16 Qershor 2024, 14:17
Nga I.A

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur t’ia japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit në Evropë, dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin, raportoi të dielën Financial Times.
Vuçiç tha për gazetën se “garanci të reja” nga gjiganti botëror i minierave dhe nga Bashkimi Evropian duket se do t’i adresojnë shqetësimet e Serbisë, nëse standardet e nevojshme mjedisore do të plotësohen në luginën perëndimore të Jadarit.
Rio Tinto tha në një komunikatë për Reuters: “Ne besojmë se Projekti Jadar ka mundësi për t’u bërë aset i klasit botëror, i cili mund të shërbejë si katalizator për zhvillimin e zinxhirit të EV [veturave elektrike] në Serbi”.
I cilësuar si material kritik nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, litiumi përdoret për bateritë e automjeteve elektrike dhe celularëve.
Vuçiq tha se miniera mund të hapet më 2028, duke shtuar se ajo parashikohet t’i prodhojë 58.000 tonë litium në vit, gjë që do të “mjaftonte për 17 për qind të prodhimit të EV-së në Evropë – 1.1 milion vetura përafërsisht”.
Më 2022, Beogradi e tërhoqi licencën për projektin e Rios në vlerë 2.4 miliardë dollarë, pas protestave masive. Më 2021 dhe 2022, aktivistët mjedisorë të Serbisë i mblodhën 30.000 nënshkrime në një peticion që kërkonte që Parlamenti ta miratojë një legjislacion për ndaljen e kërkimeve për litium në vend.
Marrë nga REL
rio tintos aleksandar vuçiç
Bota
16 Qershor 2024, 13:49
I.A
Besimtare
KOSOVË- Liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, i kanë uruar qytetarët e vendit më...
Bota
16 Qershor 2024, 13:17
I.A
Policia
GJERMANI- Në person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar në Berlin-Moab...
Bota
16 Qershor 2024, 12:40
I.A
GJERMANI- Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të premten më 14 qershor me shfaqjen e filmave...
Bota
16 Qershor 2024, 12:16
I.A
Protesta
SERBI- Më 11 qershor 2024 ndodhi, ajo që udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, e kishte pritur prej vitesh...
Bota
16 Qershor 2024, 12:09
I.A
NORVEGJI- Norvegjia njoftoi të dielën se do t’ia dhurojë Ukrainës 103 milionë dollarë, për t’i ndihmuar në...
Bota
16 Qershor 2024, 11:45
I.A
Lideret
ZVICËR- Dhjetëra liderë botërorë të mbledhur në Zvicër shpresojnë se do të arrijnë pajtim p&...
Bota
16 Qershor 2024, 11:24
I.A
Burgu
RUSI- Të shtëna me armë zjarri dëgjohen pranë qendrës së paraburgimit në Rostov, në jug të Rus...
Bota
16 Qershor 2024, 10:54
I.A
GAZA- Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë të shtunën nga një shpërthim në jug të Rripit të Gazë...
Bota
16 Qershor 2024, 10:17
I.A
Esma Fera
SHBA- Një limon ia ndryshoi jetën Esma Feras nga fshati Karaçevë e Poshtme e komunës së Kamenicës. Kuriozite...
Bota
16 Qershor 2024, 09:42
I.A
Volodymyr Zelensky
ZVICËR- Udhëheqësit e Italisë dhe Gjermanisë kanë kundërshtuar me forcë kushtet e armëpushi...