LIVE UPDATES
Bota

Biden për "balonat kineze": Çdo gjë që konsiderohet si kërcënim për SHBA-në do të rrëzohet

Joe Biden nuk tha se kur do të bisedonte me Xi, por tha se Shtetet e Bashkuara vazhdonin të kishin kontakte diplomatike me Kinën për këtë çështje.

16 Shkurt 2023, 22:19 Nga k.m.
Biden për "balonat kineze": Çdo gjë që
Joe Biden

UASHINGTON- Presidenti Joe Biden tha të enjten se pret të bisedojë me Presidentin e Kinës Xi Jinping për atë që Shtetet e Bashkuara thonë se ishte një balonë spiune kineze, të cilën një avion luftarak amerikan e rrëzoi në fillim të këtij muaji, pasi kaloi përmes Shteteve të Bashkuara.

“Nuk po kërkojmë një luftë të re të ftohtë”, tha Presidenti Biden.

Këto ishin komentet më të zgjeruara që Biden ka bërë rreth balonës kineze dhe tre objekteve të paidentifikuara të rrëzuara nga avionët amerikanë. Ai nuk tha se kur do të bisedonte me Xi, por tha se Shtetet e Bashkuara vazhdonin të kishin kontakte diplomatike me Kinën për këtë çështje.

“Pres të flas me Presidentin Xi, shpresoj se do t'i shkojmë deri në fund, por nuk kërkoj falje që e rrëzuam balonën”, tha Presidenti Biden në përgjigje të ankesave nga Pekini.

Kina thotë se balona, me madhësinë e tre autobusëve, kishte si qëllim monitorimin e kushteve të motit, por Uashingtoni thotë se ishte qartazi një balonë përgjimi, me një ngarkesë masive që përmbante pajisje elektronike. Presidenti Biden, i cili ka dhënë pak komente publike në lidhje me valën e objekteve ajrore që nisën të shfaqen pas balonës kineze, theu heshtjen, pasi ligjvënësit kërkuan më shumë informacion mbi incidentet, të cilat kanë habitur shumë amerikanë.

Ai tha se komuniteti amerikan i zbulimit ishte ende duke u përpjekur të mësonte më shumë rreth tre objekteve të paidentifikuara: një që u rrëzua mbi Alaskë, një mbi Kanada dhe një i tretë që ra në liqenin Huron.

"Nuk e dimë ende saktësisht se cfarë ishin këto tre objekte, por asgjë tani nuk sugjeron se ato ishin të lidhura me programin kinez të balonave të spiunazhit, ose që ato ishin objekte përgjimi nga ndonjë vend tjetër,"- tha ai.

Presidenti Biden tha se objektet mund të ishin pikasur për shkak të një përqendrimi më të madh të radarëve si pasojë e incidentit me balonën kineze dhe se ai dhe ekipi i tij, po punonin për përcaktimin e parametra të rinj, se kur duheshin goditur me raketa, objekte të tilla.

Komuniteti i zbulimit beson se tre objektet ishin "me shumë gjasë, balona të lidhura me kompani private, institucione argëtimi ose kërkimore", tha Presidenti Biden.

Fjalimi i presidentit nga Shtëpia e Bardhë vjen pasi ai vendosi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në krye të një grupi pune, me pjesëmarrjen e disa agjencive, për të rishikuar procedurat amerikane pas rrëzimit të balonës kineze, si dhe të tre objekteve që tashmë Shtetet e Bashkuara besojnë se ishin objekte pa qëllime të këqija. Rasti i balonës kineze të përgjimit shënoi herën e parë që Shtetet e Bashkuara goditën dhe rrëzuan një objekt të paautorizuar në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, një proces që u përsërit tre herë pas një jave.

Sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre tha se ekipi "do të shqyrtojë se si i gjurmojmë (objektet), se si vendosim të ndërmarrim veprime dhe nëse ka ndonjë gjë tjetër që duhet bërë". Ajo tha se do të njoftoheshin "protokolle të përditësuara" këtë javë.

Balona kineze ka përshkallëzuar tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Sekretari i Shtetit Antony Blinken shtyu një udhëtim në Kinë javën e kaluar. Sekretari Blinken udhëton të enjten për në Konferencën e Sigurisë në Mynih mes spekulimeve se ai mund të shfrytëzojë mundësinë për të takuar zyrtarin e lartë kinez të politikës së jashtme Wang Yi, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në konferencë.

Presidenti Biden kishte qëndruar kryesisht i heshtur për çështjen e tre objekteve të rrëzuara të premten në brigjet e Alaskës, të shtunën mbi Kanada dhe të dielën mbi liqenin Huron. Të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk kishte asnjë tregues për “jashtëtokësorë apo aktivitet jashtëtokësor”. Deri të mërkurën, zyrtarët amerikanë thanë se ishin ende duke punuar për të gjetur pjesët e mbetura nga objektet, por se ata prisnin që të tre objektet të mos kishin lidhje me operacionet e përgjimit.

"Komuniteti i zbulimit po shqyrton si shpjegim kryesor se këto mund të jenë thjesht balona të lidhura me ndonjë qëllim komercial ose jo keqdashës", tha zëdhënësi për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby. Asnjë vend apo kompani private nuk është paraqitur për të kërkuar ndonjë nga objektet,"- tha Kirby. Objektet nuk duket se janë operuar nga qeveria amerikane.

Ende të pazgjidhura janë pyetjet në lidhje me balonën origjinale, përfshirë aftësitë përgjuese që kishte dhe nëse po transmetonte sinjale, ndërsa fluturonte mbi objekte të rëndësishme ushtarake në Shtetet e Bashkuara. Sipas një zyrtari amerikan, zbulimi amerikan besonte se fillimisht balona ishte drejtuar për në territorin amerikan të Guamit.

Shtetet e Bashkuara e patën gjurmuar atë për disa ditë pasi u nis nga Kina, tha zyrtari, i cili foli për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti. Duket se objekti ka devijuar nga trajektorja e tij fillestare dhe në fund ka fluturuar mbi territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara, tha zyrtari.

Balona dhe objekte të tjera të paidentifikuara janë parë edhe më parë mbi Guamin, një qendër strategjike për Marinën dhe Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Është e paqartë se sa kontroll kishte Kina mbi balonën pasi ajo u largua nga trajektorja e saj origjinale. Një zyrtar i dytë amerikan tha se balona mund të ishte manovruar nga distanca ose mund të ishte drejtuar për të shkuar mbi një objektiv specifik, por është e paqartë nëse forcat kineze e bënë këtë gjë.

Pas rrëzimit të balonës, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se mjete të tilla kishin përshkuar territorin amerikan të paktën tre herë gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump, gjë për të cilin nuk ishin në dijeni as ish-presidenti apo ndihmësit e tij. Po kështu të tjera balona kanë fluturuar mbi dhjetëra vende në pesë kontinente. Kirby theksoi të hënën se ato u zbuluan vetëm nga administrata e Presidentit Biden./VOA

joe biden balona kineze

Sondazh

Poll
Bota 16 Shkurt 2023, 21:00 k.m.

Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Foto ilustruese MOSKË- Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën. Zyrtar&eu...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës