LIVE UPDATES
Bota

Dorëheqje masive kryebashkiakësh, Serbia drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

I pyetur nëse do të jetë bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiç është përgjigjur se kjo do të ishte nder dhe kënaqësi për të.

2 Tetor 2023, 07:55 Nga a.l
Dorëheqje masive kryebashkiakësh, Serbia drejt zgjedhjeve të
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Një varg dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anembanë Serbisë të çon në konstatimin se Serbia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe rajonale. Sipas vlerësimeve aktuale, zgjedhjet mund të mbahen më 17 dhjetor, e përveç dorëheqjes së kryetarëve të komunave, pritet të japë dorëheqje edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Kjo është një lloj përgjigje ndaj një pjese të opozitës që i ka kërkuar zgjedhje të reja presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Siç ka deklaruar edhe vetë presidenti i Serbisë, “do të jenë së bashku zgjedhjet parlamentare e lokale, si dhe ato për qytetin e Beogradit dhe disa komunave”. I pyetur nëse do të jetë bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiç është përgjigjur se kjo do të ishte nder dhe kënaqësi për të.

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Zgjedhjet e jashtëzakonshme zakonisht thirren për zgjidhjen e ndonjë krize politike, por bashkëbiseduesit e DW paralajmërojnë se as me këto zgjedhje nuk do të zgjidhet asgjë në Serbi. Siç tha për DW, Zoran Gavriloviç, nga Byroja e Kërkimeve Sociale (BIRODI), “ky hap tregon se ne kemi një sistem zgjedhor që është në funksion të një partie dhe një personi”.

“Ky në fakt është një keqpërdorim i zgjedhjeve, ku në vend që të zgjedhim kandidatët më të mirë, do të kemi zgjedhje në të gjitha nivelet, ku zgjedhja do të bëhet me aklamacion mes mbështetjes dhe refuzimit të pushtetit personal të Aleksandar Vuçiçit”, vlerëson Gavriloviç.

Kosova dhe opozita e papërgatitur

Nëse opozita i shihte zgjedhjet si një lloj strategjie për dalje nga kriza, pas dështimit praktik të protestave në rrugë në të gjithë Serbinë, nuk është saktësisht e qartë pse partia në pushtet dëshiron me kaq shpejtësi të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme. Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Çedomir Çupiç, beson se “disa ngjarje janë përshpejtuar,mbi të gjitha në Kosovë. Por Vuçiq ndoshta po llogarit edhe me papërgatitjen e opozitës për zgjedhje”. Vetë opozita ende nuk ka hartuar ndonjë strategji apo taktikë për zgjedhjet dhe supozohet se në një hark kohor kaq të shkurtër nuk do të mund ta bëjë këtë siç duhet”, tha Çupiç për DW.

Është e qartë se pas rritjes së paralajmëruar të çmimeve, gjendja ekonomike në kohën kur është dashur të mbahen zgjedhjet nuk do të jetë e njëjtë si në fund të këtij viti, vëren Zoran Gavriloviq.”Ka frikë edhe brenda qeverisë se disponimi do të ndryshojë gjithnjë e më shumë edhe pas ngjarjeve tragjike në Kosovë.  Por, përkundër kësaj, ne ende kemi një qeveri që lë pas institucionet e shkatërruara dhe shtetin e rrënuar ligjor. Prandaj mendoj se këto do të jenë zgjedhje që nuk do të zgjidhin asgjë dhe se kriza që kemi do të vazhdojë”, paralajmëron Gavriloviç.

Zgjedhjet në kushte të njëjta si më parë

Një nga kërkesat e opozitës është edhe ndarja e zgjedhjeve në nivele të ndryshme, për të ulur sa më shumë ndikimin e vetë Vuçiçit si bartës i listës së SNS-së në zgjedhje. Kjo kërkesë i referohej fillimisht një date të veçantë për zgjedhjet në Beograd, i cili aktualisht shihet si vendi ku opozita ka shanset më të mira për rezultatin më të mirë në Serbi. Mirëpo, të paktën tani për tani, këmbëngulja e opozitës nuk do të rezultojë me sukses.

Edhe opozita kishte qëndrime krejtësisht të ndryshme për këtë – disa ishin për të shkuar në zgjedhje me çdo kusht, të tjerët jo, thotë Çedomir Çupiç.

“Padyshim që i shkon për shtat partisë në pushtet që të gjitha zgjedhjet të mbahen në të njëjtën kohë, sepse kjo lë më shumë hapësirë ​​për manipulime të ndryshme. Gjithçka tregon gjendjen e demokracisë në Serbi. Opozita ndoshta do të mund të bënte diçka më shumë për ndarjen e zgjedhjeve, ose për kushtet e zgjedhjeve, nëse do të ishte më e unike dhe sikur të kishte një pikëpamje të përbashkët për zgjedhjet”, beson profesori Çupiç.

Ndërsa Zoran Gavriloviq thekson se “së pari, nuk është e qartë pse opozita kërkoi zgjedhje”. Nuk besoj se Vuçiq do të heqë dorë nga privilegji për të vendosur emrin e tij kundër opozitës. Është humbur edhe mundësia për të shndërruar energjinë e protestës në diçka që do të jetë të paktën një lloj ndryshimi në sferën mediatike, e cila është e rëndësishme jo vetëm për procesin zgjedhor. Tani opozita ka kërkuar zgjedhje, Vuçiç është përgjigjur se do t’ua plotësojë këtë kërkesë, por kushtet zgjedhore nuk do të ndryshojnë. Prandaj ne tani po nxitojmë në një krizë të re”, vëren Gavriloviç.

Sundimi i kalkulimeve të vogla

Nga ana tjetër, tema e kushteve zgjedhore pothuajse është zhdukur nga debati publik dhe me sa shihet, as opozita nuk insiston shumë për zgjidhjen e këtij problemi. Për profesor Çupiçin, “kjo tashmë tregon mjaft se si do të dukeshin zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pra, ne po hyjmë në një lojë politike në të cilën përfundimi do të jetë që dikush të hyjë në parlament, por sa i përket jetës së përgjithshme politike në Serbi, asgjë nuk do të ndryshojë. Ka shumë kalkulime të vogla për të ndryshuar rrënjësisht diçka”, thekson Çupić.

Mendoj se në fund opozita u tremb nga numri i vogël i protestuesve, thotë Zoran Gavriloviç dhe shton se “pret që Bashkimi Evropian të ndërhyjë”.

“Nëse shikojmë se çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës, është dëshmi e qartë se institucionet nuk po e bëjnë punën e tyre. Është një problem serioz që disi shkon përtej kufijve të Serbisë dhe zgjedhjet si kjo në këto kushte në fakt vetëm sa e zgjasin krizën e thellë në të cilën gjendet Serbia”, përfundon Zoran Gavriloviç./DW

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete