LIVE UPDATES
Bota

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit, Wadephul: Paqe me çdo çmim nuk do të ketë! Kufijtë nuk duhet të zhvendosen

Gazeta "Financial Times" citon katër persona që kanë informacione lidhur me bisedimet Trump-Putin. Sipas tyre Presidenti rus ka propozuar "ngrirjen" e vijës aktuale të frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhias.

17 Gusht 2025, 14:55 Nga N.F
Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit, Wadephul: Paqe me
Foto

UKRAINË- Disa media që citojnë burime të brendshme, njoftojnë se shefi i Kremlinit, Putin, ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga rajonet e Donbasit, Luhansk dhe Donetsk. Gazeta britanike "Financial Times" si dhe disa media amerikane njoftojnë se Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht dorë nga rajoni Donbasit, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku - përfshirë edhe ato pjesë që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse. Putini kërkron që këto rajone që gjenden në lindje të Ukrainës t'i kalojnë Rusisë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia përcolli këtë kërkesë Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftojnë agjencia e lajmeve Bloomberg, New York Times dhe faqja e lajmeve Axios, duke cituar burime të informuara. Aktualisht Moska kontrollon vetëm pjesë të rajonit të Donbasit.

Gazeta "Financial Times" citon katër persona që kanë informacione lidhur me bisedimet Trump-Putin. Sipas tyre Presidenti rus ka propozuar "ngrirjen" e vijës aktuale të frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhias. Kjo do të thotë që aty të mos vazhdohen luftimet ose të mos ndërmerren sulme të reja. Ushtria ruse ka pushtuar aty sipërfaqe të mëdha.

Agjencia e lajmeve Reuters e cila foli gjithashtu me një burim të brendshëm, njofton se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskii hodhi poshtë kërkesat e Putinit.

Wadephul: Paqe me çdo çmim nuk do të ketë

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul formuloi kushte të qarta për paqen në Ukrainë. "Për ne është e qartë: kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë", tha ai për gazetën "Bild". Po ashtu një marrëveshje paqeje kërkon "garanci të qarta sigurie" për Ukrainën. "Ne evropianët jemi të gatshëm për atë - së bashku me Shtetet e Bashkuara", theksoi Wadephul. Paqe me çdo çmim nuk do të ketë.

Merz dhe von der Leyen me Zelenskin në Uashington

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në bisedimet midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski që zhvillohen nesër në Uashington. Këtë e njoftuan Von der Leyen dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Rusia tashmë kontrollon një të pestën e Ukrainës, ndër to rreth tri të katërtat e provincës së Donetskut, të cilën e pushtoi për herë të parë në vitin 2014./ DW

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet