Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mijëra vetë që brohorisnin mbushën rrugët për funeralin e tyre, duke i mbajtur trupat e tyre lart ndërsa militantë të maskuar hapën zjarr në ajër. Forcat sekrete izraelite hynë fshehurazi në kampin Faraa pranë qytetit verior të Tubas të premten në mëngjes dhe vendosën snajpera mbi ndërtesa, thanë banorët.
GAZA- Forcat izraelite sulmuan një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar Perëndimor të premten me synimin për të arrestuar militantë të dyshuar palestinezë dhe shkëmbyen zjarr me persona të armatosur. Gjashtë palestinezë u vranë, thanë zyrtarët e shëndetësisës. Midis të vdekurve ishte një 14-vjeçar dhe një komandant lokal i Brigadës së Martirëve Al Aksa, një degë e armatosur e partisë nacionaliste Fatah, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Mijëra vetë që brohorisnin mbushën rrugët për funeralin e tyre, duke i mbajtur trupat e tyre lart ndërsa militantë të maskuar hapën zjarr në ajër. Forcat sekrete izraelite hynë fshehurazi në kampin Faraa pranë qytetit verior të Tubas të premten në mëngjes dhe vendosën snajpera mbi ndërtesa, thanë banorët.
Ata thanë se ushtarët izraelitë shkëmbyen të shtëna me armë me militantë palestinezë dhe se djem të rinj po godisnin me gurë automjetet e blinduara dhe u vinin flakën gomave në rrugë. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi operacionin, i cili pason një rritje dramatike të sulmeve vdekjeprurëse ushtarake dhe kufizimeve ndaj banorëve palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor që kur filloi lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas Kombeve të Bashkuara, dhuna kundër palestinezëve nga kolonët izraelitë në territor ka arritur gjithashtu nivele rekord. Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se forcat izraelite kanë vrarë 267 palestinezë në Bregun Perëndimor që pas sulmi të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, ku humbën jetën 1200 vetë dhe rreth 240 u morën peng.
Shumica e palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor, humbën jetën gjatë këmbimit të zjarrit që ushtria izraelite thotë se filloi gjatë operacioneve për arrestimin e personave të armatosur palestinezë.
Klubi për të Burgosurit Palestinezë, një grup për të drejtat e të ndaluarve palestinezë, njoftoi se forcat izraelite bastisën një numër qytetesh në të gjithë territorin e pushtuar herët të premten, duke arrestuar 32 persona, përfshirë dy në kampin Faraa.
Ushtria izraelite reagon për vdekjen e gazetarit të agjencisë Reuters
Po të premten, ushtria izraelite reagoi lidhur me një hetim për vdekjen e një gazetari të agjencisë Reuters në Libanin jugor më 13 tetor. Reuters thotë se ushtria tha në një deklaratë, pa përmendur emrin e gazetarit Issam Abdallah, se në momentin e incidentit forcat libaneze të Hezbollahut hapën zjarr nga ana tjetër e kufirit dhe forcat izraelite u kundërpërgjigjën për të mos lejuar hyrjen e Hezbollahut në Izrael.
Sipas agjencisë Reuters, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se ishin "në dijeni të pohimeve se ishin vrarë gazetarë " në terrenin që ishte zonë aktive luftarake dhe se incidenti në shqyrtim.
Luftime të ashpra mes Izraelit dhe Hamasit në qytetet më të mëdha të Gazës
Ndërkohë Izraeli sulmoi militantët e Hamasit në qytetet më të mëdha të Rripit të Gazës të enjten, duke shkaktuar vdekjen e 350 vetëve ndërsa mijëra civilë palestinezë po përpiqeshin të gjenin strehim për t'i shpëtuar shkatërrimeve të luftës. Shumë banorë të zhvendosur të Gazës u grumbulluan në Rafah në kufirin jugor me Egjiptin, ku Izraeli u kishte thënë palestinezëve të shkonin duke u thënë se atje do të ishin të sigurt.
Por ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi njoftoi për të paktën 37 të vdekur në sulmet ajrore izraelite gjatë natës. Ushtria izraelite të enjten akuzoi militantët se kishin hedhur raketa nga pika pranë zonës humanitare. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza. Më shumë se 85% e popullsisë së territorit prej më shumë se 2 milion njerëz janë larguar nga shtëpitë ose strehimet, ndonjëherë më shumë se një herë.
Marrë nga VOA
Foto Ilustruese BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Evropian i kanë futur në listën e terroristëve dy komandantë të Hamasit, pas sulm...
Joe Biden SHBA- Shtëpia e Bardhë dhe republikanët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për t&eu...
Gjermani GJERMANI- Një juri e ekspertëve gjermanë e ka shpallur fjalën “Krisenmodus” (gjendje krize) si fjalën e vitit...
Kuran DANIMARKË- Danimarka miratoi legjislacionin që kriminalizon protestat islamofobike të djegies së Kuranit. Pas një deba...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëron Libanin për pasoja të ngjashme me Gazën nëse gru...
Azerbajxhan SHBA- SHBA mirëpriti një njoftim të enjten nga Armenia dhe Azerbajxhani për lirimin e dy të burgosurve azerbajxhan&eu...
Vladimir Putin RUSI- Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë ka votuar për të caktuar datën për zgjedhjet e ardhshme pres...
Izrael GAZA- Numri i pengjeve që besohet se mbahen në Gaza tani është 137, tha të premten zyra e kryeministrit izraelit. Një...
Issam Abdallah IZRAEL- Ushtria izraelite, duke iu përgjigjur të premten një hetimi të Reuters që përcaktoi se forcat e saj vr...
Tomislav Radovanoviç SERBI- Tomislav Radovanoviç, ish-shefi i Shërbimit për Metodat Speciale të Hetimit të Ministrisë...