LIVE UPDATES
Bota

Gjoba ndaj Organizatës Trump, vendimi i gjykatës që u mbajt i fshehtë

Në vendimin e tij gjyqtari Juan Manuel Merchan thekson se Organizata Trump, nuk i ishte bindur me vetëdije katër thirrjeve dhe tre urdhrave të gjykatës, duke dëmtuar punën e prokurorëve të Manhattanit, të cilët ishin lënë të papërgatitur për të marrë në pyetje dëshmitarët.

14 Dhjetor 2022, 22:24 Nga I.A
Gjoba ndaj Organizatës Trump, vendimi i gjykatës që u mbajt i
Donald Trump

SHBA- Kompania e ish-Presidentit Donald Trump “Organizata Trump” është dënuar me një gjobë prej 4,000 dollarësh vitin e kaluar, në një vendim të mbajtur të fshehtë deri më sot, për shkak të pengimit të punës së jurisë së madhe, duke mos dorëzuar në mënyrë të përsëritur në kohë dokumentet që i ishin kërkuar. Vendimi u mësua të martën, kur u bënë publike vendimet e gjykatës.

Në vendimin e tij gjyqtari Juan Manuel Merchan thekson se Organizata Trump, nuk i ishte bindur me vetëdije katër thirrjeve dhe tre urdhrave të gjykatës, duke dëmtuar punën e prokurorëve të Manhattanit, të cilët ishin lënë të papërgatitur për të marrë në pyetje dëshmitarët.

Kërkesat për dokumentet, të lëshuara në mars, prill, maj dhe qershor të vitit 2021, i paraprinë ngritjes së akuzave për mashtrime me taksat ndaj kryefinancierit të Organizatës Trump në korrik të vitit 2021 për përfitime të paligjshme nga kompania. Organizata Trump, u dënua këtë muaj dhe përballet me një gjobë deri në 1.6 milionë dollarë.

Gjoba prej 4000 dollarësh për moszbatim të urdhrave të gjykatës, ishte maksimumi i lejuar me ligj.

Kjo shënon një tjetër përplasje që përfshin ish-presidentin Trump, i akuzuar edhe në raste të tjera për keqpërdorim ose mos vënien në dispozicion të të dhënave. Në prill, një gjykatës e shpalli zotin Trump fajtor dhe e gjobiti atë me 110,000 dollarë pasi kishte vonuar përgjigjen ndaj një fletëthirrjeje të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut. Ish-presidenti është gjithashtu nën hetim për posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago në Floridës.

Gjykatësi Merchan nuk e qartësoi procedurën e gjobitjes së Organizatës Trump, duke thënë se ai do të priste derisa të përfundonte ky gjyq, për të bërë publike të dhënat në lidhje me një tjetër proces, të mbajtur vitin e kaluar të cilin gjithashtu nuk e specifikoi. Prokurorët e Manhatanit, të irrituar me mospajtimin e kompanisë për t’iu bindur fletëthirrjeve dhe urdhrave të gjykatës, kishin kërkuar vendosjen e gjobave ndaj saj prej 60,000 dollarësh në ditë sipas gjykatësit Merchan.

Avokatët e Organizatës Trump patën argumentuar se kompania kishte ofruar dokumente në mënyrë të qëndrueshme, që kishin arritur deri në më shumë se 3.5 milionë faqe të dorëzuara. Megjithatë zoti Merchan tha se kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur kërkesën e prokurorisë për gjobitje të kompanisë, në kushtet kur ajo nuk përmbushi plotësisht asnjë nga afatet e caktuara.

Në gjyqin për mashtrim me taksat, të përfunduar së fundmi, dy entitete biznesi të lidhura me Organizatën Trump u dënuan më 6 dhjetor lidhur me akuza për konspiracion dhe falsifikimin të të dhënave të biznesit. Masa e dënimit është caktuar të jepet më 13 janar. Avokatët mbrojtës kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin. Vetë zoti Trump nuk ishte në gjyq.

Më herët gjatë këtij viti, ish-shefi i financave në Organizatën Trump, Allen Weisselberg, pranoi fajësinë lidhur me akuzat për manipulim të të dhënave të kompanisë, me synimin për të paguar më pak taksa, veprime nga të cilat ai kishte përfituar një apartament në Manhattan dhe makina luksoze. Marrëveshja me prokurorët për të dëshmuar i siguroi atij një dënim me vetëm pesë muaj burg.

Marrë nga VOA

donald trump juan manuel merchan

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!