LIVE UPDATES
Bota

Francë/ Sezoni më i mirë turistik këtë vit pavarësisht inflacionit, 7 nga 10 shkuan me pushime

Në korrik dhe gusht, rreth 7 në 10 francezë (67%) shkuan me pushime nga një fundjavë në periudha të zgjatura, sipas një sondazhi të publikuar sot nga Atout France, organi publik që promovon turizmin në vend. 88% e atyre që kanë shkuar me pushime në këto dy muaj, kanë qëndruar në Francë.

29 Gusht 2023, 19:20 Nga m.s
Francë/ Sezoni më i mirë turistik këtë vit
foto ilustruese

Sezoni turistik veror i këtij viti për Francën, destinacioni më i mirë i pushimeve në botë, pritet të jetë pak më i mirë se viti i kaluar, pavarësisht inflacionit dhe çmimeve më të larta të akomodimit, sipas vlerësimeve të qeverisë. Megjithëse numri i vizitorëve ishte pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar në korrik dhe gusht, sezoni turistik, i cili zgjat nga prilli në shtator, besohet të jetë në përgjithësi më i mirë se viti 2022. Kjo për shkak se prenotimet për shtatorin, sipas të dhënave paraprake parashikohen në rritje.

Në korrik dhe gusht, rreth 7 në 10 francezë (67%) shkuan me pushime nga një fundjavë në periudha të zgjatura, sipas një sondazhi të publikuar sot nga Atout France, organi publik që promovon turizmin në vend. 88% e atyre që kanë shkuar me pushime në këto dy muaj, kanë qëndruar në Francë.

Nga ata që nuk shkuan me pushime, 40% përmendën arsyet financiare. Por edhe ata që arritën të “iknin” në det apo mal, për një periudhë të shkurtër ose më të gjatë, u kujdesën të kufizonin shpenzimet e tyre, siç tha ministrja e Turizmit, Olivia Gregoire, në konferencën për shtyp.

Pothuajse 3 në 10 (27%) tha se shpenzonin shuma më të vogla në restorante, ndërsa kohëzgjatja e pushimeve u zvogëlua mesatarisht në 8 ditë, nga 9 që ishte vitin e kaluar. 

Të tjerët preferuan të qëndrojnë në kampingje ose në shtëpi private. Hotelet kryesore, ku norma e dhomave u rrit me 30% në disa zona në krahasim me 2019, panë një rënie prej 2% në prenotimet, tha ministrja, duke kërkuar nga të gjithë të "jenë përgjegjës" për rritjet pasi vitin e ardhshëm Franca do të presë Lojërat Olimpike.

pushime verore france

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin