LIVE UPDATES
Bota

Flamuri me Kosovën në Serbi lë në plan të dytë futbollin

Në rrjetet sociale është shfaqur një foto, që supozohet të jetë realizuar në dhomën e zhveshjes së futbollistëve serbë para ndeshjes kundër Brazilit, më 26 nëntor, ku shfaqet mesazhi “Nuk ka dorëzim” mbi një hartë të Serbisë, e cila përfshin edhe Kosovën.

28 Nëntor 2022, 23:09 Nga I.A
Flamuri me Kosovën në Serbi lë në plan të dytë
pamje nga Katari

KATAR- Flamuri, në të cilin Kosova figuron si pjesë e Serbisë, në dhomën e zhveshjes së kombëtares së Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit, nuk është një ngjarje e rastësishme apo ekses, por ishte shumë mirë i planifikuar - thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) gazetari nga Bosnjë e Hercegovina, Dragan Bursaç. Në rrjetet sociale është shfaqur një foto, që supozohet të jetë realizuar në dhomën e zhveshjes së futbollistëve serbë para ndeshjes kundër Brazilit, më 26 nëntor, ku shfaqet mesazhi “Nuk ka dorëzim” mbi një hartë të Serbisë, e cila përfshin edhe Kosovën. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi zyrtar nuk e njeh pavarësinë e saj.

“Pyetja e saktë është se kush e vendosi atë flamur, nëse këtë nuk e kanë bërë lojtarët. Ndoshta ata e bënë dhe nëse e bënë, atëherë duhet të thonë. Ndoshta pyetja më e rëndësishme është se me urdhrin e kujt e vendosën atë flamur”, thotë Bursaq.

Ai, pasi komentoi këtë ngjarje në Twitter, me vlerësimin se është dhënë një mesazh nacionalist, ka marrë të shara dhe kërcënime.

Më 26 nëntor, Komisioni disiplinor i FIFA-s (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit) nisi procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) për shkak të flamurit të ekspozuar në dhomën e tyre të zhveshjes, përpara ndeshjes midis Brazilit dhe Serbisë, thuhet në njoftim. FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që merret me sjellje të pahijshme, duke përfshirë “gjeste fyese, shenja ose gjuhë” dhe “shfrytëzimin e një ngjarjeje sportive për mesazhe të një natyre josportive”.

Në emër të zyrtarëve të Serbisë ka folur ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. Ai deklaroi se Serbia, si shtet, nuk mund të reagojë ndaj faktit që FIFA ka iniciuar procedura ndaj kombëtares së Serbisë, për shkak se bëhet fjalë për organizatë sportive, por këtë veprim e ka vlerësuar si hipokrizi.

“Kjo vetëm flet për hipokrizinë. Askush nuk flet dhe askush nuk dëshiron që futbollistët të merren me politikë, por çfarë është fyese në atë që dikush thotë se nuk ka dorëzim”, tha Daçiq më 27 nëntor për TV Prva.

Ai tha se Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, me Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Çfarë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe çfarë është fyese? Ky është tregues se sa nuk ka parime, por ka standarde të dyfishta. Kurrë nuk do ta ndëshkonin Ukrainën nëse do të thoshte ‘Donbasi është i yni’ dhe ‘Krimea është e jona’. Ku është dallimi?”, tha Daçiq.

Federata e Futbollit të Serbisë, deri më tani, nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për flamurin në dhomat e zhveshjes dhe as për paralajmërimin e procedurës lidhur me këtë çështje nga ana e FIFA-s. Kjo federatë nuk iu përgjigj pyetjeve së REL-it për këtë çështje. Pa përgjigje kanë mbetur edhe pyetjet e gazetarëve të huaj në konferencat për shtyp në Katar, të cilat janë mbajtur nga lojtarët individualë dhe trajneri i përfaqësueses së Serbisë.

Kështu, në konferencën e mbajtur më 26 nëntor, kur lojtarët e pranishëm u pyetën se pse vendosën të varnin flamurin, në të cilin ishte shfaqur Kosova si pjesë e Serbisë, përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Serbisë nuk lejoi përgjigje, duke thënë se tema ishte ekskluzivisht ndeshja pasuese me përfaqësuesen e Kamerunit.

Edhe trajneri serb, Dragan Stojkoviç Piksi, në konferencën për shtyp të nesërmen, nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjes për hetimin e nisur nga FIFA. Mirko Poledica, kryetar i Sindikatës së futbollistëve profesionistë të Serbisë “Pavarësia” (“Nezavisnost”), thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo eventualisht mund të diskutohet kur të përfundojë Kampionati Botëror, por që tani theksi duhet të përqendrohet në futboll.

“Unë nuk e di se kush e ka varur atë flamur, nuk e di se a është bërë nga ndonjë prej lojtarëve, nuk e di se është bërë nga ndonjë zyrtar”, thekson ai.

Ai thotë se në vitet e kaluara, në raste të ngjashme, FIFA nuk i ka ndëshkuar skuadrat me dënime drastike.

“Përvoja na ka treguar se FIFA, në situata të tilla, nëse shqipton dënime, ato janë kryesisht të natyrës financiare”, shton ai.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mirëpritur fillimin e procedurës disiplinore të iniciuar nga FIFA.

“Mirëpresim procedurën disiplinore për foton e turpshme nga dhomat e zhveshjes me mesazhe nacionaliste dhe kërcënuese ndaj Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Brazilit në Kampionatin Botëror”, ka shkruar FFK-ja në Twitter, më 27 nëntor.

Paraprakisht kjo federatë ka parashtruar ankesë në FIFA. Ndërkohë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar në Facebook se në dy ditët e fundit ka marrë qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia.

Pas kërcënimeve që ka marrë, Çeku ka shkruar se demokratizimi i Serbisë dhe ndarja nga kontrolli rus janë parakushte për sigurinë dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.

“Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë”, shkroi Çeku më 27 nëntor.

Një foto e flamurit me mesazhin “Nuk ka dorëzim” në gjuhën serbe u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Çeku.

“Pamje të turpshme nga dhoma e zhveshjes e Serbisë, të cilat shfaqin mesazhe urrejtjeje, mesazhe ksenofobike dhe gjenocidale ndaj Kosovës, duke shfrytëzuar platformën e Kampionatit Botëror në futboll”, ka shkruar Çeku në Twitter, më 25 nëntor, duke e bashkangjitur foton.

Ai më pas ka shtuar se Kosova pret veprime konkrete nga FIFA, duke pasur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është anëtare e plotë e FIFA-s dhe UEFA-s.
Kosova u bë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s në vitin 2016, tetë vjet pasi vendi shpalli pavarësinë nga Serbia, të cilën Beogradi zyrtar ende e mohon.

Mbështetje për këtë, si dhe për bllokimin e anëtarësimit ndërkombëtar të Kosovës në organizata, Serbia e ka, ndër të tjera, edhe nga Rusia.

Marko Milosavljeviq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) duke komentuar për REL-in ngjarjen me flamurin në dhomën e zhveshjes së kombëtares së Serbisë, e vlerëson si “provokim klasik nacionalist që është produkt i helmimit në nivel të përditshëm”.

Ai shton se kjo ngjarje nuk veçohej nga shembujt e tjerë të javës së kaluar. Në këtë kontekst, deklaratën e kreut të diplomacisë serbe për reagimin e FIFA-s, ai e cilëson si “cinike dhe hipokrite”.

Ai e shpjegon këtë me faktin se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë dhe as nuk ka reaguar për shallin që ka mbajtur kryeministri hungarez, Viktor Orban, kur është takuar me një nga lojtarët e përfaqësueses së Hungarisë në futboll.

“Kjo gjithashtu është edhe një lloj thirrje për pretendime të reja territoriale të Hungarisë së Madhe”, thotë Milosavljeviq.

Në një shall tifozësh me një hartën e të ashtuquajturës “Hungaria e Madhe”, të cilën e ka bartur kryeministri hungarez Viktor Orban, Vojvodina është paraqitur si pjesë e atij vendi.

Orban e ka bartur atë shall në një video të postuar më 21 nëntor, në llogarinë e tij në Instagram, pas takimit me futbollistin hungarez Balazs Dzsudzsak.

“Ne mbesim të varur nga këta shembuj, se si një aleancë autokratike shkon dora-dorës me pretendimet territoriale, ndërkaq futbolli është në një farë mënyre dëm anësor”, thotë Milosavljeviq.

Përveç shallit për tifo të kryeministrit hungarez, Milosavljeviq kujton edhe provokimin e disa tifozëve kroatë më 27 nëntor, objektivi i të cilëve ishte portieri i Kanadasë dhe Yllit të Kuq (Crvena Zvezda) të Beogradit, Milan Borjan, gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Kanadasë.

Në rrjetet sociale mund të shihet pankarta që mbajnë fansat me mbishkrimin: “Knin 95 – asgjë nuk shkon [ikë] si Borjani”. Në atë pankartë, gjithashtu është shkruar “John Deere”.

“Asgjë nuk shkon si John Deere” është slogani i prodhuesit të njohur të traktorëve. Ndërkaq, Borjan, në moshën tetëvjeçare, kishte qene pjesë në kolonën e traktorëve me refugjatë që largoheshin nga Knini për në Serbi, derisa po zhvillohej aksioni “Stuhia’ (Oluja) gjatë luftës në Kroaci, në vitin 1995.

Një tjetër flamur tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, kur në tetor të vitit 2014, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, mbi stadiumin e Partizanit në Beograd u shfaq një dron që mbante flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe.

Në atë moment ndodhi një konflikt mes lojtarëve të dy skuadrave dhe më pas disa tifozë hynë në fushë dhe sulmuan futbollistët mysafirë, pas së cilës lojtarët shqiptarë dolën nga fusha dhe refuzuan të vazhdojnë lojën.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, pala serbe vazhdimisht ka penguar sportistët kosovarë që me simbolet e tyre kombëtare të marrin pjesë në ngjarjet ndërkombëtare që mbahen në Serbi.

Në tetor të vitit 2021, Kombëtares së Kosovës të Boksit nuk iu lejua hyrja në Serbi. Kësisoj, në maj të vitit 2018, pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të kaluar kufirin me Serbinë, përfaqësuesja e karatesë së Kosovës hoqi dorë nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.

Në mars të vitit 2018, Federata Evropiane e Hendbollit pezulloi hendbollistet e Serbisë nga kualifikimi për Kampionatin Botëror, pasi Beogradi anuloi një ndeshje të planifikuar midis ekipeve të hendbollit për femra të Serbisë dhe Kosovës.

Në tetor të vitit 2019, Kosova gjithashtu ndaloi hyrjen e lojtarëve dhe drejtuesve të Yllit të Kuq (Crvena Zvezda) për të luajtur ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Serbisë kundër KF Trepçës në Zveçan, në veri të Kosovës.

Sekretari i atëhershëm i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Erol Salihu, tha asokohe për REL-in se të luhet një ndeshje zyrtare e klubeve serbe në territorin e Kosovës është provokim i pastër dhe shkelje e statutit të UEFA-s dhe FIFA-s.

Sportistët kosovarë u përballën me ndalime dhe probleme edhe në vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën. Autoritetet greke nuk i lejuan hyrjen në atë vend ekipit të karatesë nga Kosova, i cili udhëtoi për në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë për kadetë në qytetin Limasol të Qipros. Federata e Futbollit e Spanjës e quajti Kosovën “territor” kur shpalli ndeshjet e para kualifikuese të Spanjës për Kupën e Botës në grup, raportoi portali France24. Në vitin 2018, Spanja gjithashtu i ndaloi karateistët e Kosovës të garojnë në Kampionatin Botëror nën flamurin e saj kombëtar. Sportistët e Kosovës u detyruan të mbajnë inicialet e Federatës së Karatesë së Kosovës në fanella.

Marrë nga REL

fifa kupa e botes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet