Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dokumentet e lëshuara nga Universiteti i Davis në Kaliforni, i cili bashkëpunoi me Neuralink në testime për tre vite nga 2017 deri në 2020, tregojnë se tek majmunët ishin kryer operacione në kafkat e tyre deri në 10 herë secili.
SHBA- Testimi i tmerrshëm i kafshëve i kryer për të sjellë në jetë projektin Neuralink të Elon Musk përfshin shpimin e vrimave në kokat e majmunëve dhe mbushjen e tyre me ngjitës. Në javën që Musk pretendoi se kishte vendosur për herë të parë një implant Neuralink në një njeri, dokumentet tregojnë se kompania përdori 'Bioglue' për të mbyllur vrimat në kokën e majmunëve pas operacioneve.
Dokumentet e lëshuara nga Universiteti i Davis në Kaliforni, i cili bashkëpunoi me Neuralink në testime për tre vite nga 2017 deri në 2020, tregojnë se tek majmunët ishin kryer operacione në kafkat e tyre deri në 10 herë secili. Kirurgët shpuan në kokat e tyre dhe implantet u ngjitën në trurin e tyre, por ato nuk përshtateshin siç duhet që do të thotë se dilnin jashtë.
Raportet e vdekjes zbulojnë se majmunëve u janë prerë pjesë të gjymtyrëve dhe kanë ngordhur si pasojë e të vjellave të vazhdueshme dhe diarresë. Gjithsesi, Neuralink ka vrarë të paktën 1,500 kafshë, duke përfshirë dele dhe derra gjatë kërkimit të një çipi që do t'i lejojë njerëzit të kontrollojnë pajisjet elektronike me mendjen e tyre. Dokumentet u morën nga fushatat e Komiteteve të Mjekëve për mjekësinë përgjegjëse ku u tha se majmunët duruan vuajtje ekstreme gjatë një mospërfilljeje sistematike për jetën e tyre.
Muajin e kaluar Musk tha se Neuralink po shikonte tetraplegjikë nën 40 vjeç për të marrë pjesë në provat njerëzore, ku një kirurg do të hiqte një pjesë të kafkës së tyre përpara se një robot të implantonte 64 fije të veshura me elektroda në tru. Në një deklaratë për PCRM tha se Musk kishte "një histori të gjatë të mashtrimit të publikut në lidhje me zhvillimet e supozuara të Neuralink".
Deklarata tha: Neuralink ka një histori të kryerjes së eksperimenteve të panevojshme, të ngadalta në majmunë, derra, dele dhe kafshë të tjera që ngrenë shqetësime serioze për sigurinë e pajisjes së saj. 1500 kafshët që janë vrarë thuhet se përfshijnë më shumë se 280 dele, derra dhe majmunë.
Ne fotot e marra nga DailyMail.com të laboratorit UC Davis tregojnë një realitet shumë të zymtë me kafaze të vegjël metalikë të vendosur mbi njëri-tjetrin. Në dhjetor 2022, Reuters raportoi se kompania ishte nën hetim nga USDA dhe Departamenti i Drejtësisë për shkelje të mirëqenies së kafshëve. Atë muaj anëtarët e Kongresit i shkruajtën USDA-së për të ngritur shqetësime në lidhje me mirëqenien e kafshëve në Neuralink.
Neuralink ka thënë më parë se është 'absolutisht e përkushtuar për të punuar me kafshët në mënyrën më njerëzore dhe etike të mundshme'. UC Davis ka thënë se 'ndjek të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi'. Kompania ka refuzuar të publikojë 371 fotografi të majmunëve me të cilët eksperimentoi për Neuralink.
Foto ilustruese KOSOVË-Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara e kundër...
Foto Ilustruese UKRAINË- Inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR) ka thënë të enjten se dronët ukrainas e sulmuan dhe e fundos...
Alec Baldwin SHBA- Aktori Alec Baldwin u deklarua i pafajshëm të mërkurën për vrasjen e pavullnetshme dhe vdekjen e kineastes Hali...
Foto ilustruese SERBI-Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, Serbia reagoi përm...
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny RUSIA- Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u bëri thirrje sot rusëve të...
Vladimir Putin RUSI- Rusia nuk do të ndalojë shkëmbimet e të burgosurve me Ukrainën lidhur me rrëzimin e Ilyushin-76, tha kan...
Foto ilustruese KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KM...
SERBIA- Banka Popullore e Serbisë (NBS) kërkoi shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) - e cila e për...
Foto ilustruese QIPRO- Një incident është regjistruar gjatë një flututimi të një avioni të Cyprus Airways. M&e...
Makinat e policisë bllokojnë fermerët portugez me traktorët e tyre pranë autostradës A6 midis Portugalisë dhe Span...