LIVE UPDATES
Bota

FOTO/ Del në shitje prona e Silvio Berlusconit në Sardenjë, vlera "e çmendur" e shtëpisë që priti liderat më të mëdhenj botërorë

Fëmijët e tij kanë vendosur të shesin pasurinë e tij më të çmuar, një pronë të madhe të quajtur Villa Certosa, e vendosur në mes të një siperfaqeje prej 110 hektarësh në Costa Smeralda në bregun verilindor të Sardenjës.

1 Shkurt 2024, 19:26 Nga S.B
FOTO/ Del në shitje prona e Silvio Berlusconit në Sardenjë, vlera
vila Certosa

ITALI- Pasuria madhështore e Sardenjës, e përdorur nga Silvio Berlusconi për të pritur njerëz si Vladimir Putin dhe Tony Blair del në shitje për 425 milionë euro. Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi vdiq në qershor të vitit 2023 në moshën 86-vjeçare, duke ua lënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij pesë fëmijëve përveç 100 milionë eurove të destinuara për të dashurën e tij 33-vjeçare, deputeten Marta Fascina.

Fëmijët e tij kanë vendosur të shesin pasurinë e tij më të çmuar, një pronë të madhe të quajtur Villa Certosa, e vendosur në mes të një siperfaqeje prej 110 hektarësh në Costa Smeralda në bregun verilindor të Sardenjës. Prona mahnitëse me pamje nga deti Mesdhe është e pajisur me të gjitha llojet pajisjeve luksoze, duke përfshirë pesë pishina,SPA, fusha tenisi dhe madje edhe amfiteatrin e tij personal.

FOTO/ Del në shitje prona e Silvio Berlusconit në Sardenjë, vlera
foto ilustruese

Si e tillë, vila u bë vendndodhja e preferuar e Berlusconit për të pritur disa nga figurat më të fuqishme dhe më me ndikim në botë, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA George W Bush dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, duke mos harruar mikun e tij të dashur presidentin rus Vladimir Putin. Blair dhe gruaja e tij Cherie u mirëpritën në vilën Certosa me një shfaqje fishekzjarresh të projektuar posaçërisht për ta me vlerën 50,000 euro, e cila ndriçoi qiellin e natës me fjalët "Viva Tony" (rroftë Tony). Ndërkohë, Putin ishte i ftuar i shpeshtë në vilën e Berlusconit në Sardenjë, duke shijuar një seri pushimesh në xhevahirin bregdetar që nga viti 2003 e tutje.

Një monument që tërheq vemendjen në vilë është një vullkan i rremë, i cili me lëvizjen e një çelësi lëshon tingujt e shpërthimit dhe dërgon llavë të rreme që rrjedh nga koni i saj. Së bashku me pesë pishinat, Certosa krenohet gjithashtu me një lagune të krijuar nga dora e njeriut, një fushë futbolli me madhësi të plotë, një fushë golfi dhe një shesh helikopterësh.

FOTO/ Del në shitje prona e Silvio Berlusconit në Sardenjë, vlera
foto ilustruese

Për mysafirët për të cilët privatësia ishte parësore, në vilë mund të futej përmes një tuneli sekret duke i lejuar vizitorët të zbresin nga varkat e tyre duke shmangur paparacët. Prona ishte e lakmuar nga shumë prej më të pasurve në botë, por Berlusconi thuhet se refuzoi çdo ofertë pa marrë parasysh vlerën. Mediat italiane raportuan në vitin 2015 se familja mbretërore saudite ofroi të paguante çmimin prej 500 milionë euro përpjekja e tyre e dytë e pasuksesshme për të blerë vilën.

Pesë fëmijët e Berlusconit thuhet se kanë vendosur të shesin pjesën më të madhe të pasurive të paluajtshme të babait të tyre, përfshirë vilën Certosa. Por një shtëpi e veçantë do të mbetet në familje, sipas burimeve të cituara nga shërbimi italian i lajmeve ANSA në fund të vitit të kaluar. Villa San Martino pranë Milanos ,vendi i orgjive famëkeqe të ish-kryeministrit “bunga bunga” nuk do të shitet.

FOTO/ Del në shitje prona e Silvio Berlusconit në Sardenjë, vlera
vila Certosa

Fëmijët Berlusconi, të ndërgjegjshëm për të shmangur mosmarrëveshjet familjare mbi trashëgiminë, së fundmi nënshkruan një marrëveshje që përshkruan shpërndarjen e Fininvest. Është e paqartë nëse të dashurës Fascina 53 vjet më e re se Berlusconi do t'i jepet ndonjë nga pronat e mëparshme të tij. Dyshja nuk u martuan kurrë zyrtarisht, siç thuhet për shkak të shqetësimeve të familjes Berlusconi. Por Fascina mori një shumë të rregullt prej 100 milionë euro pas vdekjes së të dashurit të saj të moshuar.

silvio berlusconi berlusconi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet