LIVE UPDATES
Bota

Gjukanoviç bën thirrje për qetësi pas paralajmërimit për marrëveshje me Kishën serbe

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u shpreh më 29 qershor se pavarësisht krisjeve të koalicionit, qeveria e tij do të nënshkruante një “marrëveshje thelbësore” që do të përmirësonte marrëdhëniet e ndjeshme me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka ndikim të konsiderueshëm ne vendin e tij dhe brenda koalicionit qeverisës.

1 Korrik 2022, 15:42 Nga d.a.
Gjukanoviç bën thirrje për qetësi pas paralajmërimit
Gjukanoviç dhe Patriarku

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshjeje të afërt mes Qeverisë në Podgoricë dhe Kishës Ortodokse Serbe, duke u munduar kështu të ulë disi tensionet që kanë përfshirë shtetin ballkanik.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u shpreh më 29 qershor se pavarësisht krisjeve të koalicionit, qeveria e tij do të nënshkruante një “marrëveshje thelbësore” që do të përmirësonte marrëdhëniet e ndjeshme me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka ndikim të konsiderueshëm ne vendin e tij dhe brenda koalicionit qeverisës.

Shumica e malazezëve janë besimtarë ortodoksë nën Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka një degë të sajën në Cetnije, e quajtur “Mitropolia e Malit të Zi dhe Bregdetit”.

“Më e rëndësishmja për Malin e Zi është që të zhbllokojë procesin e negociatave dhe të ecë përpara drejt Evropës, por për shkak të rrethanave, kjo është shndërruar në një çështje tejet e rëndësishme politike”, deklaroi Gjukanoviq në Madrid, pas mbylljes së samitit të NATO-s më 30 qershor.

“Duhet vetëm të ulim tensionet [dhe] media nuk duhet të rrisë më tepër se ç’duhet rëndësinë e kësaj çështjeje”, shtoi ai.

Disa protesta u organizuan në Podgoricë pas njoftimit të bërë nga Abzoviq, krah patriarkut serb.

Përveç çështjeve të pazgjidhura rreth pronës dhe parësisë, kisha serbe është përzier disa herë edhe politikisht në çështjet malazeze, përfshi organizimin e protestave përpara zgjedhjeve që rrëzuan aleatët qeverisës të Gjukanoviçit në vitin 2020.

Kritikët thonë se projekt-marrëveshja njeh subjektivitetin ortodoks serb gjashtë shekuj më herët sesa i jepet kishës në vetë Serbinë dhe se ajo shtrin në mënyrë të pasaktë ndikim në territorin malazez.

Gjithashtu thuhet se në marrëveshje përcaktohen kriteret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të regjistrimit mbi pronat. Kisha serbe kontrollon qindra prona në të gjithë Malin e Zi.

Abazoviq nuk specifikoi se kur pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Gjukanoviq e ka bërë identitetin malazez një temë të spikatur mbi në politikën e brendshme që daton nga shpërbërja e Jugosllavisë tre dekada më parë teksa ka kërkuar të frenojë ndikimin e kishës serbe duke promovuar një grup alternativ malazez.

Mali i Zi ka qenë pjesë e një federatë së bashku me Serbinë deri në mbajtjen e një referendumi për pavarësi në vitin 2006, por lidhjet etno-nacionaliste, historike dhe kulturore me Serbinë janë të thella.

Partia më e madhe në Malin e Zi, Partia Demokratike e Socialistëve (PDS), dhe social demokratët (SDP) kritikuan draftin e "Marrëveshjes Themelore për Rregullimin e Marrëdhënieve Reciproke" të publikuar më 28 qershor duke e cilësuar si “tepër bujare ndaj kishës serbe”.

Abazoviq u kundërpërgjigj duke thënën se “ato parti e kishin mundësinë të shprehnin pakënaqësinë e tyre” por asnjë nga krerët parlamentarë nuk e kundërshtuan kur panë draft-marrëveshjen para se ajo të publikohej.

Ai la të kuptohej se ata mund të ushtrojnë fuqitë e tyre të ligjshme, por se "kjo qeveri do ta mbyllë këtë çështje."

Pas takimit të tyre në selinë e kishës në Beograd më 30 qershor, patriarku ortodoks serb Porfirije tha se marrëveshja e re do të shënonte një "kurorëzim" të normalizimit të marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe kishës së tij.

Ai vuri në dukje se përpjekjet për të arritur një marrëveshje kishin filluar në vitin 2012-të.

Që atëherë, në fund të vitit 2019-të, Gjukanoviq dhe një qeveri e mëparshme nisën një betejë ligjore ndaj operacioneve dhe pronës së kishës serbe.

Vendimi shkaktoi një largim nga koalicioni të disa partive pro-serbe dhe protesta që përfundimisht u kushtuan aleatëve të Gjukanoviqit shumicën qeverisëse në zgjedhjet e 2020-s.

Marrë nga REL.

milo gjukanoviç dritan abazoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet