LIVE UPDATES
Bota

Freedom House: Refuzimi i Serbisë për të njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

Problemet me Serbinë janë përmendur si ndër pengesat kyçe në rrugën e Kosovës përpara. Sa u përket vendeve të rajonit, Shqipëria dhe Kroacia nuk kanë ndryshuar, po ashtu, pozitë, ndërsa Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë shënuar rënie në rrugën drejt demokratizimit.

11 Prill 2024, 07:45 Nga M.B
Freedom House: Refuzimi i Serbisë për të njohur Kosovën,
Foto ilustruese

KOSOVA- Pavarësisht një viti të turbullt për shoqërinë civile dhe qytetarët e Kosovës, pozita e këtij vendi në rrugën drejt demokratizimit ka mbetur e njëjtë me atë të vitit të kaluar, është thënë në raportin më të ri të organizatës ndërkombëtare, Freedom House për nivelin e demokracisë në disa rajone të Evropës dhe Azisë. Problemet me Serbinë janë përmendur si ndër pengesat kyçe në rrugën e Kosovës përpara. Në vlerësimin për vitin 2023, prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta më të lartin, Kosova vazhdon t’i ketë 3.29 pikë.

Sa u përket vendeve të rajonit, Shqipëria dhe Kroacia nuk kanë ndryshuar, po ashtu, pozitë, ndërsa Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë shënuar rënie në rrugën drejt demokratizimit. Përveç Kroacisë, vendet tjera të Ballkanit janë në listën e vendeve me regjim hibrid të qeverisjes, sipas vlerësimeve të Freedom House, organizatës me seli në Uashington. Megjithatë, Kosova përmendet si vend me regjim hibrid të drejtuar kah demokracia, Serbia kah autokracia, ndërsa Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina si të përziera në të dyja anët. Në pjesën për Kosovën, në raport përmendet se më 2023, mospajtimet me Serbinë kanë hyrë në një fazë të re të përshkallëzimit të tensioneve.

“Protestuesit serbë të Kosovës janë përleshur dhe i kanë plagosur 30 trupa të NATO-s në maj, dhe serbë të armatosur kanë kryer sulm në shtator, në të cilin janë vrarë katër persona, përfshirë një zyrtar policor”, është thënë në raport.

Vlerësimi ka qenë referencë për protestat e majit në tri komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - si shenjë kundërshtimi për hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale, si dhe për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në të cilin është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe në shkëmbim e sipër të zjarrit edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Milan Radoiçiç, i cili besohet se tani është në Serbi, dhe për të ekziston një fletarrestim ndërkombëtar prej Agjencisë Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL). Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi zyrtar i hedh poshtë vazhdimisht akuzat.

“Në shumë vende, por sidomos në ato të Ballkanit Perëndimor, liderët politikë po e shfrytëzojnë fokusin më të madh në sigurinë rajonale si arsyetim për t’i përmbysur institucionet demokratike dhe për t’i shmangur normat demokratike”.

Në raport është përmendur, po ashtu se Qeveria aktuale në Kosovë, e cila e ka nisur udhëheqësinë më 2021, “është përpjekur që ta largojë vendin prej trashëgimisë së konfliktit parlamentar, duke promovuar një agjendë reformash të bazuara në sundim të ligjit”.

“Kryeministri Albin Kurti ka iniciuar proces të ri vettingut për gjyqtarët. Mirëpo, refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës vazhdon të jetë barrierë e madhe për demokratizim. Pavarësisht marrëveshjeve të arritura mes dy qeverive në fillim të vitit 2023, vitin e ka përcjellë jostabiliteti dhe përshkallëzimi i dhunës së nxitur pjesërisht prej lidhjeve jozyrtare të Beogradit me grupet e organizuara kriminale”.

Në shkurt të vitit 2023, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa në mars për një aneks zbatimi. Megjithatë, palët nuk i kanë nënshkruar marrëveshjet dhe kanë bërë pak për zbatimin e tyre. Në raportin e Freedom House është përmendur, gjithashtu, reagimi i partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës ndaj “qasjes së ashpër të Kurtit në negociatat me Beogradin, dhe mungesën e konsultimeve me komunitetin e serbëve të Kosovës”, çka, sipas raportit, “i ka komplikuar përpjekjet e Qeverisë për t’u çliruar prej kësaj sfide afatgjatë”.

Në raportin për vitin 2023, Freedom House ka thënë se Ukraina e ka shënuar përparimin më të madh në procesin e demokratizimit, ndërsa Serbia rënien më të madhe. Prej 3.79 pikëve sa i ka pasur vitin paraprak, Serbia tani është vlerësuar me 3.61 pikë. Rënia, siç është thënë, historike, u është atribuuar përpjekjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të konsoliduar pushtetin.

“Të shtënat masive në maj patën nxitur protesta përgjatë verës, ndaj të cilave Qeveria serbe është përgjigjur me zgjedhje të parakohshme të manipuluara në dhjetor. Për më shumë, udhëheqësia e Vuçiç-it është përshkruar e atillë që e ka ruajtur pushtetin me procese të manipuluara zgjedhore, me dominim në media publike dhe private, përmes njollosjes së anëtarëve të opozitës dhe aktivistëve, si dhe frikësimit të udhëheqësive komunale. Freedom House përmend se më 2023, Maqedonia e Veriut është përballur me kthim të madh mbrapa në fushën e sundimit të ligjit, pasi partitë kanë pasur mospajtime të theksuara për amendamentet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për të shmangur veton e Bullgarisë në rrugën e Shkupit drejt integrimeve evropiane.

Mali i Zi është thënë se ende po mbledh copëzat e veta, pas krizës kushtetuese të vitit 2022, dhe se është përballur me qeverisje komunale jofunksionale dhe të korruptuara në mungesë të stabilitetit në nivel kombëtar. Sa i përket Bosnje-Hercegovinës, Freedom House ka vlerësuar se vlerësimi i shpifjes si vepër penale në Republikën Sërpska qysh prej korrikut të vitit të kaluar, ka rritur presionin mbi gazetarët, në një ambient që veçse ka qenë me trend të rënies, sa i përket gjuhës së urrejtjes dhe sigurisë fizike. Në përgjithësi, Freedom House ka thënë se prej 29 vendeve të analizuara prej Evropës Qendrore e deri te Azia Qendrore, 10 kanë shënuar rënie, ndërsa vetëm pesë kanë shënuar përparim.

Organizata ndërkombëtare e bën vlerësimin për nivelin e demokratizimit të vendeve të këtij rajoni prej vitit 1995 dhe e kategorizon secilin vend në bazë të llojit të regjimit. Për të 20-tin vit me radhë, Freedom House ka regjistruar rënie të nivelit të demokratizimit në rajonin që vëzhgon. Lufta e Rusisë në Ukrainë e nisur në shkurt të vitit 2022 dhe pushtimi që ka kryer regjimi i Azerbajxhanit në rajonin e Nagorno-Karabakut, është thënë të kenë përshpejtuar një renditje të re gjeopolitike.

“Fati i demokracisë evropiane tani varet kryesisht prej gatishmërisë së shteteve demokratike për të adoptuar një qasje më aktive ndaj sigurisë në rajon, sidomos duke e mbështetur Ukrainën”, ka thënë Mike Smeltzer, bashkautor i raportit dhe hulumtues i lartë për Evropën dhe Euroazinë.

“Çdo dështim për t’i dalë zot demokracisë gjatë këtij momenti kritik do ta bëjë më të kushtueshëm kontrollimin e zgjerimit të regjimeve autoritare në të ardhmen, si në rajon ashtu edhe në botë. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të veprojnë tani për të garantuar humbjen e Moskës gjatë pushtimit të Ukrainës, për të mbrojtur institucionet dhe normat demokratike”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

raporti i freedom house

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!