"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
FOTO/ Moment i sikletshëm, Vuçiç nuk i jep dorën Borrell-it, zyrtari i lartë i BE-së e kapërcen situatën
Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
18 Gusht 2022, 14:04Nga e.k
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel
BRUKSEL- Gjatë paradites së sotme u mbajt në Bruksel dhe raundi i parë i bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Por në nisje të këtij takimi është vënë re dhe një moment i sikletshëm pasi në momentin që liderët janë ulur në tavolinë. Borrell i ka zgjatur dorën për ta përshëndetur por presidenti serb nuk ia zgjat dorën duke krijuar një situatë të pakëndëshme që përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme europiane Joseph Borrel e kaloi me diplomaci.
Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.