LIVE UPDATES
Bota

Biden: Po punojmë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus dhe bëri thirrje për unitet.

1 Shkurt 2024, 18:06 Nga S.B
Biden: Po punojmë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden tha se Shtetete Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe për të sjellë paqe të qëndrueshme përmes zgjidhjes me dy shtete për popullin izraelit dhe atë palestinez. Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus dhe bëri thirrje për unitet.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se e sheh traumën, numrin e vdekjeve dhe shkallën e shkatërrimit në Izrael dhe Gazë dhe se e kupton dhimbjen që ndjejnë njerëzit në Amerikë dhe gjithandej në botë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në mënyrë aktive për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe për të sjellë paqe të qëndrueshme për popullin izraelit dhe atë palestinez, përmes zgjidhjes me dy shtete.

“Vlerësojmë dhe lutemi për ata që kanë humbur jetën dhe familjarët e viktimave. Për të gjithë ata që jetojnë në kushte të rënduara. Burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm që mbahen peng, nën bombardime ose të zhvendosur, pa e ditur se kur do të hanë një vakt tjetër, ose nëse do të kenë çfarë të hanë. Ne, jo vetëm që lutemi për paqe, por jemi duke punuar aktivisht për paqe, siguri dhe dinjitet për popullin izraelit dhe atë palestinez. Jam i angazhuar ditë e natë, duke punuar si edhe shumë prej jush, për të gjetur mënyra për rikthimin e pengjeve në shtëpi, për të zbutur krizën humanitare dhe për të sjellë paqe në Gazë dhe Izrael, një paqe të qëndrueshme me dy shtete për dy popuj”, tha zoti Biden.

Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve.

Tubimi për këtë vit mbahet në një periudhë kur bota po përballet me konflikte të shumta, duke përfshirë edhe luftën në Ukrainë.

Presidenti Biden u zotua për vazhdimin e mbështetjes për Kievin në luftën e saj kundër agresionit rus.

“Ashtu sikur punojmë për paqe, siguri dhe dinjitet për popullin e Ukrainës, ndërsa ata tregojnë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër agresionit të Putinit. Ne duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë. Sfidat e kohëve tona na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për ta ndihmuar njëri tjetrin, për paqe të qëndrueshme, brenda dhe jashtë vendit”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden kujtoi tre ushtarët amerikanë që u vranë nga në një sulm me dron në një bazë të Shteteve të Bashkuara në Jordani, sulm për të cilin Uashingtoni fajëson grupimet paraushtarake të mbështetura nga Irani.

Zoti Biden e mbylli fjalimin e tij me thirrje për unitet.

“Së bashku ne besojmë tek Amerika. Kjo është lutja ime. Të kujtojmë kush jemi. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asgjë, e them sinqerisht, që nuk mund ta realizojmë nëse punojmë së bashku. Jemi vendi i vetëm në botë që dalim nga një krizë më të fortë, nëse veprojmë së bashku”, tha zoti Biden.

Ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve mbledh çdo vit mijëra vetë nga e gjithë bota. Ajo organizohet nga “Fondacioni Kombëtar i Mëngjesit të Lutjeve”. Organizatorët thonë se të gjitha besimet janë të mirëseardhura. Para vitit 2023 ceremonia organizohej nga “Fondacioni për Miqësinë“, një grup fetar.

Çdo president amerikan që nga koha e Dwight Eisenhower-it ka folur në Mëngjesin e Lutjeve, që kur ai filloi në vitin 1953./Marrë nga VOA

joe biden paqe lindja e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet