LIVE UPDATES
Bota

BE kërkon zhbllokimin e institucioneve në Mal të Zi, qytetarët protestojnë para parlamentit në Podgoricë

Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi, për BE-në”, “Nacionalizmi është i shfrenuar dhe aty bie Kushtetuta”, “Nuk do t’i bëjmë gati valixhet” e të ngjashme.

28 Nëntor 2022, 22:36 Nga I.A
BE kërkon zhbllokimin e institucioneve në Mal të Zi,
protestat ne Malin e Zi

MALI I ZI- Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi, për BE-në”, “Nacionalizmi është i shfrenuar dhe aty bie Kushtetuta”, “Nuk do t’i bëjmë gati valixhet” e të ngjashme.

Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje. Protestuesit i thanë kryeministrit të Qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.

Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident. Në protestë u dëgjuan brohoritje kundër Abazoviqit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Nermin Abdiç, anëtar i Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, tha se qytetarët duhet ta ruajnë shtetin.

“Ne duhet të ruajmë harmoninë multietnike. Ne jemi në një numër të tillë sonte sepse ne nuk jemi të ndarë në bazë të fesë, etnisë, gjuhës apo ngjyrës së lëkurës... Ne u mblodhëm për shkak të dashurisë për shtetin. Ne nuk duhet të lejojmë që pacientët të trajtohen pa ilaçe, që fëmijët tanë të shkojnë në shkolla që nuk kanë ngrohje... Ne nuk do t’ua falim... Mali i Zi nuk do të jetë një azilkërkues brenda Malit të Zi. Le të bashkohemi për të shpëtuar shtëpinë tonë të vetme”, tha Abdiq.

Protestat në Mal të Zi po mbahen për shkak të krizën politike, pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit në gusht të këtij viti.

Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një qeveri e re që do të udhëhiqej nga Miodrad Llekiq, që ka mbështetjen e kësaj partie.

Pasi Gjukanoviq refuzoi që të mandatonte Llekiqin për shkaqe formale, shumica parlamentare tentoi të ndryshojë ligjet me qëllim që të bartte fuqitë kushtetuese të presidentit te Parlamenti, në mënyrë që Llekiq të mandatohej nga organi legjislativ. Protestuesit kanë kërkuar që amendamentet me këto ndryshime të tërhiqen nga Ligji për presidentit. Por, Mali i Zi po ashtu ka të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi që nga shtatori nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

Marrë nga REL

protestat ne malin e zi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet