Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dokumentet mbajnë vulën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe duket se janë shkruar nga zyrtarë amerikanë, por janë lënë në hotel.
SHBA- Dokumente përgatitore për pjesëmarrësit në samitin midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin janë gjetur në një printer hoteli në Anchorage të Alaskës. Dokumentet mbajnë vulën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe duket se janë shkruar nga zyrtarë amerikanë, por janë lënë në hotel.
Sipas mediave të huaja tetë faqe u zbuluan të premten në mëngjes në një printer në Hotelin Captain Cook, i cili është rreth 20 minuta larg me makinë nga Baza Ajrore Elmendorf-Richardson, ku të dy presidentët u takuan për të diskutuar luftën në Ukrainë.
Dokumentet u gjetën nga tre klientë të hotelit, thanë burimet. Faqja e parë zbuloi sekuencën e takimeve të 15 gushtit, duke përfshirë emrat specifikë të dhomave brenda bazës Anchorage ku ato do të zhvilloheshin. Gjithashtu zbulohet se Trump kishte ndërmend t'i jepte Putinit një dhuratë.
"Presidenti i Shteteve të Bashkuara për Presidentin Putin", thuhet në dokument.
Të shtunën, zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, mohoi se dokumentet përmbanin informacione rreth takimit, por tha se ato ishin një menu dreke me shumë faqe.
Gjithashtu, në dokumente përfshihej menyja për drekën e planifikuar, mini-biografi me foto të pjesëmarrësve. Vakti përfshinte një sallatë jeshile, fileto mignon dhe merluc, me një ëmbëlsirë krem brûlée. Kishte gjithashtu një tabelë ku tregohej vendet ku do uleshin. Putin dhe Trump do të uleshin përballë njëri-tjetrit gjatë vaktit.
Trump do të shoqërohej nga gjashtë zyrtarë: Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles në të djathtë të tij, dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessant, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe i dërguari special për ruajtjen e paqes Steve Witkoff në të majtë të tij.
Putin do të ulej direkt pranë Ministrit të tij të Jashtëm Sergei Lavrov dhe ndihmësit të politikës së jashtme të presidentit Yuri Ushakov. Gjatë samitit të së premtes, dreka u anulua.
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi përmes një postim në rrjetin e tij social Truth Social se ka zhvil...
pamje nga vendngjarja SHBA- Tre persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri ...
Volodymyyr Zelenskyy BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me preside...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen po zhvillon një konferencë për shtyp me presidentin ukrain...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se ekipi i tij nuk...
Foto UKRAINË- Disa media që citojnë burime të brendshme, njoftojnë se shefi i Kremlinit, Putin, ka kërkuar që Ukraina t&...
Foto KALUB- Pak para se kryeqyteti afgan Kabuli, të binte në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë k...
Foto BRUKSEL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy raportohet se ka mbërritur në Bruksel për një takim dypalësh me Presidente...
Foto SHBA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz konfirmuan...
Foto IZRAEL- Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luft...