LIVE UPDATES
Bota

VOA: Shkatërrime dhe viktima nga zjarret masive në Los Anxhelos

Zjarret kanë shkatërruar lagje të tëra të qytetit të dytë më të madh të Shteteve të Bashkuara.

10 Janar 2025, 22:37 Nga E. D
VOA: Shkatërrime dhe viktima nga zjarret masive në Los Anxhelos
pamje nga zjarret

LOS ANGELES- Të premten u shtua intensiteti i dy zjarreve më të mëdha që dëmtuan zonën përreth qytetit Los Anxhelos, ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që u morën jetën 10 individëve. Zjarret kanë shkatërruar lagje të tëra të qytetit të dytë më të madh të Shteteve të Bashkuara.

VOA: Shkatërrime dhe viktima nga zjarret masive në Los Anxhelos

Pacific Palisades, Los Angeles

Zyrtarët shprehen optimizëm se zbutja e erërave të forta që kanë ushqyer zjarret do të krijojë mundësinë që zjarrfikësit të bëjnë përparime në zonën e djegur që është më e madhe se qyteti i San Françiskos dhe ka shkatërruar më shumë se 10,000 shtëpi dhe struktura të tjera.

VOA: Shkatërrime dhe viktima nga zjarret masive në Los Anxhelos

“Zjarret nuk janë shuar, megjithëse sot zjarrfikësit po bëjnë përparim”, tha të premten guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

13 milionë banorët e qytetit metropolitan, Los Anxhelos, nuk kanë patur reshje prej më shumë se tetë muajsh. Por vazhdimi i erës së fortë kërcënon përhapjen e zjarreve dhe shpërthimin e vatrave të reja. Meteorologu Rich Thompson paralajmëroi se ndërprerja e erës mund të jetë e shkurtër.

VOA: Shkatërrime dhe viktima nga zjarret masive në Los Anxhelos

Altadena, California

“Të premten dhe të shtunën do të kemi një ndërprerje të vogël të erës që vijnë nga Santa Ana, por të dielën erërat do të shtohen për pjesën dërrmuese të javës”, tha i mbrëmjen e së enjtes.

Kryebashkiakja e qytetit Los Anxhelos, Karen Bass, tha të premten në mëngjes se zjarrfikësit kishin vënë nën kontroll disa zjarre të vogla gjatë 24 orëve të fundit.

VOA: Shkatërrime dhe viktima nga zjarret masive në Los Anxhelos

West Hills, Los Angeles

Të enjten pasdite një zjarr filloi pranë një shkolle të kthyer si strehë për të evakuuarit në Luginën San Fernando. Zjarri u përhap në qarkun fqinj, Ventura, por reagimi i fuqishëm dhe agresiv i zjarrfikësve e ndaloi përhapjen e flakëve.

Shkatërrimet janë të një niveli të frikshëm edhe pse ky shtet është mësuar me zjarret masive. Dhjetëra blloqe banimi në lagjen e famshme “Pacific Palisades” janë kthyer në hi. Zjarri më i madh në historinë e zonës së qytetit Los Anxhelos ka shkatërruar mbi 5,300 struktura në këtë lagje.

VOA: Shkatërrime dhe viktima nga zjarret masive në Los Anxhelos

Malibu

Ndërkohë në qytezën Malibu, aty pranë, e cila shtrihet përgjatë brigjeve të oqeanit mbi kodrat përreth, kanë mbetur vetëm disa palma të zhuritura nga zjarri që ka gëlltitur gjithçka. Deri tani nuk dihet shkaku i zjarreve shkatërruese.

Zjarrfikësit shënuan përparime drejt vënies në kontroll të zjarrit në Pasadena, thanë zyrtarët të premten. Zjarri që filloi mbrëmjen e së martës ka shkatërruar më shumë se 5,000 struktura, një term që përfshin shtëpitë, apartamentet, bizneset dhe ndërtesa të tjera.

Zyrtarët ende nuk kanë dhënë shifra lidhur me koston e dëmit. Por kompania private “AccuWeather” e cila ofron të dhëna për motin dhe ndikimet e tij, njoftoi të enjten se zjarri ka shkaktuar dëme dhe humbje ekonomike që përllogariten të kenë një vlerë prej 135-150 miliardë dollarësh./VOA

 

zjarret ne kaliforni


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës