LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Numri i të djathtëve i njëjtë, AfD po forcohet

Në Gjermani sipas sondazheve nuk është shtuar numri i djathtistëve ekstremistë dhe djathtistëve, ai ka mbetur saktësisht në nivelin e vitit 2016.

2 Tetor 2023, 08:09 Nga r.ll

GJERMANI- Hulumtimi i opinionit publik tregon qartë se shoqëria gjermane është në një gjendje shqetësimi të madh: 81 për qind e qytetarëve janë aktualisht të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Vetëm 14 për qind kanë besim se gjithçka do të jetë mirë. Vlera të krahasueshme janë matur vetëm ndërmjet viteve 2003 dhe 2005 gjatë fazës së papunësisë së lartë. Ishte gjatë mandatit të dytë të kancelarit Gerhard Schröder (SPD), kur koalicioni i socialdemokratëve dhe të gjelbërve ishte në pushtet.

Këto janë rezultatet e sondazhit shtesë të opinionit publik Deutschlandtrend të kryer nga Infratest dimap me kërkesë të WDR - ku shikohen më hollësisht edhe qëndrimet pse po rritet mbështetja e Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Numri i djathtistëve i njëjti si në vitin 2016

Në Gjermani sipas sondazheve nuk është shtuar numri i djathtistëve ekstremistë dhe djathtistëve, ai ka mbetur saktësisht në nivelin e vitit 2016.

Për të matur qëndrimet personale politike, të anketuarve iu drejtuan gjashtë pyetje standarde të njohura shkencërisht, për shembull, për qëndrimin ndaj diktaturës, nacionalsocializmit ose ksenofobisë. Pyetjet dhe vlerësimet janë identike me vitin 2016.

Sipas këtij studimi, 22 për qind e të anketuarve mund të klasifikohen si të djathtë - 8 për qind si ekstremistë të krahut të djathtë (9 për qind në 2016), dhe 14 për qind të tjerë si të djathtë ekstremë (13 për qind në 2016).

Nga ana tjetër, 55 për qind e të anketuarve kanë hedhur poshtë plotësisht këto ide, që është 3 për qind më shumë se në vitin 2016.

AfD mbledh shumë djathtistë

Edhe pse madhësia e krahut të djathtë në Gjermani nuk ka ndryshuar, AfD mbledh njerëzit me pikëpamje të tilla shumë më tepër se sa më parë. Në mesin e mbështetësve të kësaj partie, 27 për qind mund të klasifikohen si ekstremistë të djathtë dhe 25 për qind të tjerë si ekstremistë të djathtë.

Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2016. Numri i mbështetësve të AfD-së në Gjermani u rrit nga 12 në 22 për qind në të njëjtën periudhë - sipas shifrave të sondazhit të rregullt të Deutschlandtrend.

AfD mbledh tani rreth vete një numër të madh të elektoratin me botëkuptime të djathta.

Perceptimet e zgjedhësve të AfD

Mbështetësit e AfD kanë një perceptim krejtësisht të ndryshëm për qëllimet politike të partisë sesa shumica e popullsisë.

Pothuajse tre të katërtat e të gjithë qytetarëve të anketuar për të drejtën e votës në Gjermani e konsiderojnë AfD-në një parti ekstremiste të krahut të djathtë. Por zgjedhësit e AfD mendojnë ndryshe – vetëm 18 për qind e elektoratit të AfD-së e konsideron këtë parti si ekstremiste.

Rreth 80 për qind e mbështetësve të AfD thonë se "atyre nuk u intereson që AfD konsiderohet zyrtarisht pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, për sa kohë që merret me çështjet e duhura".

Ndaj AfD është aktualisht e vetmja parti që shfrytëzon maksimalisht potencialin e saj të votuesve. Sipas sondazheve të fundit, 24 për qind e gjermanëve në thelb mund të imagjinojnë të votojnë për AfD në të ardhmen. Sipas sondazheve të Deutschlandtrend, aktualisht 22 për qind e gjermanëve me të drejtë vote thonë se po të mbaheshin zgjedhjet tani, do të votonin për AfD.

Sa për krahasim: Partitë e Unionit CDU/CSU kanë potencialin më të madh të votuesve potencialë - 52 për qind. Por vetëm 28 për qind e tyre do të votonin këtë parti po të mbaheshin zgjedhjet tani.

Interesante është po ashtu që më shumë se gjysma e mbështetësve të AfD (55 për qind) mund të imagjinojnë se do të votojnë për një parti tjetër në zgjedhjet për Bundestag në të ardhmen. Kjo përqindje është pak më e lartë në Perëndim sesa në Lindje. Lidhja me AfD-në është më e fortë atje.

Ky studim tregon edhe një herë dallimet strukturore në publikun e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Nuk është vetëm sjellja e votimit që ndryshon. Sipas hulumtimit, AfD është aktualisht subjekti më i fortë në disa lande lindore. Rrjedhimisht, pikëpamjet e krahut të djathtë janë më të përhapura sesa në Perëndim. Dymbëdhjetë për qind e të anketuarve në Lindje mund të klasifikohen si ekstremistë të krahut të djathtë (shtatë në Perëndim), dhe 20 për qind të tjerë si dukshëm të krahut të djathtë (13 në Perëndim).

Politika e azilit dhe liria e shprehjes

Motivi vendimtar i votuesve të AfD-së është shqetësimi dhe pakënaqësia me zhvillimet kryesore sociale, veçanërisht imigrimi i shtuar i refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Një qëndrim kritik ndaj kësaj teme mbizotëron edhe në popullatën gjermane në tërësi, por ai shprehet veçanërisht si një motiv politik qendror në mesin e mbështetësve të AfD.

Një total prej 67 për qind e të gjithë qytetarëve të anketuar me të drejtë vote nuk janë aktualisht në favor të pranimit të emigrantëve - në mesin e votuesve të AfD kjo përqindje shkon deri në 95 për qind.

Pa marrë parasysh situatën aktuale, 48 për qind e të gjithë të anketuarve ndajnë shqetësimin se "shumë të huaj po vijnë në Gjermani". Ndërsa mes mbështetësve të AfD-së kjo është 85 për qind.

Dy të tretat e të gjithë të anketuarve (67 për qind) kanë perceptimin se një person "është i izoluar sot nëse shpreh mendimin e tij për tema të caktuara". Midis mbështetësve të AfD-së kjo shifër shkon deri në 96 për qind.

Situata është e ngjashme me frikën se krimi "do të rritet ndjeshëm në të ardhmen”. Këtë shqetësim e shprehin 65 për qind e të gjithë të anketuarve dhe shumë më tepër, 96 për qind e atyre që duan të votojnë për AfD-në.

AfD dhe çështjet sociale

Hulumtimet tregojnë: Shkaku i fuqisë së AfD-së nuk është, siç supozohet shpesh, përhapja e pikëpamjeve të krahut të djathtë apo ekstremist të krahut të djathtë.

Për më tepër, analiza tregon qartë dy zhvillime: nga njëra anë, AfD po mbledh gjithnjë e më shumë rreth vetes mjedisin tashmë ekzistues të krahut të djathtë. Por: gjysma e elektoratit të AfD-së nuk mund të klasifikohet si i djathtë. Kjo pjesë e mbështetësve të AfD-së mbetet e hapur për partitë e tjera politike.

Por edhe më e rëndësishme është që AfD po merret me sukses me çështje që shqetësojnë shumicë e madhe të popullsisë - dhe për të cilat shumë njerëz me sa duket gjejnë shumë pak mirëkuptim në partitë e tjera.

Autori i tekstit është Jörg Schönenborn. Që nga viti 2019, ai është drejtor i programit WDR, shtëpisë më të madhe mediatike në kuadër të ARD. Schönenborn analizon rregullisht rezultatet e zgjedhjeve gjermane dhe drejton një program përkatës në Programin e Parë të televizionit gjerman./DW

zgjedhje ne gjermani

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete