LIVE UPDATES
Bota

Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi, larg nga Rusia dhe Kina

Me kë do të bëjë tregti Gjermania? Në botë nuk ka kaq shumë ekonomi demokratike tregu. Larg nga Rusia dhe Kina: Duke kërkuar partnerë të rinj biznesi, Gjermania dëshiron të dalë nga varësitë e rrezikshme ekonomike.

14 Nëntor 2022, 08:18 Nga A.B

Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi, larg nga Rusia dhe

Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh kancelari gjerman Olaf Scholz. „Dëshiroj që ta hedhim vështrimin në Azinë tjetër, në Afrikë dhe Amerikën e Jugut për investime, për importe dhe eksporte", thotë Olaf Scholz shpesh.

Në "Azinë tjetër" bën pjesë edhe Vietnami dhe Singapori, dy vende që kancelari do t`i vizitojë, përpara se të marrë pjesë në samitin G20 të vendeve më të mëdha të industrializuara dhe atyre në ekspansion në Indonezi (15/16 nëntor). Në bord do të jetë edhe një delegacion me sipërmarrës gjermanë. Në Singapor Scholz mban një fjalim në konferencën Azi-Paqësor të biznesit gjerman, në të cilën do të jetë edhe ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.

Udhëtimi dhe veçanërisht pjesëmarrja në konferencën Azi-Paqësor janë një sinjal për diversifikimin e dëshiruar ekonomik, që synon pavarësi më të madhe nga Kina, njofton zyra e kancelarit. Largimi nga rutina fsheh gjithmonë rreziqe për firmat. Nga Ministria e Ekonomisë mësohet, se për investimet do të ketë garanci të favorshme shtetërore, me anë të të cilave kompanitë mund të sigurojnë bizneset e reja. Ndërsa garancitë për vendet si Kina do të reduktohen.

Marrëdhëniet ekonomike me Singaporin janë forcuar gjatë pandemisë së koronës. Kompani të shumta gjermane u zhvendosën në Singapor për shkak të rregullave kufizuese të COVID-it dhe situatës politike në Hong Kong. Më shumë se 2000 firma gjermane janë të regjistruara aktualisht atje. Ky vend me teknologji të lartë lëvron gjithashtu dy fonde shtetërore shumëmiliardëshe, që investojnë kryesisht në projekte të qendrueshme, të cilat qeveria gjermane do të donte t`i përfshinte në financimin e tranzicionit energjetik në Gjermani. Kjo do të jetë padyshim një temë e takimit të Olaf Scholz me kryeministrin Lee Hsien Loong.

Strategjia indopacifike e qeverisë gjermane u zhvillua që me Angela Merkelin. Scholz dëshiron tani ta zgjerojë atë në dritën e zhvillimeve në Kinë. Konsultimet e para të përbashkëta qeveritare kancelari i mbajti me Indinë dhe shkoi më parë edhe në Japoni. Edhe presidenti gjerman dhe ministrja e Jashtme kanë qenë në  Azi.

Vietnami si "një fuqi e madhe e mesme në Azinë Juglindore" dhe Singapori si "një aktor i politikës së jashtme, që është i orientuar drejt stabilitetit dhe rregullave dhe me të cilin në këtë aspekt kemi një sërë gjërash të përbashkëta" janë, si të thuash, "përmbyllja" për vitin e parë në detyrë të kancelarit, u tha nga zyra e kancelarit në prag të udhëtimit.

Çfarë ka më rëndësi: vlerat apo interesat?

Por deri në ç'pikë shkojnë ngjashmëritë e theksuara? Deri aty sa të përmbushin kriteret për bashkëpunim ndërkombëtar, për të cilat është rënë dakord mes socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe liberaldemokratëve (FDP) në marrëveshjen e tyre të koalicionit? Hallkat e tregtisë dhe furnizimit sot janë të ngarkuara politikisht. Sidomos të Gjelbrit dëshirojnë një politikë të jashtme dhe tregtare të bazuar në vlera. Aspektet etike dhe morale janë shumë të rëndësishme për to, veçanërisht respektimi i të drejtave të njeriut.

Për ministren e Jashtme Annalena Baerbock kjo është aq e rëndësishme, saqë ajo ia kujtoi këtë publikisht kancelarit, përpara se ai të udhëtonte për në Kinë. Në SPD kjo gjë shkaktoi një stuhi indinjate. Kancelari nuk duhet t'i lejojë vetes që t'i japin mësime, u tha. Për socialdemokratët gjithsesi linja e të Gjelbërve është pak e huaj. Martin Schulz, shef i fondacionit Friedrich-Ebert i afërt me partinë, e kishte akuzuar më parë Baerbock-un se nuk mund të bëhet politikë e jashtme "vetëm duke bërë moral me gishtin lart", por se duhet "të orientohemi edhe nga domosdoshmëritë pragmatike".

E tillë është edhe linja e kancelarit. Olaf Scholz ka theksuar vazhdimisht muajt e fundit, se në një botë gjithnjë e më shumë multipolare nuk mund të mbështetet vetëm tek ata, që kanë të njëjtat pikëpamje politike. Ai përfaqëson një politikë të jashtme të bazuar në interes, që mat vendimet sipas suksesit të tyre të mundshëm ekonomik ose strategjik.

Ka shumë vende, që nuk janë demokraci dhe shtete të së drejtës, tha Scholz së fundmi në një event partiak të SPD. Por vetëm ky nuk është kriter përjashtimi për të, nëse dy pika të tjera të rëndësishme qëndrojnë. Është shumë e rëndësishme "që nuk duhet pasur shumë frikë, nëse kemi mendim tjetër nga ai i qeverisë". Duhet vlerësuar që në fillim sundimi i ligjit "duhet të jemi të sigurtë, që qeveria nuk persekuton tjetrin".

Kriteri i dytë është "të mos jetë agresiv ndaj fqinjëve, të mos ndjekë koncepte revanshiste”. Bazuar në këto dy kritere, "do të ketë shumë me të cilët mund dhe duhet të punojmë”, tha Scholz. Demokracia duhet "të fitohet nga vetë popujt e botës”, nuk bëhet fjalë për "konceptin e një regime change”. Çfarë do të thotë Scholz me këtë: Nuk bëhet fjalë për riedukim, por që të gjithë të bien dakord, sa më mirë që të jetë e mundur me njeri-tjetrin.

Bërja e biznesit vetëm me miqtë vetëm "të  varfëron"

Politologu Heribert Dieter nga Fondacioni Shkenca dhe Politika mendon se kjo është e drejtë. "Nëse i shërben interesave tona ekonomike, atëherë duhet të mbajmë marrëdhënie ekonomike edhe me vendet problematike”, thotë profesori në bisedë me DW. Ideja e përqendrimit vetëm në ekonomitë e tregut, që janë miqësore dhe demokratike, është "shumë popullore për momentin, por është rrugë e gabuar”.

Kjo të bën "më të varfër, sepse ne heqim pjesërisht dorë nga përfitimet e ndarjes ndërkombëtare të punës". Përveç kësaj u heq partnerëve të mundshëm mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm dhe i shtyn ata në krahët e Kinës dhe Rusisë. "Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me shumë vende aziatike, afrikane dhe të Amerikës Latine, për kinezët në plan të parë është biznesi. Dhe nëse ne e vemë theksin shumë tek vlerat, atëherë është e qartë se kush do ta bëjë biznesin”, thotë Dieter.

Biznese të suksesshme falë marrëveshjes së tregtisë së lirë

As Singapori nuk është një demokraci në kuptimin perëndimor, por qeveriset në mënyrë autokratike. Vendi është i qendrueshëm dhe e vlerëson respektimin e rregullave dhe së fundmi ka forcuar të drejtat e homoseksualëve, për shembull. Falë një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian tanimë ekzistojnë lidhje të ngushta ekonomike me Gjermaninë. Vëllimi i tregtisë dypalëshe në 2021 u rrit në 11.4 miliardë euro.

Edhe me Vietnamin socialist Gjermania ka marrëdhënie të mira ekonomike, të cilat bazohen në lidhjet historike në kohën e ndarjes së Gjermanive. Në atë kohë shumë vietnamezë jetonin në RDGJ (ish-Republika Demokratike e Gjermanisë). Në Vietnam mësohet shumë gjuha gjermane, madje ekziston edhe një universitet gjermano-vietnamez.

Rrëmbimet e turbullojnë kuadrin

Gjatë pandemisë së koronës, Vietnami i dhuroi bujarisht maska ​​​​Gjermanisë. Qeveria gjermane iu përgjigj dhe Vietnami mori një nga donacionet më të mëdha të vaksinave nga Gjermania, me mbi dhjetë milionë doza.  Vietnami është "një partner i fuqishëm ekonomik dhe me të cilin ia vlen të eksplorohen forma të mëtejshme bashkëpunimi", thuhet në qarqet e qeverisë gjermane.

Por edhe Vietnami nuk është një ekonomi tregu dhe as një shtet ligjor në kuptimin perëndimor, dhe as marrëdhënia me Gjermaninë nuk është e patrazuar. Një vietnamez, i cili duhet të jetë përfshirë në rrëmbimin e një bashkatdhetari me porosi të shërbimit sekret vietnamez, ndodhet aktualisht në gjyq në Berlin. Ish-menaxheri kishte kërkuar azil politik në Gjermani. Në 2017 ai u sulmua në Berlin dhe u tërhoq zvarrë në një furgon me të dashurën e tij. Ai u dërgua në Vietnam përmes Pragës dhe u dënua atje dy herë me burgim të përjetshëm.

Vietnami është i nevojshëm - edhe kundër Rusisë

Më pas qeveria gjermane dëboi një diplomat dhe përfaqësuesin zyrtar të shërbimit sekret vietnamez në Gjermani dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të të rrëmbyerit. Kjo nuk funksionoi, por protestat nga Berlini me sa duket bënë që burri të mos dënohej me vdekje.

Nëse për fatin e biznesmenit do të diskutohet sërish në Hanoi, nuk dihet. Nga ana tjetër ajo, për të cilën kancelari gjerman me siguri dëshiron të flasë, është pozicionimi i Vietnamit ndaj luftës ruse kundër Ukrainës. Në  votimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Vietnami deri tani gjithmonë ka abstenuar. Tani do të kërkohet një pozicionim i qartë, thuhet nga zyra e kancelarit. Këtu bën pjesë edhe një qëndrim i qartë lidhur me përdorimin e armëve bërthamore./DW

kina rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit