LIVE UPDATES
Bota

Gazetari në azil tregon historinë e errët të Kinës: Roli i medias në shoqëri është bërë si ushtria!

Ai tani jeton i vetëm në Tokio, pasi është futur në listën e zezë në vendin e tij. Kalimi i tij nga një personalitet i njohur televiziv, në një gazetar në mërgim, ilustron se si raportimi kritik, dikur i mbështetur nga qeveria, tani është kufizuar nën presidentin Xi Jinping, udhëheqësi më autoritar i Kinës që nga Mao Ce Duni.

21 Tetor 2022, 23:10 Nga DOSJA
Gazetari në azil tregon historinë e errët të Kinës:
Wang Zhian

KINË- Mijëra delegatë janë mbledhur në Pekin këtë javë për të rizgjedhur presidentin Xi si udhëheqës të Partisë Komuniste për një mandat të tretë. Për gazetarin hulumtues kinez, Wang Zhian, udhëheqja e presidentit Xi, karakterizohet nga shtypja e mediave, që funksionojnë si ushtri. Gazetari, i cili jeton në mërgim në Japoni, ka frikë të kthehet në Kinë, për shkak të kritikave ndaj pushtetit komunist. Gazetari Wang, përmes postimeve në rrjetet sociale ka arritur të tërheqë qindra mijëra shikues të etur për raportim ndryshe nga ai që kontrollohet nga pushteti në Pekin.

Gazetari hulumtues Wang Zhi'an dikur raportonte mbi korrupsionin, sekuestrimin e tokës dhe keqpërdorimet mjekësore në Kinë për miliona shikues, në një platformë të fuqishme: transmetuesin shtetëror kinez “CCTV”.

Ai tani jeton i vetëm në Tokio, pasi është futur në listën e zezë në vendin e tij. Kalimi i tij nga një personalitet i njohur televiziv, në një gazetar në mërgim, ilustron se si raportimi kritik, dikur i mbështetur nga qeveria, tani është kufizuar nën presidentin Xi Jinping, udhëheqësi më autoritar i Kinës që nga Mao Ce Duni.

“Roli i medias në shoqëri është bërë si ushtria. Në vend që të hulumtojë partinë, ajo është bërë një mjet që premton besnikëri të pakushtëzuar ndaj partisë komuniste kineze”, thotë gazetari kinez, Wang Zhi’an.

Megjithëse në mërgim, i zhytur në borxhe dhe me vetëm një kompjuter, zoti Wang nuk është dorëzuar. Ai ka huazuar një aparat fotografik nga një mik dhe ka rinisur punën, kësaj radhe në rrjetet sociale “YouTube” dhe Twitter, ndonëse të dyja të ndaluara në Kinë.

Mijëra delegatë janë mbledhur në Pekin këtë javë për të rizgjedhur presidentin Xi si udhëheqës të Partisë Komuniste për një mandat të tretë. Gazetari Wang, nga frika se mund të arrestohet, thotë se nuk do të kthehet në Kinë derisa Presidenti Xi të jetë në pushtet.

Nën drejtimin e Presidentit Xi, gazetarët dikur të guximshëm të Kinës janë heshtur. Krahu i propagandës së Partisë Komuniste ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të agjencive që menaxhojnë gazetat, transmetuesit dhe stacionet radiofonike.

Zoti Wang iu bashkua televizionit kinez më 1998, kur mediat ishin në kulmin e asaj që ai e quan “epokë të artë”.

Gazetaria hulumtuese lulëzoi nën udhëheqjen e atëhershme të presidentit Jiang Zemin, i cili nuk e kishte problem të fliste për Tibetin dhe Tajvanin me gazetarët perëndimorë, dhe kryeministrin reformator Zhu Rongji, i cili luftoi korrupsionin.

Xi Jinping erdhi në pushtet në vitin 2012. Në fillim, zoti Wang kishte pritshmëri të mëdha nga udhëheqja e re.

Ndërsa presidenti Xi konsolidoi pushtetin, shenjat e problemeve filluan të shfaqen në televizionin shtetëror. Kontrollet u forcuan. Një nga një, gazetarët kryesorë u tërhoqën.

Zoti Wang dha dorëheqjen pasi një hulumtim për të cilin punoi me muaj nuk u lejua të transmetohet. Më pas ai udhëhoqi një emision me intervista në internet, që zakonisht kishin dhjetëra miliona shikime. Por në qershor 2019, profilet e Wang në rrjetet sociale u fshinë papritmas, duke e privuar atë nga miliona ndjekës.

Gjatë pandemisë gazetari Wang ishte bllokuar në Japoni dhe kur më në fund u kthye në Kinë, ai e kuptoi se nuk do të ishte në gjendje të punonte më në media. Pas kësaj, ai e bleu një biletën një drejtimëshe për në Japoni.

Tani, ai po mëson gjuhën japoneze dhe ka mësuar se si të bëjë montazhin e videove duke operuar me një buxhet të kufizuar.

“Të qënit i lirë për të raportuar është më e rëndësishme se vështirësitë me të cilat ndeshem. Mund të flas lirshëm për realitetin në shoqërinë kineze. Për mua, është shumë më mirë sesa të qëndrosh në Kinë dhe të bëhesha, ta zëmë, drejtor i marrëdhënieve me publikun me një rrogë të mirë. Nëse duam të ndjekim lirinë, pse të mos përdorim përvojën tonë profesionale për të folur në botën e lirë?”, thotë zoti Wang.

Që kur filloi punën në maj, ai ka tërhequr shumë shikues, duke arritur gati gjysmë milioni ndjekës në “Twitter” dhe 400,000 abonentë në “YouTube”.

Në korrik, ai shpenzoi qindra mijëra dollarë duke punësuar një ekip dhe duke fluturuar për në Ukrainë. Zoti Wang thotë se do të donte ta ndryshonte raportimin rreth luftës në Ukrainë për kinezët, që tani është i mbizotëruar nga dezinformatat ruse.

Marrë nga VOA

wang zhian

Sondazh

Poll
Bota 21 Tetor 2022, 21:59 e.k

Sfidat e Giorgia Melonit

Giorgia Meloni, Silvio Berlusconi, and Matteo Salvini ITALI- Giorgia Meloni, që pranoi mandatin si kryeministrja e ardhshme e Italisë, do t&...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari