Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mediat dhe organizatat civile kanë kritikuar atë që e quajnë mbulim të njëanshëm nga “RTV Slovenija” – transmetuesi kryesor i vendit me mbi 2 mijë punonjës. Drejtuesit aktualë janë emëruar nga qeveria e mëparshme konservatore.
SLLOVENI– Në një referendum të dielën sllovenët mbështetën një ligj për të pakësuar influencën politike dhe për të rikthyer pavarësinë editoriale të televizionit publik të këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian. Mediat dhe organizatat civile kanë kritikuar atë që e quajnë mbulim të njëanshëm nga “RTV Slovenija” – transmetuesi kryesor i vendit me mbi 2 mijë punonjës. Drejtuesit aktualë janë emëruar nga qeveria e mëparshme konservatore.
Koalicioni qeverisës i qendrës së majtë, i cili fitoi zgjedhjet në prill, e miratoi ligjin për reformimin e radiotelevizionit, pak pas marrjes së pushtetit. Në bazë të ligjit të ri, stacioni publik do të mbikqyret nga institucione dhe grupe të shoqërisë civile, duke ia ndaluar qeverisë dhe parlamentit emërimin e drejtuesve të rinj sa herë zhvillohen zgjedhje. Partia Demokratike e Sllovenisë (SDS), e drejtuar nga ish-Kryeministri Janez Jansa, kërkoi referendumin si një përpjekje të fundit për të ndalur ligjin e ri, pasi mblodhi 40 mijë firmat e duhura për thirrjen e një referendumi popullor.
Sipas të dhënave të komisionit zgjedhor, mbi 62% e votuesve mbështetën ligjin, duke i hapur kështu rrugën hyrjes së tij në fuqi. Gjatë dy viteve të tij në pushtet, në periudhën 2020-2022, zoti Jansa denonconte shpesh njoftimet kritike në media, duke bërë madje edhe sulme personale ndaj gazetarëve. Partia e tij SDS zëvendësoi pjesën më të madhe të drejtuesve të RTV-së, si dhe kryeredaktorin e programeve të lajmeve, duke shkaktuar protesta për emisionet e mbyllura, për transferimet e gazetarëve dhe lëvizjet e tjera që u konsideruan ndërhyrje në lirinë e medias.
Në klasifikimin për lirinë e medias, Sllovenia ra nga vendi i 36-të në atë të 54-ërt, sipas raportit të vitit 2022 të Reporterëve Pa Kufij (RSF). “Ka dëme që nuk mund të zhbëhen... por duhet të sigurohet autonomia editoriale” nëpërmjet këtij ligji, i tha agjencisë së lajmeve AFP Helena Milinkoviç, zëdhënëse e sindikatës më të madhe të punonjësve të televizionit.
Ajo shtoi se janë punësuar mbi dymbëdhjetë gazetarë të rinj, që më parë punonin për mediat e lidhura me partinë SDS, ndërsa mbi 40 gazetarë dhe punonjës të redaksisë së lajmeve kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension gjatë vitit të fundit. Shoqata e gazetarëve të Sllovenisë i pati bërë thirrje qytetarëve të mbështesnin ligjin, duke u shprehur se është mënyra e vetme për të mbrojtur transmetuesin nga “abuzimi politik dhe shkatërrimi”.
Organizatat kryesore ndërkombëtare të mediave, si Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) dhe RSF-ja, gjithashtu dolën në mbështetje të këtij ligji. Organizata e Mediave të Evropës Juglindore (SEEMO) gjithashtu mirëpriti rezultatin e referendumit.
“SEEMO shpreson që “RTV Slovenia” do të funksionojë në të ardhmen si një shërbim mediatik i pavarur profesional dhe si një shembull pozitiv për shumë shërbime të tjera publike në Evropë”, i tha agjencisë së lajmeve AFP sekretari i përgjithshëm i SEEMO-s, Oliver Vujoviç. Pasi të botohen në fletoren zyrtare në janar rezultatet e referendumit, ligji përcakton një afat dymujor për zbatimin e ndryshimeve të parashikuara.
Marrë nga VOA
Pamje nga protesta KINË- Pra, shpesh një artikull vjen për të simbolizuar një lëvizje të tërë proteste. Në...
Peter Stano MALI I ZI- Bashkimi Evropian i bëri thirrje Malit të Zi që menjëherë t'i japë fund bllokadës së institu...
Zhaneta Nura KOSOVË- Vajza e gruas që u dhunua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë kërkon drejtësi dhe kun...
DASH SHBA- Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me armët bërthamore, që ishin paraparë të mbaheshin gjat&e...
Nga aksidenti humbën jetën 2 persona, një pensionist 81-vjeçar dhe drejtuesi i ambulancës, një 27-vjeçar. ITALI...
Foto ilustruese ITALI- Arrestohet në Spanjë i arratisuri Mario Palamara, agjent droge për grupin 'Ndrangheta'. Italiani kërkohet pasi &...
Delet Lëvizja kolektive e kafshëve në një grup është një temë interesante e kërkimit për shumë shken...
Hajrulla Çeku KOSOVË- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku është kërc&eu...
Sakib Mahmulin SARAJEVË- Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti n...
Frank Walter Steinmeier Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, flet për përpari...