LIVE UPDATES
Bota

Forcat kurde vazhdojnë fushatën kundër Shtetit Islamik në Siri

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, kanë filluar një fushatë sigurie brenda kampit al-Hol, ku po strehohen mijëra familje të lidhura me militantët e grupit Shteti Islamik në Sirinë verilindore.

30 Gusht 2022, 19:45 Nga d.a.
Forcat kurde vazhdojnë fushatën kundër Shtetit Islamik në
Siri

SIRI- Forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në Siri kanë nisur një fushatë gjithëpërfshirëse kundër të dyshuarve të grupit Shteti Islamik brenda një kampi ku po strehohen familjet e anëtarëve të grupit terrorist.

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, kanë filluar një fushatë sigurie brenda kampit al-Hol, ku po strehohen mijëra familje të lidhura me militantët e grupit Shteti Islamik në Sirinë verilindore.

Forcat Demokratike Siriane thonë se objektivi i operacionit është pastrimi i kampit nga operativët e Shtetit Islamik, që dyshohet se janë përgjegjës për rritjen e nivelit të dhunës brenda kampit al-Hol.

Kombet e Bashkuara thonë se deri më tani këtë vit, të paktën 26 persona janë vrarë në kampin, në të cilin po strehohen rreth 56,000 njerëz.

Zyrtarët ushtarakë vendas thonë se kjo fushatë duhej të fillonte më herët, por mundësia e një ofensive turke në rajon i detyroi ata të prisnin.

"Ne e nisëm këtë fushatë sepse është detyra jonë etike dhe morale të çlirojmë civilët nga grupet që veprojnë brenda kampit al-Hol", thotë zëdhënësi i forcave kurde, Ali Hasan.

Katër ditë pas fillimit të fushatës, zyrtarët kurdë thonë se kanë arrestuar më shumë se 75 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik brenda kampit, kanë konfiskuar një numër të konsiderueshëm armësh dhe kanë zbuluar disa tunele të gërmuara nga anëtarët e grupit terrorist.

Koalicioni global kundër Shtetit Islamik, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se po ndihmon forcat lokale në përpjekjet e tyre të vazhdueshme kundër terrorizmit. Zyrtarët kurdë të Njësisë së Mbrojtjes së Popullit thonë se kjo mbështetje është thelbësore.

“Ne jemi koordinuar me koalicionin global në fazën e parë të planifikimit të kësaj fushate. E njëjta gjë po ndodh edhe në fazën e dytë, në kuadër të së cilës po realizohet fushata aktuale. Përmes një qendre koordinimi dhe planifikimi, koalicioni global ka mbështetur Forcat Demokratike Siriane dhe forcat lokale të sigurisë në kryerjen e kësaj fushate”, thotë Siyamend Ali, zëdhënës i Njësisë kurde të Mbrojtjes së Popullit.

Autoritetet lokale thonë se sigurimi i kampit është një pjesë e rëndësishme e misionit për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik në vend dhe më gjerë./VOA/

siyamend ali kurdet ne siri ali hasan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit