LIVE UPDATES
Bota

Franca do të frenojë industrinë që krijon shumë plehra

Franca është duke nxjerrë një ligj të ri për të vendosur rregulla të reja ndaj kompanive që prodhojnë modë të konsumit të shpejtë, Fast Fashion, megjithëse të tjerë do të preferonin përdorimin e një metode tjetër.

11 Prill 2024, 08:57 Nga r.ll
Franca do të frenojë industrinë që krijon shumë plehra
foto ilustruese

FRANCË- Ligji i ri për modën e shpejtë në Francë u votua me unanimitet të plotë në Dhomën e Ulët të Parlamentit, duke krijuar një konsensus që ndodh rrallë në Asamblenë Kombëtare, ku qeveria nuk ka shumicën absolute dhe përballet shpesh me opozitë kokëfortë. Por unanimiteti në votim nuk do të thotë që të gjithë francezët e mirëpritën metodën e përdorur nga qeveria. Rregullat e reja do të prekin kompanitë që prodhojnë një numër të caktuar prodhimesh në ditë.

Qeveria ka vënë në shënjestër gjigandët e modës së shpejtë si për shembull prodhuesin Shein dhe platformën online Temu, të dyja kompani me bazë në Kinë. Kompanitë e tilla do të duhet të publikojnë në faqet e tyre të internetit mesazhe të qarta lidhur me ndikimin e prodhimeve të tyre ndaj mjedisit dhe duhet të inkurajojnë klientët të riciklojnë produktet, përndryshe do të përballen me gjoba që arrijnë në mbi 15 mijë euro (16 160 dollarë).

Një sistem i ri me pikë ekologjike do të bëjë vlerësimin e kompanive të modës. Ato kompani që vlerësohen keq do të duhet të paguajnë një gjobë fillestare prej 5 eurosh dhe më vonë, pas 2030, prej 10 eurosh (rreth 11 dollarë) për çdo produkt.

Qeveria ka thënë, se do të ndalojë reklamat për kompanitë e modës së shpejtë dhe prodhimet e tyre duke filluar që në vitin 2025. Moszbatimi i këtij ligji do të shoqërohet me dënime me vlerë mbi 100 mijë euro. Ligji duhet të aprovohet edhe nga Senati në Francë para se të hyjë në fuqi muajt e ardhshëm.

'Ne fituam një betejë kulturore'

Sidoqoftë, projektligji është „lajm shumë i mirë" për Julia Faure, dezinjatore mode dhe presidente e grupit En Mode Climat, në të cilin bëjnë pjesë gati 600 kompani që prodhojnë modë me rrugët e zhvillimit të qëndrueshëm. 

"Ne kemi fituar një betejë kulturore, sepse moda e shpejtë është një problem ambienti, problem social dhe problem kulturor që si një kolos i jep fshesën çdo gjëje tjetër të tregut përveç sektorit të luksit," i tha ajo Deutsche Welles.

Faure mendon, se qeveria është duke lëshuar sinjalet e duhura duke i dhënë pikë ekologjike plus modës me prodhime pambuku dhe të prodhuar në nivel lokal, ndërkohë që produktet e prodhuara në distanca shumë të largëta dhe me copëra sintetike vlerësohen si të këqija.  "Dhe tani ne duhet të jemi vigjilentë dhe të sigurohemi që kufiri me të cilin do të vlerësohen kompanitë e modës së shpejtë të mos vendoset shumë lartë,” shton ajo.

Por Philippe Moati mendon se kufiri nuk duhet vendosur as shumë ulët. Ai është profesor ekonomie në Paris Cite University dhe themelues i kompanisë ObSoCo, kompani me bazë në Paris, që merret me analiza të tregut.

Moda shumë e shpejtë 3% e tregut francez të modës

Dhe Moati nuk është dakord me metodën e përdorur nga qeveria. "Projektligji stigmatizon ata klientë firmash, që sipas një studimi që kemi bërë, janë më pak të sqaruar dhe kanë të ardhura më të ulta. E rëndësishme për ta është të jenë në gjendje të blejnë prodhime mode dhe të ndihen pjesë e shoqërisë," i tha ai Deutsche Welles.

Ekonomisti Moati vlerëson se ajo që ai e quan „modë shumë të shpejtë” përbën 3% të tregut të modës në Francë, shifra të sakta nuk ka. Moati thotë se biznesi i modës së shpejtë duhet rregulluar me ligje të ashpra, por me metodat ekzistuese. "Qeveria duhet të zbatojë ligjet franceze si për shembull atë të garancisë dyvjeçare për produktet e modës, ndalimin e shitjeve me çmim që është nën koston e shpenzimeve dhe detyrimin që uljet e çmimeve të llogariten duke përdorur çmime që i referohen realitetit,” thotë ai.

"Përveç kësaj ne duhet të vendosim taksa importi për të gjitha tekstilet e importuara, jo vetëm ato që kushtojnë më shumë se 150 euro, siç ndodh tani,” kërkon ai, duke shtuar se moda shumë e shpejtë ka si karakteristikë që prodhon një seri shumë të vogël produktesh, që do të thotë se praktikisht atyre nuk u mbeten produkte të pashitura. Shein, Temu, Zara dhe H&M ose refuzuan ose nuk i kthyen fare përgjigje kërkesës për intervistë bërë nga Deutsche Welle.

Franca mund të 'hapë rrugën'

Gildas Minvielle, drejtor i Observatorit Ekonomik në shkollën e modës me qendër në Paris, Institut Francais de la Mode, mendon se koha do ta tregojë nëse qasja e qeverisë është e drejtë. "Ky është një territor i pashkelur, ne duhet të provojmë nëse funksionon apo jo," i tha ai Deutsche Welles. "Sidoqoftë, e rëndësishme është që tu kujtosh konsumatorëve efektin shkatërrues që moda e shpejtë ka mbi ambientin.”

Për të, votimi unanim në parlament tregoi se politikanët francezë e kanë kuptuar se ka ardhur koha për të vepruar. "Projektligji është reagim ndaj krizës së thellë që sektori pret-a-porter [rrobave të stilistëve që shiten me çmimin e konfeksioneve të zakonshme-shënim i redaktorit ) ka pasur që nga viti 2022, krizë shoqëruar nga falimentimi i disa firmave,” thotë ai. "Franca, ku moda ndodhet në shtëpinë e vet, mund të hapë tani rrugën. Këto rregulla duhen përhapur në gjithë Europën sepse tregu i modës është treg europian,” thotë ai.

Në Asamblenë Kombëtare pati disa zëra disaprovues, si për shembull nga Antoine Vermorel-Marques, një parlamentar i partisë konservatore Les Republicains, që vjen nga zona e Luarës në Francën qendrore. "Kompanitë e modës në zonën ku banoj unë kanë pas punësuar në vitet 1980-ta rreth 10 mijë vetë, por kjo shifër ra në 2 mijë kur ata e transferuan prodhimin në Azi,” i tha ai Deutsche Welles.

"Vetëm tani së fundi ata kanë filluar të rimarrin punëtorë në punë, me fillimin e tendencës për të blerë më shumë prodhime lokale. Moda e shpejtë ushtron tani presion më të madh për uljen e kostove dhe ne duhet të marrim masa për ta luftuar këtë,” shton ai.

Përveç kësaj, ky politikan nuk i mirëpret të gjithë kapitujt e projektligjit. "Ndalimi i reklamave do ta pengojë tregun dhe jo ta rregullojë. Ne duhet të fokusohemi tani në sistemin me pikët ekologjike që na lejon të kemi parasysh efektet negative të padukshme, sipërshembull a kanë paguar kompanitë për efektet negative mbi ambientin dhe ndikimin social negativ të produkteve të tyre,” thotë ai. 

Por Pierre Condamine, zëdhënës i grupit Stop Fast Fashion, Ndalni Modën e Shpejtë, grup që ka në të disa organizata joqeveritare që luftojnë për mbrojtjen e ambientit, mendojnë se rregullat e reja nuk sjellin ndonjë dobi të madhe. "Kufiri i vendosur përcakton se moda e shpejtë duhet mishëruar direkt tek ligji dhe ai duhet vendosur aq poshtë sa që të zerë edhe kompanitë franceze sipërshembull shpërndarësin e mallrave sportive, Decathlon,” i tha ai Deutsche Welles. "Kompanitë duhet të paguajnë minimumin e pagesës nëse marrin pikë negative ekologjike, diçka që deri tani nuk ka qenë përfshirë në plane.”

Ai shton se kompanitë e modës së shpejtë duhet të detyrohen të publikojnë shifrat e shitjeve në Francë.

"Kjo është mënyra e vetme me të cilën ne mund të kuptojmë me çfarë kemi të bëjmë dhe të mundohemi të punojnë për të përmbushur synimet e Marrëveshjes së Parisit për klimën," thotë ai, duke u kërkuar qytetarëve të Francës të mos blejnë "më shumë se pesë gjëra të modës së re” në vit, siç bëjnë tani që blejnë 50.”/DW

france

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë