Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka thënë të mërkurën se ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës duhet të sqarohen dhe se gjendja duhet të qetësohet.
“Situata aktuale nuk është e qëndrueshme për njerëzit në veri të Kosovës, e as për njerëzit në Serbi dhe Kosovë në përgjithësi”, tha Konrad për gazetën Blic të mërkurën.
Ajo tha se është e rëndësishme të krijohen kushte për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe zbatimin e dy marrëveshjeve të arritura këtë vit në Bruksel dhe Ohër.
Konrad, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në komunat e Kosovës me shumicë serbe dhe kthimin e përfaqësuesve politikë të serbëve në institucionet e Kosovës.
Pas sulmit kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vranë një polic dhe tre sulmues, nga Bashkimi Evropian (BE) u dërguan sinjale se masat ndaj Serbisë janë të mundshme, nëse vërtetohet se ajo ka lidhje me këtë sulm.
Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.
Më 2 tetor, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Brukseli është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur dhe se, në bazë të asaj, vendet anëtare do të marrin vendime, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme kundër Serbisë.
Masa ndaj Serbisë kërkuan në të njëjtën ditë kryeministrat e Kroacisë dhe Shqipërisë, Andrej Plenkoviq dhe Edi Rama.
Paraprakisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ia ka përmendur një mundësi të tillë në një bisedë telefonike./REL
SHBA-Inxhinierët gjetën mbetjet e trupave të viktimave dhe mbeturinat nga nëndetësja "Titan" që shpërtheu në qershor g...
foto ilustruese GAZA- Ministria palestineze e Shëndetësisë ka lajmëruar se numri i të vrarëve në Gaza është rr...
policia izraelite IZRAEL-Policia kufitare e Izraelit i ka vrarë dy palestinezë në lindjen e aneksuar të Jerusalemit, pasi ata kishin he...
Betzalel Taljah IZRAEL- Ushtari izraelit, Betzalel Taljah u kthye në komunitetin ‘kibbutz’ ku jetonte nëna e tij 63-vjeçare. K...
opozita serbe SERBI- Një pjesë e përfaqësuesve të opozitës në Serbi i kanë shkruar një letër Përfaq&...
jens stoltenberg BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e rritjes së prezenc&eum...
Jeff Hovenier KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, janë pajisur me shtatë dronë të dhuruar nga Ambasada e Shte...
foto ilustruese GAZA-Spitalet në Gaza janë të mbingarkuar dhe po përjetojnë mungesë të barnave, furnizimeve mjekëso...
foto ilustruese BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel do të fillojë takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anët...
aleksander vucic dhe stuart musch SERBI- Presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me komandantin e Komand&...