me deri në tre vjet burg. Përjashtime bëjnë rastet kur shtatzënia përbën rrezik shëndetësor për gruan ose kur ajo ka ndodhur si pasojë e një përdhunimi. Një rast tjetër kur lejohet ndërprerja e shtatzënisë është, kur ajo bëhet para javës së 12-të, por me kusht që gruaja të ketë bërë më parë një këshillimi detyrues.

Për gratë që kanë mbetur shtatzënë pa dëshirën e tyre dhe duan të bëjnë abort, rruga mbetet e vështirë. Këshillime të tilla ofrojnë një numër i madh organizatash, por derisa të marrësh një orar këshillues, mund të kalojnë javë të tëra. Për shumë  gra mund të jetë vonë. Organizatat për të drejtat e grave duan tani ta bëjnë të mundur ndërprerjen e shtatzënisë, pa pasur nevojë për këshillim.

Emilia Fester, deputete e partisë Të Gjelbrit, dhe deputetja më e re (24 vjeçe) në Bundestag, paralajmëroi në Twitter, se lufta e saj për vetëvendosjen e grave për shtatzëninë vazhdon:

"Sot kemi shkruar histori feministe. E hoqëm paragrafin 219a të kodit penal. Gratë që bien shtatzëna padashur kanë të drejtë të marrin informacione të kualifikuara. Një hap që duhej marrë shumë kohë më parë dhe tani është realitet. Sot do të festojmë dhe që nesër do të rrëzojmë edhe nenin 218!"

Neni 218 është neni që e konsideron abortin të paligjshëm. Gjatë fjalës së saj në Bundestag, ministrja federale e familjes, Lisa Paus, (Bündnis 90/Die Grünen) bëri thirrje për një debat për legalizimin e abortit. Qeveria do të ngrejë një komision për këtë qëllim. Veç të tjerash, qeveria synon ta bëjë abortin lëndë në studimin e mjekësisë./DW

ligji i abortit gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës