LIVE UPDATES
Bota

Finfluencers: Këshillat financiare në rrjetet sociale

Interesi i popullatës së re për të investuar në aksione dhe forma të tjera të sigurimit pensional është rritur ndjeshëm pas bumit të bursës në vitin 2020. Për sa i përket shifrave konkrete, duket kështu: në vitin 2017, sipas Institutit Gjerman të Aksioneve, ka pasur rreth 905.000 aksionarë të rinj në vend (14 deri 29 vjeç). Katër vjet më vonë, në vitin 2021, kishte tashmë 1.4 milionë njerëz nën moshën 30 vjeç në Gjermani që investuan para në bursë.

15 Qershor 2023, 09:29 Nga A.B

Finfluencers: Këshillat financiare në rrjetet sociale

Si të kurseni? Çfarë të bëni me paratë? Përgjigjet i ofrojnë të ashtuquajturit finfluencers në Instagram, TikTok e YouTube.

Çfarë presin ndjekësit nga finfluencers?

Nga njëra anë, finnfluencers “mbulojnë” nevojat e ndjekësve të tyre, shumë prej të cilëve duan të fitojnë para, e disa edhe bëhen të pasur. Nga ana tjetër, ekziston frika nga varfëria në pleqëri, pra frika se mos nuk do të ketë para të mjaftueshme për pleqërinë, për një jetë të denjë, veçanërisht tek të rinjtë e sensibilizuar deri në atë masë sa që u bë e qartë se duhej të bënin diçka për këtë.

Interesi i popullatës së re për të investuar në aksione dhe forma të tjera të sigurimit pensional është rritur ndjeshëm pas bumit të bursës në vitin 2020. Për sa i përket shifrave konkrete, duket kështu: në vitin 2017, sipas Institutit Gjerman të Aksioneve, ka pasur rreth 905.000 aksionarë të rinj në vend (14 deri 29 vjeç). Katër vjet më vonë, në vitin 2021, kishte tashmë 1.4 milionë njerëz nën moshën 30 vjeç në Gjermani që investuan para në bursë.

Finfluencers janë kryesisht të rinj që punojnë për të rinjtë – ata flasin të njëjtën gjuhë, përdorin të njëjtat media dhe rrjetet sociale.  Shpesh këta janë të rinj që angazhohen në këto aktivitete gjatë rrugës, do të thotë njerëz që kanë hapur blogun ose kanalin e tyre, krahas studimeve ose punëve të tjera që bëjnë.

Ndërkohë, disa prej tyre janë pozicionuar aq mirë në treg, saqë punësojnë bashkëpunëtorë dhe mund të mburren me një model të qëndrueshëm biznesi.

Çfarë lloj njohurish kanë finfluencers?

Mes tyre ka të diplomuar për ekonomi apo ish-punonjës të kompanive që janë aktive në sektorin financiar, këta janë njerëz që përcjellin njohuritë e tyre dhe që janë bërë sipërmarrës të pavarur. Në mesin e finnfluencers ka edhe shumë femra, të cilat synojnë ndjekëset femra. Shpesh bëhet fjalë për njerëz që vijnë nga një degë krejt tjetër, por që e kanë studiuar intensivisht këtë temë.

Çfarë bëjnë saktësisht influencuesit e financave?

Niveli i informacionit që ata ofrojnë ndryshon në cilësi dhe dallimet janë të mëdha. Finfluencers në TikTok ose Instagram, në seminare ose leksione, ofrojnë njohuri të shumta themelore për botën e financave. Këto janë tema të tilla si “si të hapni një portofol”, “çfarë është një ETF”, “çfarë planesh kursimi ekzistojnë” ose “pse është i rëndësishëm kujdesi për të moshuarit”. Kjo njohuri mund t’i transmetohet audiencës në një mënyrë të mirë përmes videove, podkasteve ose teksteve.

Jo të gjithë finfluencers janë ofrues seriozë të këtij shërbimi. Ka edhe disa lojtarë të tregut që kërkojnë tarifa të larta mujore nga klientët e tyre, dhe në këmbim ofrojnë këshilla dhe strategji të supozuara se si të bëheni milioner brenda vetëm disa javësh. Një pjesë ka të bëjë me modele biznesi që bajnë erë manipulim ose për mashtrime klasike – ndër të tjera, ka modele në të cilat këta njerëz marrin para për këshilla dhe për ndërmjetësim.

Por ka dhe të tillë që në mënyrë eksplicite i këshillojnë klientët e tyre të investojnë në aksione ose ndonjë lloj investimi tjetër. Sidoqoftë, strategjitë e investimit të parave janë, si rregull, individuale dhe madje komplekse, kështu që është e qartë se këshillat për këtë nuk mund të përshtaten në një mbështjellje të shkurtër ose një tekst të shkurtër. Kjo kërkon njohuri të hollësishme, njohuri që jo të gjithë finnfluencers e kanë.

Si të njohim finfluencers të besueshëm?

Para së gjithash, duhet të kontrollohet se si i fitojnë paratë finfluencers? Është pozitive në çdo rast nëse ofruesit e këtij lloj shërbimi komunikojnë në mënyrë transparente shumën e kompensimit që kërkojnë për një seminar apo konsultim.

Një dritë paralajmëruese duhet të ndizet kur bëhet fjalë për “partneritete reklamuese” – veçanërisht me partnerët financiarë. Kur finfluencuers rekomandojnë produktet e partnerëve të tyre për klientët e tyre, ata vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe besueshmërinë e tyre. Ju duhet të jeni të kujdesshëm edhe kur bëhet fjalë për të ashtuquajturat “lidhje affiliate”, pra kur finfluencers “udhëheqin” klientët drejt produkteve financiare të partnerëve të tyre. Duhet të kihet parasysh se finfluencers fitojnë para sa herë që investitorët blejnë diçka përmes kësaj lidhjeje. Sa më e madhe arritshmëria, aq më të mëdha janë fitimet e mundshme.

Pra gjithmonë duhet t’i bëni vetes pyetjen: kush ofron këshilla financiare dhe pse? Çfarë di dhe mund të dijë një finfluencer për këtë çështje? Pse e rekomandon ai këtë produkt të veçantë dhe jo diçka tjetër? Kjo është arsyeja pse është gjithmonë mirë të kontrolloni në mënyrë të pavarur informacionin e dhënë nga influencuesit dhe të ekzaminoni nëse këto të dhëna janë të sakta, domethënë sa të vërteta janë ato?

Mund të ndiqen edhe disa finfluencers, për të marrë një pamje më të plotë. Sidomos në kohët e këqija të bursës, pra në fazat në të cilat ka një rënie në bursë, në parim duhet të jemi skeptik ndaj “këshillave të nxehta”, domethënë të mos lejojmë që të reagojmë emocionalisht ndaj situatës së krijuar. /DW

influencers

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari