LIVE UPDATES
Bota

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë, humbin jetën 40 persona

Vala e të nxehtit përfshiu këtë vend që nga java e kaluar, duke çrregulluar jetën e përditshme dhe duke detyruar mbylljen e shkollave dhe anulimin e trenave.

23 Qershor 2026, 15:00 Nga E.d
Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë,
Foto ilustruse

Franca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë - mes 22 dhe 23 qershorit - ndërsa vala e fortë e të nxehtit shkaktoi së paku 40 viktima nga mbytjet që nga 18 qershori, tha kryeministri Sebastien Lecornu.

Vala e të nxehtit përfshiu këtë vend që nga java e kaluar, duke çrregulluar jetën e përditshme dhe duke detyruar mbylljen e shkollave dhe anulimin e trenave.

Lecornu mblodhi ministrat për një takim të ri emergjent të martën, për të trajtuar situatën. 

Sipas agjencisë meteorologjike Meteo-France, vendi regjistroi natën më të nxehtë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në vitin 1947.

Temperatura mesatare në nivel vendi arriti 21.6°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 21.4°C të vendosur në vitin 2019.

Lecornu e përshkroi situatën si një “tragjedi të madhe” dhe tha se viktimat janë pasojë e drejtpërdrejtë e krizës së të nxehtit.

“Shifra e fundit që na është raportuar, është 40 të vdekur që nga 18 qershori - kryesisht të rinj”, tha ai në takimin emergjent.

“Këto janë viktimat e para të krizës me të cilën po përballemi”, shtoi Lecornu.

Në të gjithë Francën, njerëzit janë duke u hedhur në kanale dhe lumenj për t’u freskuar.

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, tha se e kupton dëshirën për t’i ikur të nxehtit, por paralajmëroi kundër notit në zona të paautorizuara ose të rrezikshme. 

Sipas ekspertëve të motit, kjo valë e të nxehtit po shkaktohet nga një fenomen atmosferik i quajtur “Omega block”.

Ai ka formë si shkronja greke Omega dhe krijon një masë ajri shumë të nxehtë në mes, ndërsa anash ka ajër më të freskët.

Kjo bën që temperaturat të rriten çdo ditë.

Në Itali, Ministria e Shëndetësisë lëshoi alarmin më të lartë për 15 qytete, ndërsa autoritetet morën masa për të kufizuar punën.

Shërbimi Meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar parashikoi temperatura deri në 37°C në jug të Anglisë të martën - potencialisht një rekord i ri për muajin qershor.

Dhjetëra shkolla njoftuan se do të mbyllen, pasi ndërtesat e vjetra nuk janë të përshtatshme për klasë me më shumë se 30 nxënës.

Temperatura të larta mbizotërojnë edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe Ballkanin.

Kjo është vala e dytë e të nxehtit brenda vetëm dy muajsh, pas një periudhe të pazakontë të nxehtë në maj.

Shkencëtarët paralajmërojnë se përsëritja e këtyre valëve është një tregues i qartë i ngrohjes globale dhe se ato pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive./REL

franca viktima temperatura

Sondazh

Poll

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës