LIVE UPDATES
Bota

Fillimi i mandatit të dytë të Trump si president i SHBA-së po afron, DW: A do të ndryshojë kursin Serbia nga lindja në perëndim?

Ndërsa fillimi i mandatit të dytë të Donald Trump-it si president i SHBA-së po afron, zyrtarët serbë i kanë dhënë një shtysë marrdhënieve midis dy vendeve. Sa realiste janë këto pritshmëri?

11 Janar 2025, 08:32 Nga r.ll
Fillimi i mandatit të dytë të Trump si president i SHBA-së
foto ilustruese

SHBA- "Një epokë e re në marrëdhëniet Serbi-SHBA" ishte një kryeartikull në një gazetë bulevaderske në Serbi pas fitores së Donald Trump në zgjedhjeve presidenciale në SHBA nëntorin e kaluar. Kjo eufori që u përhap gjithashtu edhe nga gazetat e tjera serbe.

Menjëherë pas kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha, se gjatë bisedës telefonike me presidentin e zgjedhur ai theksoi që mbështetja për rizgjedhjen e Trump-it ka qenë më e madhe në Serbi krahasuar me vendet e tjera në Europë.

"Unë kam besim se ai do ta bëjë Amerikën të madhërishme përsëri, dhe se ne do ta bëjmë Serbinë një vend të vërtetë, një vend që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë shumë mirë me Shtetet e Bashkuara", tha Vuçiçi.

Vetëm 10 ditë përpara inaugurimit të Donald Trumpi-it, zëvendës sekretari i shtetit Richard Verma mbërrin në Serbi këtë fundjavë me qëllim fillimin e një dialogu strategjik midis Serbisë dhe SHBA-së dhe ngritjes së marrdhënieve bilaterale në një nivel më të lartë.

Serbia: "një partner i besueshëm dhe aleat"

"Kur SHBA-ja ndërton një dialog strategjik me një vend, kjo do të thotë se e sheh atë vend si një partner të besueshëm dhe aleat", thotë Vuk Velebit nga Pupin Initiative, një OJQ nga Beogradi që punon për të forcuar marrëdhëniet Serbi-SHBA.

"Serbia ka pasur marrëveshje strategjike me Kinën, Rusinë dhe sigurisht një marrëdhënie të veçantë me BE-në", i tha Velebit DW-së. Shtylla e katërt e politikës së jashtme të Serbisë është SHBA-ja dhe duke nënshkruar këtë dialog strategjik, Serbia do ta arrijë këtë me Uashingtonin, që do të thotë se marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë së bashku me influencën e tyre do të ekuilibrohen nga një marrëdhënie speciale me SHBA-në" shtoi ai.

Bashkëpunim i ngushtë përkundër sanksioneve?

Sipas mediave serbe, ky bashkëpunim strategjik do të fokusohet kryesisht në fusha të tilla si ekonomia, energjia dhe siguria. Sidoqoftë, kjo ndodh në një kohë kur SHBA-ja ka imponuar sanksione kundrejt firmës së hidrokarureve të Serbisë, NIS, shumicën e aksioneve të së cilës i ka firma shtetërore ruse e hidrokarbureve Gasprom. Këto sanksione janë pjesë e një pakete më të gjerë të SHBA-së, që kanë si synim sektorin energjetik të Rusisë.

"Ata kërkojnë nga ne një dalje të plotë të rusëve nga NIS, jo reduktim", tha Vuçiç më 10 janar duke shtuar, se afati për vendin Ballkanik për arritjen e marrëveshjes me Rusinë mund të shtyhet më e vonta deri më 12 mars.

Për Vuk Velebit, ky është një shans për Serbinë që të ndryshojë pronësinë e NIS. "Unë mendoj, se Serbia do të korrigjojë shitjen me humbje të NIS-it, që u shit nën çmimin e tregut, duke na bërë ne tërësisht të varur nga sektori energjetik i Rusisë," tha ia për DW.

"Nuk është mirë të jesh i varur vetëm nga një partner, dhe për Serbinë është vendimtare jo vetëm të rifitojë kontrollin ndaj sektorit, por edhe gjithashtu të diversifikojë portofolin e saj energjetik. SHBA dhe kompanitë amerikane mund të jenë partner i besueshëm për ne."

Shpresa të mëdha ndaj aministratës së re

Euforia për rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është më domethënësja, sipas gazetave proqeveritare serbe, të cilat parashikojnë një çmontim të madh të globalizmit.

Presidenti Vuçiç vet ndan këtë mendim dhe ka besim, se Donald Trump, të cilin ai e quan "lider të epokës", do të ofrojë rezultate.

"Donald Trump është duke përgatitur 200 akte, që do t'i nënshkruajë në ditën e parë ose të dytë të presidencës së tij. Kur ai do ta bëjë këtë, i gjithë sistemi fallco liberal botëror do të pësojë kolaps," tha Vuçiç.

A do të ketë impakt në marrëdhëniet Serbi–Kosovë?

Sidoqoftë përtej perspektivës së një "lufte kundër globalistëve," që u pëlqen edhe zyrtarëve serbë, rikthimi i republikanëve rrit shpresat në Beograd, se SHBA mund të jetë më e favorshme për Serbinë në procesin e dialogut me Kosovën.

Vuk Vuksanoviç, një studiues në qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë, mendon, se këto shpresa janë deri në një farë mase realiste.

"Qeveria serbe sigurisht nuk beson, se administrata e Trumpit mund të ndryshojë qendrimin për Kosovën por ata besojnë se në çështje si ajo e pozitës ekonomike të serbëve në veri të Kosovës dhe në mbrojtjen e monumenteve dhe qendrave religjoze serbe në Kosovë, mund të ketë një marrëveshje më të mirë me administratën Trump," shpjegon Vuksanoviç.

"Por çështja kryesore tani," vazhdon ai, "është nëse ky kapital politik do të shfrytëzohet edhe për diçka tjetër, siç mund të ishte sigurimi i mbështetjes nga administrata e Trumpit për qeverinë në një kohë kur po përballet me probleme më serioze si: protestat e studentëve."

A janë shpresat e justifikuara?

Por a janë shpresat e mëdha serbe të justifikuara? Analistët mendojnë, se ato vërtetë ashtu janë, veçanërisht pasi marrëdhëniet SHBA-Serbi janë përmirësuar vazhdimisht në vitet e presidencave Trump dhe Biden. "Qeveria në Beograd ka bërë tre investime të mëdha në partneritetin me administratën e ardhshme Trump": marrëdhëniet me Richard Grenell, marrëveshja me Kushner dhe furnizimi me municione për Izraelin për të fituar akses tek lobiizmi izraelit dhe përmes kësaj të ketë qasje në Shtëpinë e Bardhë," thotë Vuksanoviç.

Richard Grenell ishte i dërguari i posaçëm në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës dhe një vizitor i shpeshtë i Beogradit në vitet 2019 dhe 2021 gjatë mandatit të parë të Trumpit. Më 2023, President Vuçiç i dha atij dekoratën e Urdhërit të Flamurit serb Klasi I për këtë kontribut domethënës në forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhëniet miqësore mes Serbisë dhe SHBA-së.

Donald Trump Jr. vizitoi Beogradin në vitin 2023 dhe u takua me një grup biznesmenësh serb për të diskutuar investime të mundshme dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner ka gjithashtu investime biznesesh në Beograd. Serbia nënshkroi një marrëveshje me firmën e Kushnerit për të rigjallëruar ish-kuartierin qendror të Ministrisë së Mbrojtjes të ish-Jugosllavisë në Beograd, pjesë të cilës u shkatërruan nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999. Ka plane të ngrihen aty dy ndërtesa të larta me apartamente dhe hotele në vend. Edhe pse kontrata vet nuk është bërë publike, Gazeta New York Times raportoi në mars se investimi ka një volum prej 500 milion dollarësh (485 milion euro) dhe se shteti serb parashikohet të marrë 22% të fitimit

A është Trump më i interesuar për Europën lindore?

Velebit beson, se administra Trump do të fokusohet më shumë në Europën lindore se atë perëndimore.

"Për ata, kontrolli i influencës ruse por gjithashtu pakësimi i influencës turke dotë jetë i rëndësishëm, për këtë arsye marrëdhëniet me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Serbinë do të jenë vendimtare," konkludon Velebit.

A do të thotë kjo, se Serbia do të ndryshojë kursin nga lindja në perëndim?

"Vendet perëndimore kanë pasur pjesën më të madhe të aksioneve në Serbi dhe në Ballkan – krahasuar me Rusinë dhe Kinën," thotë Vuksanoviç.

"Por unë besoj, se nga të gjithë partnerët perëndimorë të Serbisë, SHBA do të jetë më e rëndësishmja për Serbinë për sa kohë Trump do të jetë në pushtet. Për më tepër që tensionet më të mëdha në marrëdhëniet me Trumpin dhe administratën e tij nuk do të vijnë nga Kosova ose Rusia, por nga marrëdhëniet me Kinën."/DW

serbi shba donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet