17 Shkurt 2023, 08:19
Nga F.M
Kosovë
KOSOVË- Vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur është Republika e Kosta Rikës. Njohja nga ky shtet erdhi pikërisht ditën që Kosova e shpalli pavarësinë. Ky informacion ndodhet edhe në listën e njohjeve të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Një ditë më pas, pavarësinë e Kosovës e njohën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Afganistani, Australia, Senegali, Gjermania, Letonia, Danimarka, Estonia, Italia, Luksemburgu, Peruja, Belgjika, Polonia, Zvicra, Austria, Iralnda, Suedia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Japonia dhe Kanadaja.
Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli.
Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.
15 vjetori i pavaresise se kosoves
Bota
17 Shkurt 2023, 08:12
F.M
Vjosa Osmani
KOSOVË- Liderë botërorë, aleatë të Kosovës, kanë uruar për Ditën e Pavarësisë. Mes...
Bota
17 Shkurt 2023, 07:59
F.M
Kosovë
KOSOVË- Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mediat lokale kanë renditur nj&e...
Bota
17 Shkurt 2023, 07:58
F.M
Hashim Thaçi
KOSOVË- 17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli Pavarësinë. Videoja e mëposhtme tregon momentin ku...
Bota
17 Shkurt 2023, 07:33
F.M
Tërmeti
TURQI- Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje që të grumbullohen 1 miliard dollarë për të ndihmuar 5.2 m...
Bota
17 Shkurt 2023, 07:27
F.M
Foto Ilustruese
BRITANIA E MADHE- Qindra ukrainas janë stërvitur në anën lindore të Mbretërisë së Bashkuar. Më...
Bota
16 Shkurt 2023, 23:37
k.m.
Prokurorja e Qarkut Fulton Fani Willis (në qendër) dhe ekipi i saj
Një juri e posaçme, që hetoi përpjekjet e Presidentit t&...
Bota
16 Shkurt 2023, 22:19
k.m.
Joe Biden
UASHINGTON- Presidenti Joe Biden tha të enjten se pret të bisedojë me Presidentin e Kinës Xi Jinping për atë ...
Bota
16 Shkurt 2023, 21:52
a.l
Shpëtohet lopa në Turqi
TURQI- Emergjencat Civile kanë vijuar në ditën e 11 të tërmetit kërkimet për të m...
Bota
16 Shkurt 2023, 21:30
a.l
Macja
TURQI- Një mace në Turqi ka shpëtuar jetë njerëzish pas më shumë se një jave nga tërmeti i tmerrh&e...
Bota
16 Shkurt 2023, 21:16
a.l
NATO
Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve të NATO-s mbajtën një takim emergjence për të ...