LIVE UPDATES
Bota

Fillon gjyqi për korrupsion ndaj senatorit amerikan Bob Menendez

Ky është gjyqi i dytë ndaj tij për korrupsion brenda një dekade. Çështja e mëparshme gjyqësore ndaj tij, e ngritur për akuza që nuk lidhen me çështjen e tanishme, u pushua në vitin 2017 pasi juria nuk arriti të marrë vendim.

13 Maj 2024, 22:09 Nga r.ll
Fillon gjyqi për korrupsion ndaj senatorit amerikan Bob Menendez
bob menendez

SHBA- Senatori demokrat Bob Menendez, u paraqit në gjykatën federale të hënën në Manhatan, i akuzuar për marrje rryshfeti në para të thata dhe ar, për të ushtruar ndikimin e tij në favor të tre sipërmarrësve nga Nju Xhersi. Senatori 70-vjeçar u ul përkrah avokatëve të tij dhe dëgjoi gjykatësin Sidney H. Stein që u shpjegonte akuzat ndaj tij anëtarëve të mundshëm të jurisë. Gjykatësi tha se senatori nga shteti i Nju Xhersit akuzohet për konspiracion për të marrë rryshfet.

Pasi i paralajmëroi kandidatët për anëtarë të jurisë se gjyqi pritet të zgjasë për disa javë, gjykatësi Stein u dha atyre mundësinë të ngrinin dorën nëse mendonin se nuk do të mund të shërbenin për këtë periudhë të zgjatur kohore. Në vazhdim, ai bisedoi me secilin prej tyre më vete në një dhomë të ndarë, për t’i pyetur më tej rreth arsyeve që ata kishin.

Senatori Menendez, i veshur me kostum dhe kravatë të kuqe, zbriti nga makina përpara godinës së gjykatës federale të Manhatanit në orën 8:15 të mëngjesit, dyzet minuta përpara se autokolona e ish-presidentit Donald Trump të mbërrinte në godinën e gjykatës së shtetit të Nju Jorkut, në anën tjetër të rrugës. Zoti Menendez nuk foli me gazetarët ndërsa hyri brenda godinës së gjykatës.

Senatori merr pjesë në këtë proces gjyqësor së bashku me dy sipërmarrës që akuzohen se i dhanë atij rryshfete, Fred Daibes dhe Wael Hana. Të tre të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat. Një sipërmarrës i tretë ka pranuar fajësinë dhe ka rënë dakort të dëshmojë ndaj të tjerëve. Akuza janë ngritur edhe ndaj bashkëshortes së senatorit, por gjyqi për të është shtyrë deri për të paktën në muajin korrik.

Deklaratat fillestare të palëve pritej të bëheshin pas të martës, në këtë proces gjyqësor që ka tronditur tashmë të ardhmen politike të senatorit. Pasi u bënë të ditura akuzat në shtator, ai u detyrua të largohej nga posti i fuqishëm i kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

I zgjedhur senator prej tre mandatesh, zoti Menendez ka njoftuar se nuk do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokrate në zgjedhjet që mbahen këtë vjeshtë, megjithëse nuk ka përjashtuar kandidimin si i pavarur.

Ky është gjyqi i dytë ndaj tij për korrupsion brenda një dekade. Çështja e mëparshme gjyqësore ndaj tij, e ngritur për akuza që nuk lidhen me çështjen e tanishme, u pushua në vitin 2017 pasi juria nuk arriti të marrë vendim.

Në padinë e re, prokurorët thonë se përpjekjet e senatorit për të ndihmuar sipërmarrësit rezultuan në ndihmë të qeverive të Egjiptit dhe Katarit. Senatori Menendez ka mohuar me vendosmëri të ketë bërë ndonjë gjë të pazakontë në marrëdhëniet me zyrtarët e huaj.

Krahas akuzave për rryshfet, zhvatje, mashtrim dhe pengim të drejtësisë, senatori Menendez akuzohet edhe për veprimtari në ndihmë të interesave të qeverisë së Egjiptit.

Ndër provat për të cilat duhet të japin shpjegim avokatët e tij, janë edhe shufrat e floririt me vlerë mbi 100 mijë dollarë, si dhe mbi 486 mijë dollarë të gjetura gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Nju Xhersi. Një pjesë e këtyre parave u gjetën të futura nëpër xhepat e veshjeve të varura në dollap.

Bashkëshortja e tij, Nadine Menendez, është gjithashtu e akuzuar, por gjyqi për të është shtyrë për arsye shëndetësore. Ajo pritet sidoqoftë që të ketë një rol kryesor në proces. Prokurorët thonë se ajo shërbeu shpesh si ndërmjetëse mes personave që jepnin rryshfetin dhe senatorit Menendez.

Sipas materialeve të paraqitura në gjykatë, avokatët e senatorit kanë në plan të shpjegojnë se senatori Menendez nuk kishte njohuri për disa nga episodet, pasi bashkëshortja nuk e kishte vënë në dijeni.

Sipas padisë, zoti Daibes i dha shufra floriri dhe para të thata senatorit Menendez dhe bashkëshortes së tij, për të fituar mbështetjen e senatorit për një marrëveshje me vlerë prej disa miliona dollarësh me një fond investimesh nga Katari dhe se në vazhdim senatori ndërmori veprime në favor të qeverisë së Katarit.

Padia gjithashtu thotë se senatori Menendez ndërmori veprime për të ndihmuar zyrtarë egjiptianë, në këmbim të rryshfeteve nga zoti Hana, i cili siguroi ndërkohë një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë egjiptiane për çertifikimin për përmbushjen e kritereve të forta islamike për mishin e importuar.

Kur pranoi fajësinë disa javë më parë, sipërmarrësi Jose Uribe pranoi se i pati blerë bashkëshortes së senatorit një automjet Mercedes-Benz, që senatori të ndikonte tek hetimet penale që po bëheshin ndaj ortakëve të tij në biznes./VOA

bob menendez shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet