LIVE UPDATES
Bota

“Gjermania qëndron në anën tuaj”/ Scholz: Siguria e Izraelit është prioritet për ne

Tronditje, shok dhe indinjatë: Terrori kundër Izraelit ka vënë në lëvizje shumë njerëz në Gjermani. Rreth 2000 vetë, sipas të dhënave të policisë, u mblodhën në shenjë solidarizimi  përpara Portës së Brandeburgut në Berlin duke valëvitur flamujt e Izraelit.

9 Tetor 2023, 16:10 Nga r.ll

GJERMANI-Në Gjermani mbizotëron tronditje dhe indinjatë lidhur me terrorin e militantëve-islamistë Hamas kundër Izraelit. Terroristët e Hamasit radikal-islamik nga Rripi i Gazës kanë vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit.

Terroristët e Hamasit radikal-islamik nga Rripi i Gazës kanë vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit. Në disa qytete ndër to edhe ndaj Tel Avivit dhe Ashkelonit ka pasur sulme të dielën paradite (08.10.2023) Ushtria e Izraelit reagoi me sulme të mëtejshme nga ajri ndaj objektivave në brezin bregdetar. Ushtria ndërkohë po evakuon vendbanimet hebreje në zonën kufitare duke i transferuar banorët në rajone të tjera në Izrael, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Richard Hecht. Ushtria e shpalli zonë të ndaluar territorin përreth Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave të qeverisë së Izraelit deri tani janë vrarë mbi 600 vetë. Ndërsa mediat flasin për të paktën 700 të vrarë. Nga pala palestineze në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së atjeshme të Shëndetësisë janë vrarë të paktën 410 vetë. Numri i të plagosurve nga të dyja palët arrin në mijëra.

"Berlini është në anën e Izraelit"

Tronditje, shok dhe indinjatë: Terrori kundër Izraelit ka vënë në lëvizje shumë njerëz në Gjermani. Rreth 2000 vetë, sipas të dhënave të policisë, u mblodhën në shenjë solidarizimi  përpara Portës së Brandeburgut në Berlin duke valëvitur flamujt e Izraelit.

"Berlini është në anën e Izraelit", thotë Kai Wegner (CDU), kryebashkiaku dhe kreu i qeverisë së kreqytetit. Të gjithë referntët në manifestim theksojnë të drejtën e Izraelit, për t'u mbrojtur ushtarakisht në sfondin e terrorit.

"Nuk ka spirale dhune, por vetëm një sulm të terroristëve Hamas ndaj civilëve të Izraelit", thekson presidenti i Shoqatës Gjermano-Izraelite (DIG), Volker Beck.

Izraeli do të "duhet të garantojë, që Hamasi të mos jetë më në gjendje të kryejë përsëri krime të tilla".  DIG bashkë me disa organizata hebreje bëri thirrje për manifestimin e solidaritetit.

Manifestime për Izraelin u zhvilluan të dielën edhe në qytete të tjera të Gjermanisë si edhe në Këln. Në Hanover dhe Vyrcburg janë planiifkuar manifestime për të hënën. Në Berlin u ndriçua me flamurin e Izraelit në shenjë solidarizimi Porta e Brandenbrugut.

Të dielën kryetarët e tri partive të koalicionit qeverisës, socialdemokrate (SPD), ekologjiste (Të Gjelbërit) dhe liberal-demokrate (FDP) si rrallëherë në këtë formë përmes një deklarate unanime shprehën solidaritetin e tyre me vendin e sulmuar. "Siguria e shtetit të Izraelit është detyrim dhe interes prioritar i shtetit gjerman." Ata "janë partnerët dhe miqtë tanë (…) të lidhur edhe në një bashkësi të vlerave demokratike".

"Barbar", thotë kancelari.

Ngjashëm u shpreh kancelari Olaf Scholz, i cili pasdite (08.10.2023) foli para gazetarëve përpara selisë së kancelarit. Ai vuri në dukje gjithashtu, se është vendosur flamuri i Izraelit edhe përpara Budnestagut dhe Presidencës.

"Siguria e Izraelit është interes prioritar i shtetit gjerman. Kjo vlen pikërisht edhe në këto orë të vështira. E konform kësaj edhe do të veprojmë", tha Scholz. Ai i quajti "barbare" sulmet e Hamasit. Dhe iu drejtua të gjithë njerëzve në Izrael: "Gjermania është në anën tuaj."

Njëkohësisht Scholz shpjegoi, se ka biseduar ndërkohë me disa kryeministra perëndimorë dhe do të telefonojë edhe me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi. Duhet të "paralndalohet përshkallëzimi me pasoja të pakontrollueshme" për të gjithë rajonin.

Një ditë më parë u prononcua edhe ministrja e Jashtme Annalena Baerbock duke e dënuar "terrorin perfid dhe të neveritshëm" sikurse u shpreh ajo. Izraeli ka solidaritetin tonë të plotë dhe të garantuar nga e drejta ndërkombëtare që të mbrohet kundër terrorit", theksoi Baerbock./ DW

konflikti izrael-palestine olaf scholz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj