25 Dhjetor 2025, 07:34
Nga M.L
Nasri Asfoura
AMERIKA- Konservatori Nasri Asfoura, i cili u mbështet publikisht nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, është fituesi i zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të 30 nëntorit në Honduras, njoftoi sot Këshilli Kombëtar Zgjedhor (Consejo Nacional Electoral/CNE), pas javësh vonesash, problemesh teknike dhe akuzash për mashtrim.
Sipas njoftimit, 67-vjeçari Asfoura siguroi 40.3% të votave, duke mposhtur kandidatin liberal Salvador Nasralla i cili mori 39.5%.
"Populli hondurasian ka folur: Nasri Asfoura është presidenti i ardhshëm i Hondurasit. Shtetet e Bashkuara e përgëzojnë presidentin e zgjedhur dhe mezi presin të punojnë me administratën e tij për të promovuar prosperitetin dhe sigurinë në hemisferën tonë", shkroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në X.
Zgjedhjet ishin jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe procesi i numërimit kaotik. Numërimi i votave u ndalua dhe u rifillua vazhdimisht, mes një klime mosbesimi dhe akuzash të ndërsjella për mashtrim. Numërimi iu besua një kompanie private, e cila përmendi probleme teknike, duke përkeqësuar dyshimin.
Donald Trump fali mentorin e Asfurës, ish-Presidentin e Hondurasit Juan Orlando Hernandez (2014-2022), në prag të zgjedhjeve, i cili po vuante një dënim me 45 vjet burg në Shtetet e Bashkuara për trafik droge. Presidenti amerikan kishte kërcënuar se do të kishte "pasoja" për Hondurasin nëse Nasri Asfura nuk fitonte./ Dosja.al
nasri asfoura donald trump zgjedhjet ne honduras
Bota
24 Dhjetor 2025, 22:59
E. D
foto ilustruese
SENEGAL- Të paktën 12 persona humbën jetën kur një varkë që transportonte dhjetëra emigr...
Bota
24 Dhjetor 2025, 22:43
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë detaje mbi një plan të përditësua...
Bota
24 Dhjetor 2025, 22:35
M.L
Foto ilustruese
KONGO- Tetë nga 80,000 njerëzit që ikën në Burundi për t'i shpëtuar përparimit t&eum...
Bota
24 Dhjetor 2025, 22:12
E. D
Tynesha McCarty Wroten
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë ka humbur jetën një 59-vjeçar.&...
Bota
24 Dhjetor 2025, 22:23
M.L
Foto ilustruese
RUSI- Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 16 mjete ajrore pa pilot (UAV) ukrainase që po udhëtonin drejt Moskës&nb...
Bota
24 Dhjetor 2025, 21:40
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Shtëpia e Bardhë u ka urdhëruar forcave ushtarake amerikane të përqendrohen pothuajse ekskluzivisht në ...
Bota
24 Dhjetor 2025, 21:19
M.L
Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja ia ka lëshuar një licencë Industrisë së Naftës së Serbisë ...
Bota
24 Dhjetor 2025, 21:12
M.L
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Në një veprim të pazakontë, presidenti ukrainas mbajti një konferencë për shtyp, duke publik...
Bota
24 Dhjetor 2025, 21:05
M.L
Jeffrey Epstein
SHBA- Autoritetet amerikane kanë zbuluar më shumë se një milion dokumente që potencialisht lidhen me ped...
Bota
24 Dhjetor 2025, 20:49
E. D
Ursula von der Leye
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të...