Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Protestuesit kanë bllokuar disa rrugë në qytet, përfshirë autostradën që lidh Tel Avivin me Jerusalemin, duke ua vënë zjarrin gomave dhe duke bllokuar trafikun.
IZRAEL- Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re.
Protestat janë organizuar rreth një javë pasi kabineti i sigurisë së Izraelit i ka miratuar planet për kapjen e qytetit të Gazës në Rripin e Gazës, pas 22 muajve luftë që ka përkeqësuar rëndë situatën në territorin palestinez.
Lufta është nxitur nga militantët e Hamasit, të cilët kanë kryer sulm në Izrael në tetor të vitit 2023, dhe i kanë marrë rreth 250 pengje. Besohet se 49 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, përfshirë 27 që janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.
Një flamur i madh izraelit me portretet e pengjeve të mbetura, është shpalosur në të ashtuquajturin Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv. Protestuesit kanë bllokuar disa rrugë në qytet, përfshirë autostradën që lidh Tel Avivin me Jerusalemin, duke ua vënë zjarrin gomave dhe duke bllokuar trafikun.
Organizatorët e protestave dhe përfaqësuesit e familjeve të pengjeve kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme të dielën – ditën e parë të javës në Izrael. Në Jerusalem dhe Tel Aviv, shumë biznese janë mbyllur.
Egjipti ka thënë ditëve të fundit se ndërmjetësuesit janë duke negociuar një armëpushim 60-ditor që përfshin lirimin e pengjeve, pasi rundi i kaluar i bisedimeve në Katar ka përfunduar pa ndonjë rezultat.
Disa pjesëtarë të Qeverisë që kundërshtojnë çdo marrëveshje me Hamasin, i kanë kritikuar protestat e së dielës. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, e ka përshkruar protestën e si “fushatë të dëmshme që shkon në të mirë të Hamasit”.
Ministri i Kulturës, Miki Zohar, ka thënë se bllokimi i rrugëve dhe çrregullimi i jetës së përditshme “është gabim serioz dhe shpërblim për armikun”. Policia izraelite e ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj në rrugë, duke thënë se nuk do të tolerohet prishja e rendit publik.
Plani izraelit për të zgjeruar luftën në qytetin e Gazës është kritikuar ashpër nga shumë diplomatë në botë. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për zi buke në Gazë, pasi Izraeli e ka zvogëluar sasinë e ndihmave humanitare që mund të hyjnë në atë territor.
Sulmet e Hamasit në Izrael kanë lënë të vdekur rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë mbi 61.000 njerëz, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze./ REL
Zonja e pare SHBA- Letra e plotë e zonjës së Parë, Melania Trump drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin është publikua...
Foto IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll ...
Droga ATHINË- Një sasi prej gjysmë ton e substancës narkotike KHAT u gjet dhe u sekuestrua sot në Aeroportin e Athinës "Eleft...
Foto UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka pretenduar fitore në fushëbetejë në frontin lindor kundër forcave ...
Foto SHBA- Presidenti amerikna, Donald Trump do të presë të hënën homologun e tij, Zelenskyy për të folur në lidhje...
Foto SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se presidenti kinez Xi Jinping i ka thënë se Kina nuk do ta push...
Foto SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar politikanët kryesorë evropianë që të marrin pjesë në takimin...
Foto SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar vizat për qëllime mjekësore ndaj refugjatëve palest...
Foto INDINEZI- Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë goditi brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi të dielën në m...
Foto SHBA- Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe? Ndryshimet e sjella nga Inteligjenca Artificiale d...