LIVE UPDATES
Bota

Përdorimi i emrit "Maqedoni" nga presidentja Davkova ngjall reagime/ Stano: Të respektohen marrëveshjet detyruese, siç është ajo e Prespës

BE-ja pret të bashkëpunojë me autoritetet e zgjedhura në Maqedoninë e Veriut për t’i ndihmuar vendit të ecë përpara duke plotësuar kushtet e kërkuara nga Blloku lidhur me rrugën e integrimit të këtij vendi në BE.

13 Maj 2024, 21:18 Nga r.ll
Përdorimi i emrit "Maqedoni" nga presidentja Davkova ngjall
peter stano, siljanovska davkova

SHKUP- Këmbëngulja e presidentes së re maqedonase Siljanovska Davkova, për të përdorur referencën e vjetër dhe jo emrin e ri kushtetues "Maqedonia e Veriut" gjatë betimit në parlament të dielën, nxiti reagime në Athinë, Bruksel, por dhe në Sofje. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se qeveria e tij nuk do të pranojë “gabime të tilla”.

Ai e quajti provokues, joligjor dhe të papranueshëm veprimin e presidentes Siljanovska Davkova. Zoti Mitsotakis shkruan në rrjetet sociale se shkelja e Marrëveshjes së Prespës dhe e vetë kushtetutës së vendit fqinj rrezikon të ardhmen e tij. Ai shton më tej se Demokracia e Re, partia e tij, votoi kundër marrëveshjes në vitin 2019, duke paralajmëruar se do të paraqiteshin probleme me zbatimin e saj.

“Por, si qeveri e respektojmë nënshkrimin grek në marrëveshjen ndërkombëtare. Nuk do të pranojmë gabime të tilla”, thekson zoti Mitsotakis, duke shtuar se “çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe dhe çdo hap i Shkupit drejt Evropës varet nga zbatimi i sinqertë i asaj çka është arritur, duke nisur nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të vendit fqinj”.

Pas reagimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Mitchel që i bëjnë thirrje Maqedonisë së Veriut të respektojë marrëveshjet detyruese, siç është ajo e Prespës, zëdhënësi Peter Stano tha të hënën se ajo që pritet nga Maqedonia e Veriut është theksuar shumë qartë në raportin e fundit të zgjerimit të BE-së.

“Asaj i kërkohet të ruajë marrëdhinet e mira me vendet fqinje, ndërsa marrëveshjet dypalëshe duhet të zbatohen në mënyrë të sinqertë dhe të drejtë, nga të gjitha palët, përfshirë Marrëveshjen e Prespës në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Këto janë pritshmëritë e Bashkimit Evropian”, theksoi zëdhënësi.

BE-ja pret të bashkëpunojë me autoritetet e zgjedhura në Maqedoninë e Veriut për t’i ndihmuar vendit të ecë përpara duke plotësuar kushtet e kërkuara nga Blloku lidhur me rrugën e integrimit të këtij vendi në BE.

“Ata (autoritetet maqedonase) kanë mundësinë të bindin të gjithë në BE se zotohen për të ardhmen evropiane të vendit të tyre dhe se do të bëjnë gjithçka për të vazhduar me rrugën e suksesshme të integrimit”, tha zëdhënësi Stano, pa dashur të spekullojë nëse do të ketë masa ndëshkimi ndaj Shkupit.

Edhe ambasada amerikane në Shkup pret që pas formimit të qeverisë së re të forcohet respektimi për marrëveshjet ndërkombëtare, siç është ai i Prespës.

Në Sofje, presidenti bullgar Rumen Radev është shprehur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi i saktë i marrëveshjejeve ndërkombëtare. Në Shkup, sjellja e presidentes së re është dënuar nga Fronti Evropian, ndërkohë që ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon që zonja Siljanovska ta bëjë edhe një herë betimin siç duhet, përndryshe posti i presidentit t’i kalojë kryetarit të parlamentit, Jovan Mitrevski.

“Kur munden Shtetet e Bashkuara dhe (presidenti) Obama mundet edhe Maqedonia e Veriut dhe Siljanovska”, shkruan ai në rrjetet sociale, duke kujtuar përsëritjen e betimit të presidentit Obama pas ngatërrimit të fjalëve herën e parë.

Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova thotë se ajo ka të drejtë në paraqitjet e saj publike ta përdorë emrin ‘Maqedoni’, si akt i të drejtës personale dhe të vetëidentifikimit, teksa “do do t’i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues”, thuhet në komunikatë. Partitë e koalicionit shqiptar “Vlen”, nga ana tjetër e kanë miratuar faktin që zonja Siljanovska e nënshkroi aktin e betimit ku qëndron emri kushtetues - Maqedonia e Veriut. Këto parti synojnë të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Takimet e filluara në fund të javës pritet të vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve. Burimet e afërta me VMRO-në thonë se shqiptarëve do t’i lihet Ministria për Marrëdhëniet me Komunitetet, eventualisht ajo e Ekonomisë dhe ndonjë tjetër, pa saktësuar më tej; ndërkohë që Vlen nuk është prononcuar lidhur me këtë.

Partitë shqiptare patën paraqitur si kusht kryesor ndryshimin e kushetutës për t’u bërë pjesë e qeverisë, por sipas analistëve, autoritetet e reja nacionaliste të vendit, mund ta zvarrisin këtë çështje. Retorika nacionaliste tek një pjesë e mirë e opinionit publik shikohet si kthim i populizmit tek VMRO-ja, ndërsa lexohet si largim i Maqedonisë së Veriut nga integrimi evropian dhe shtim i paqartësive rreth drejtimit që mund të marrë vendi.

Marrë nga VOA.

siljanovska davkova peter stano maqedoni e veriut marreveshja e prespes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet