LIVE UPDATES
Bota

Gjermania kërkon garanci nga SHBA-ja përpara se të dërgojë raketat Patriot në Ukrainë

Disa vende, si Norvegjia, Suedia dhe Holanda, kanë shprehur gatishmëri të paguajnë për sistemet Patriot, por Pistorius tha se ende nuk është vendosur se cili vend do t’ia japë këto sisteme Ukrainës.

23 Korrik 2025, 14:46 Nga N.F
Gjermania kërkon garanci nga SHBA-ja përpara se të
Boris Pistorius

GJERMANI- Gjermania ka nevojë për garanci të forta nga SHBA-ja se do të marrë shpejt sisteme të tjera raketore Patriot si zëvendësim, nëse ajo dërgon dy nga njësitë e saj në Ukrainë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Duke folur për revistën gjermane Der Spiegel, ai tha se vendet evropiane anëtare të NATO-s kanë nevojë për garanci “të hekurta” që çdo sistem amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot, i dërguar në Ukrainë, do të zëvendësohet brenda një periudhe prej gjashtë deri në tetë muajsh.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të ditur se ka arritur një marrëveshje me shefin e NATO-s, Mark Rutte, që vendet evropiane të aleancës të furnizohen me armë amerikane - sidomos me sistemet raketore Patriot - për ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Ky veprim shënoi një kthesë në qëndrimin e Trumpit, i cili tha se është gjithnjë e më i pakënaqur me presidentin rus, Vladimir Putin, që po pengon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Gjermania është ofruar me financimin e dy sistemeve Patriot, ndërsa disa aleatë të tjerë të NATO-s janë shprehur të gatshëm të paguajnë për tri të tjera.

Por, shqetësimet janë rritur, pasi Uashingtoni do që aleatët evropianë fillimisht t’i dërgojnë sistemet Patriot nga rezervat e tyre në Ukrainë dhe më pas të presin që ato të zëvendësohen nga Shtetet e Bashkuara.

Pistorius i tha revistës Der Spiegel se është e rëndësishme që “vendet që po i transferojnë sistemet, të mund t’i përmbushin detyrimet e tyre ndaj NATO-s dhe të mos krijohen boshllëqe sigurie për aleancën”.

Disa vende, si Norvegjia, Suedia dhe Holanda, kanë shprehur gatishmëri të paguajnë për sistemet Patriot, por Pistorius tha se ende nuk është vendosur se cili vend do t’ia japë këto sisteme Ukrainës.

Duke folur më vonë në një konferencë për media në Berlin, ai tha se po vazhdojnë bisedimet për çështjen se “cilat vende në Evropë dhe më gjerë kanë aktualisht sisteme Patriot dhe sa prej tyre janë të gatshme t’i dorëzojnë”.

“Ka para për këto sisteme Patriot. Tani vetëm na duhen ato”, tha Pistorius.

Gjermania ka pasur 12 sisteme Patriot, por tashmë ka dërguar 3 prej tyre në Ukrainë dhe 2 në Poloni. Një sistem tjetër përdoret vetëm për trajnime, kështu që tani i ka vetëm 6 sisteme aktive në dispozicion./ REL

gjermani shba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj