Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po kështu sipas të njëjtit burim, takimi do të shërbejë "për të shënuar përparim të mëtejshëm dhe për të nisur diskutime rreth fazës së ardhshme të një marrëveshjeje të mundshme".
KATAR- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA-s), William Burns si dhe ai i Agjencisë izraelite të Zbulimit (Mossad-it), David Barnea, u takuan të martën në Doha me kryeministrin e Katarit. Takimi kishte si synim hapat e mëtejshëm pas zgjatjes dyditore të afatit të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, tha një burim për agjencisë ‘Reuters’.
Po kështu sipas të njëjtit burim, takimi do të shërbejë "për të shënuar përparim të mëtejshëm dhe për të nisur diskutime rreth fazës së ardhshme të një marrëveshjeje të mundshme".
Rezultati i bisedimeve, ku morën pjesë edhe zyrtarë egjiptianë, mbetet i paqartë, shtoi personi që foli në kushte anonimiteti.
Ndërkohë një zyrtar amerikan, i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti tha se Drejtori i CIA-s William Burns ishte në Doha "për takime lidhur me konfliktin Izrael-Hamas, përfshirë diskutime mbi çështjen e pengjeve". Zyrtari nuk dha detaje të mëtejshme.
Takimi i shefit të CIA-s William Burns dhe kreut të Mossad-it David Barnea me Kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani vjen një ditë pasi Doha njoftoi zgjatjen edhe me dy ditë të marrëveshjes së armëpushimi në Gazë, e cila ishte parashikuar të skadonte të hënën pas katër ditësh. Katari, vend në të cilin qëndrojnë disa udhëheqës politikë të Hamasit, ka udhëhequr negociatat mes grupit militant palestinez dhe Izraelit.
Armëpushimi ka sjellë pauzën e parë në 7 javë luftime në Rripin e Gazës, gjatë së cilës Izraeli kreu bombardime të ashpra ndaj territorit, si përgjigje ndaj sulmit të dhunshëm më 7 tetor, nga grupi i militantëve të Hamasit. Gjatë sulmit u vranë rreth 1200 izraelitë si dhe u morën peng 240 të tjerë. Izraeli thotë se qëllimi i tij është shkatërrimi i Hamasit, që sundon prej shumë vitesh Gazën. Sipas autoriteteve shëndetësore në këtë rajon, si pasojë e bombardimeve izraelite janë vrarë deri më tani më shumë se 15 mijë persona, rreth 40% e të cilëve, fëmijë.
Zoti Barnea dhe zoti Burns vizituan Katarin edhe më 9 nëntor dhe u takuan me kryeministrin e vendit. Gjatë katër ditëve të para të armëpushimit, luftëtarët e Hamasit liruan 50 gra dhe fëmijë izraelitë që ishin marrë peng. Në këmbim, Izraeli liroi nga burgjet e tij 150 palestinezë, të gjithë gra dhe adoleshentë. Në dy ditët e tjera të armëpushimit, Hamasi ka rënë dakord të lirojë çdo ditë 10 gra dhe fëmijë izraelitë. Deri më tani, nuk ka asnjë sinjal se Hamasi është i gatshëm të lirojë ndonjë peng izraelit të seksit mashkull, apo personel ushtarak./VOA
foto ilustruese SHBA-Imazhet nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit kanë ilustruar gjallërisht dhe me dhimbje potencialin e inteligjencës arti...
ministrat e jashtëm BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve p&...
hunter biden SHBA-Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, shfaqi të martën gatishmërinë për të dëshmuar pu...
elon musk GAZË- Miliarderi Elon Musk është ftuar të vizitojë Rripin e Gazës pas vizitës së tij në Izrael t&eum...
foto ilustruese POLONI- Katër persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një aksident në minierën e qymyrit Sobiesk...
david banks SHBA- Një shkollë e mesme e qytetit të Nju Jorkut u vu në qendër të vëmendjes pasi 400 nxënës prot...
foto ilustruese IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmojnë se 12 persona, përfshirë 10 izraelitë dhe dy shtetas t&eu...
foto ilustruese GAZË- Popullsia e Gazës, veçanërisht gratë dhe fëmijët, janë në rrezik të lartë ng...
Rexhep Tajip Erdogan ANKARA- Turqia nuk heq dorë nga qëndrimi se Izraeli është përgjegjës për krime lufte dhe duhet t&e...
foto ilustruese FRANCË- Gjithsej 41 persona janë arrestuar në Francë me dyshimin se ishin të lidhur me një sekt ndërkomb...