3 Tetor 2022, 12:20
Nga k.m.

Finlanda dhe Polonia thanë se kanë ftuar në takime ambasadorët rusë në vendet e tyre, për të dënuar përpjekjen e Rusisë për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase. Ministria e Jashtme e Finlandës tha në një postim në Twitter, më 3 tetor, se kishte thirrur ambasadorin rus "për t'i shprehur dënimin më të ashpër për referendumet e rreme dhe shpalljen e aneksimit të paligjshëm të rajoneve të pushtuara ukrainase nga Rusia, një shkelje e hapur e sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial dhe Kartës së OKB-së”.
Në Poloni, zëvendësministri i Jashtëm, Marcin Przydacz, i tha TVN24 më 3 tetor se e kishte ftuar për takim ambasadorin rus në orën 11:00, sipas kohës lokale, për të diskutuar "për veprimet e javës së kaluar të Rusisë ".
Presidenti rus, Vladimir Putin ,më 30 shtator nënshkroi dekretet që zyrtarizojnë përpjekjen e Rusisë për të aneksuar rajonet e Ukrainës: Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë të pushtuara nga forcat ruse.
Komunitetit ndërkombëtar ka dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar paligjshëm këto rajone.
Ditën që Putini nënshkroi dekretet e aneksimit, tri shtete të Baltikut i kanë bërë thirrje NATO-s që të nisë procedurat e përshpejtuara për të pranuar Ukrainën në aleancën perëndimore.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Konflikti ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./REL
finlande poloni lufta ukraine-rusi
Bota
3 Tetor 2022, 12:01
k.m
Milorad Dodik
SARAJEVË- Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në Bosnje-Herzegovinë. Bosnje Hercegovina votoi këtë të di...
Bota
3 Tetor 2022, 11:38
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Me një muaj voneës, sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kos...
Bota
3 Tetor 2022, 11:41
k.m.
Svante Pääbo
STOKHOLM- Svante Pääbo ka fituar çmimin Nobel për mjekësi për "zbulimet e tij në lidhje me gjen...
Bota
3 Tetor 2022, 10:57
I.A
Kosova ne Hage
HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se bazuar në vendimet e gjyqtarit të ...
Bota
3 Tetor 2022, 09:59
I.A
Tevide Imeri
KOSOVË- Kosova ka gati projektligjin për dyfishimin e pagës bazë të mjekëve që shihet si mënyra e...
Bota
3 Tetor 2022, 09:46
k.m.
Adam Levine dhe Behati Prinsloo
SHBA- Pas akuzave për tradhëti, Adam Levine ka ende mbështetjen publike të gruas së tij. Sipas Pag...
Bota
3 Tetor 2022, 09:35
I.A
Roberto Cingolani
ITALI- Një gjë është mungesa e gazit, një gjë tjetër rritja e çmimit. Këtë e theksoi ...
Bota
3 Tetor 2022, 09:28
A.B
Shiu
SHBA- Shteti i Floridës është ende duke u rimëkëmbur pas dëmeve që la pas uragani Ian. Imazhi i një drita...
Bota
3 Tetor 2022, 09:18
k.m.
KIEV- Kërkesa e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n nuk është gjë tjetër veçse dëshira e Kievit për të...
Bota
3 Tetor 2022, 09:11
A.B
Alessia Piperno
ITALI- Alessia Piperno, është 30-vjeçarja italiane e cila u arrestua në Iran dhe po mbahet në një burg t&eu...