LIVE UPDATES
Bota

Gjykata në Shkup konfirmon aktakuzën kundër dhjetëra personave për zjarrin vdekjeprurës në Koçan

Në mesin e të akuzuarve janë ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DZS), ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit, inspektorë, si dhe persona përgjegjës në kompanitë që menaxhonin klubin e natës.

3 Tetor 2025, 18:58 Nga I.A

Gjykata në Shkup konfirmon aktakuzën kundër dhjetëra

SHKUP- Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi të premten se është konfirmuar aktakuza kundër 34 personave dhe tri kompanive të dyshuara për zjarrin që la dhjetëra të vdekur në një klube nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023. Në mesin e të akuzuarve janë ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DZS), ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit, inspektorë, si dhe persona përgjegjës në kompanitë që menaxhonin klubin e natës.

Zjarri që shpërtheu në klubin Pulse natën mes 15 dhe 16 marsit vrau 62 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë. Gjykata nuk ka treguar se kur do të fillojë gjykimi për këtë rast. Të gjithë të akuzuarit ngarkohen me veprën penale: shkaktim i veprave të rrezikshme kundër sigurisë publike.

Aktakuza u ngrit më 13 qershor dhe vlerësimi zgjati tre muaj e gjysmë. Gjykata Supreme tha se rastin ia ka caktuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup, sepse gjykatat në Shtip dhe Strumicë nuk kanë numër të mjaftueshëm gjyqtarësh për procesin penal.

Supremja vlerëson se çështja duhet të trajtohet nga "gjyqtarë me përvojë dhe njohuri të fituara në çështjet penale, të cilët do të mundësojnë procedura efikase, profesionale dhe të ligjshme, dhe në të njëjtën kohë do të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit publik".

Tragjedia në Koçan ndodhi gjatë një shfaqjeje nga grupi muzikor DNK, kur shkëndijat nga mjetet piroteknike ia vunë zjarrin tavanit të diskotekës, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe paniku dhe dalja e ngushtë nga ndërtesa të shkaktonin rrëmujë të madhe.

Sipas aktakuzës, objekti nuk i plotësonte kërkesat minimale teknike për kryerjen e aktiviteteve mikpritëse, nuk kishte leje rindërtimi, raporte bazë të projektimit dhe rindërtimit, e as një raport të posaçëm për mbrojtjen nga zjarri, shpërthimet dhe materialet e rrezikshme, as një plan dhe vlerësim për mbrojtje dhe shpëtim.

Tre të pandehurit në këtë çështje janë personat përgjegjës, pronarët dhe menaxherët e kompanive CLASSIC DM – Koçani me degën Cabaret PULS dhe kompanisë MMMM CAFE – Koçani, të cilat kanë drejtuar një biznes ushqimi në objektin fatkeq që nga dhjetori i vitit 2012.

Midis të pandehurve është vëllai i pronarit të diskotekës, i cili, sipas prokurorisë, ishte përgjegjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e numrit të mysafirëve dhe moshave të tyre. Sipas vlerësimeve të prokurorisë, atë natë fatale në Pulse ishin mbi 500 persona. Tre kryetarë bashkie të Koçanit akuzohen gjithashtu: Ljupço Papazov, i cili ishte në detyrë në kohën e tragjedisë, dhe paraardhësit e tij Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski.

Sipas prokurorisë, ata e dinin që klubi i natës Pulse ekzistonte në qytet, por nuk bënë asgjë, objekti nuk ishte i regjistruar në regjistrin komunal në përputhje me Ligjin për Mikpritjen, por e lejuan atë të funksiononte dhe pronari të paguante një tarifë për aktivitetin e mikpritjes. Ish-ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraqini janë në mesin e të akuzuarve gjithashtu. Lista përfshin gjithashtu një sekretar shteti dhe pesë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për lëshimin e licencave për klubet e natës.

Në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe ministri aktual pa portofol në Qeveri, Shaban Saliu, i cili ësht gjithashtu kandidat për kryetar bashkie të komunës së Shuto Orizarës në Shkup në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Saliu akuzohet si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë, si dhe inspektori i përgjithshëm që drejtonte shërbimin e inspektimit në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore. Inspektorët vendorë, siç janë tre inspektorë ndërtimi nga Bashkia e Koçanit, anëtarë të forcave të sigurisë, do të ulen në bankën e të akuzuarve gjithashtu./REL

zjarri ne kocan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit