Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo është hera e fundit që Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet një forumi të madh ndërkombëtar: qindra udhëheqësve që mblidhen çdo vit për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi i zotit Biden vjen në një moment kyç, thotë përfaqësuesja amerikane në OKB.
SHBA- Të martën Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin e fundit para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në cilësinë e presidentit amerikan. Siç njofton Korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Nju Jorku, Anita Powell, në qendër të fjalimit të Presidentit Biden dhe të takimeveve të tij të tjera në Nju Jork me udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës, do të jetë situata në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i veprimeve të tij në këtë konflikt.
Kjo është hera e fundit që Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet një forumi të madh ndërkombëtar: qindra udhëheqësve që mblidhen çdo vit për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi i zotit Biden vjen në një moment kyç, thotë përfaqësuesja amerikane në OKB.
"E themi çdo vit, por kjo asamble nuk mund të përkonte në një moment më kritik dhe sfidues. Lista e krizave dhe konflikteve që kërkojnë vëmendje dhe veprim duket se po rritet vazhdimisht”, thotë Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në OKB.
Në krye të kësaj liste është situata në Gazë. Në këtë çështje, qëndrimi amerikan nuk është në të njëjtën linjë me pjesën tjetër të asamblesë, e cila javën e kaluar miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që i kërkonte Izraelit t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze brenda 12 muajve të ardhshëm.
Shtetet e Bashkuara ishin në mesin e 14 votave “kundër”, të cilat zonja Thomas-Greenfield thotë se ishin në përputhje me qëndrimin e Uashingtonit kundër “masave të njëanshme që pengojnë perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”.
Analistët presin nga Presidenti Biden të flasë për mbështetjen e tij për Izraelin dhe Ukrainën. Sipas njohësve, këto dy konflikte janë dy sfidat më të mëdha të zotit Biden, ndërsa ai përfundon mandatin e tij.
“Me Lindjen e Mesme dhe shpresat për parandalimin e zgjerimit të konfliktit në një luftë rajonale, të gjithë mund të supozojnë mbi atë se çfarë do të ndodhë”, thotë zoti Kessler.
Një gjë është e qartë: ndërsa konflikti i afrohet kufirit të një viti, rreth 100 persona po vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasi. Shtëpia e Bardhë thotë se kthimi i tyre në shtëpi është përparësia kryesore dhe shtylla e një marrëveshjeje për të ndalur luftimet mes Izraelit dhe grupit militant.
Eksperti Kessler thotë se shumë udhëheqës do ta presin ngrohtë fjalimin e fundit të Presidentit Biden, pasi ai ka shfrytëzuar mandatin e tij për të rindërtuar aleancat dhe për të rivendosur normat globale.
“Ka shumë simpati për të në shumicën e vendeve. Sigurisht, ka disa vende që nuk e pëlqejnë”, thotë zoti Kessler. Presidenti Biden flet në Nju Jork të martën./ VOA
Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin SHBA- Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodymy...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ndaj propozimit të J. D. Vance për përfundimin e luft...
Shqiptarët PRESHEVË- Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënë...
vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskiy RUSI- Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodym...
pamje nga vendngjarja LONDËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku si pasojë ka humbur jetën një 15-vj...
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov RUSIA- Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq koh&eu...
Foto ilustruese LIBAN- Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të ...
Harris dhe Musk SHBA- Themeluesi i “SpaceX” Elon Musk është zotuar se do të çojë këdo që dëshiro...
Foto ilustruese PRAGA- Disa orë pasi tanket sovjetike u futën në Çekosllovaki në gusht të vitit 1968, diktatori komunist i ...
Foto ilustruese AFRIKË- Numri i rasteve të dyshuara të lisë së majmunëve të regjistruar në Afrikë që...