LIVE UPDATES
Bota

"Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së", Varhelyi: Anëtarësimi në union i mundshëm brenda pesë vjetëve

Ai ka thënë se shpreson që Serbia dhe vendet tjera në rajon, të jenë pjesë e BE-së deri në fund të mandatit të legjislaturës së re të Komisionit Evropian, nëse i zbatojnë të gjitha reformat e domosdoshme.

13 Maj 2024, 20:22 Nga r.ll
"Serbia të harmonizojë politikën e saj me të
oliver varhelyi

SERBI- Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë të hënën në Beograd se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian, të përmirësojë demokracinë si dhe sundimin e ligjit.

Ai ka thënë se shpreson që Serbia dhe vendet tjera në rajon, të jenë pjesë e BE-së deri në fund të mandatit të legjislaturës së re të Komisionit Evropian, nëse i zbatojnë të gjitha reformat e domosdoshme.

“Është e qartë që dera është e hapur. BE-ja është gati për të pranuar anëtarë të rinj. Brenda pesë vjetëve, po. Është krejtësisht e mundshme”, ka thënë Varhelyi më 13 maj, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Diskutimet për Srebrenicën

Në diskutimet me Vuçiqin, tema kryesore ka qenë Plani i BE-së për Rritje Ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, mirëpo Varhelyi e ka përmendur edhe rezolutën për gjenocid në Srebrenicë, për të cilën planifikohet të diskutohet në Kombet e Bashkuara.

“Nuk pajtohem aspak me stigmatizimin e popullit serb kur është fjala për rezolutën për Srebrenicën. Faji kolektiv dhe ndëshkimi kolektiv nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e vlerave tona. Mirëpo, fajtorët duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë”, ka thënë Varhelyi.

Në propozimin final për rezolutën - në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë - vendimi i OKB-së “për shpalljen e 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë më 1995, do të shënohet çdo vit”.

OKB-ja, sipas tekstit, “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare t’i ruajnë faktet”.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e ka cilësuar si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë, ku janë vrarë më shumë se 8.000 burra dhe djem. Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Vuçiç nuk do të udhëtojë në Kotor

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi, sepse mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën në Srebrenicë do të mbahet me shumë mundësi të mërkurën.

“Sonte udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka thënë se ndihma financiare e Brukselit përmes Planit të Rritjes, është e rëndësishme për Beogradin, dhe që pret se Serbia do të jetë pjesë e BE-së në të njëjtën kohë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Varhelyi, në anën tjetër, ka thënë se shtyn përpara idenë që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE edhe para anëtarësimit të plotë të rajonit në bllokun evropian. Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE prej vitit 2012, ndërsa negociatat i ka nisur më 2014.

Prej vitit 2021, ajo ende nuk ka hapur kapituj të rinj, me qëllim të harmonizimit të ligjeve dhe kryerje të reformave të nevojshme. Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin vjetor në Serbi, të prezantuar në nëntor të vitit 2023, Serbia ka marrë vlerësime të dobëta për kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me sundim të ligjit. Beogradi, po ashtu, nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë, për nisje të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Brukseli i kërkon vazhdimisht diçka të tillë.

Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, konsiderohen kyçe për rrugën evropiane. Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës - të shpallur në shkurt të vitit 2008 - prandaj dy vendet negociojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për t'i normalizuar marrëdhëniet. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

oliver varhelyi aleksander vucic serbi be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet