10 Janar 2025, 22:47
Nga N.F
MAL I ZI- Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sigurinë në Malin e Zi të japin dorëheqjen si dhe të kryhet një hetim ndërkombëtar për veprimet e policisë më 1 janar, pas ngjarjës tragjike ku u vranë 13 persona.
27 nga 30 përfaqësues lokal votuan pro kërkesave të bëra nga kryetari Nikolla Gjurashkoviç. Ata kërkuan që të dorëhiqet ose të shkarkohet zëvendëskryeministri për sigurinë Aleksa Beçiç, ministri i Brendshëm, Danilo Sharanoviç dhe kreu i policisë Llazar Shqepanoviç “si akt i marrjes së përgjegjësisë objektive profesionale”.
Gjithashtu ata kërkuan një hetim të pavarur ndërkombëtar për të hetuar atë që ndodhi në 1 janar si dhe për përgjegjësië. Më 1 janar, Aco Martinoviç nga Cetina vrau 13 persona, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi rëndë tre të tjerë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së policisë, vrasjet janë kryer në pesë vende të ndryshme në qytet brenda gjysmë ore. Operacioni i policisë për gjetjen e autorit zgjati të paktën 6 orë dhe më pas ai kreu vetëvrasje.
Ky është krimi i dytë masiv i kryer në Cetinë në dy vitet e fundit. Më parë, në gusht të vitit 2022, një person tjetër vrau 10 bashkëqytetarë, kryesisht fqinjë dhe plagosi gjashtë të tjerë. Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me reformën në polici, me mungesën e punonjësve të kualifikuar dhe për mungesën e fondeve./ VOA
asambleja komunale vrasja ne cetinje
Bota
10 Janar 2025, 22:37
E. D
pamje nga zjarret
LOS ANGELES- Të premten u shtua intensiteti i dy zjarreve më të mëdha që dëmtuan zonën përreth qy...
Bota
10 Janar 2025, 22:28
N.F
Protesta
SLLOVAKI- Protestuesit u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë më 10 janar për të...
Bota
10 Janar 2025, 22:10
r.ll
shtepia e bardhe
UASHINGTON – Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesar...
Bota
10 Janar 2025, 21:39
E. D
avioni
SHBA- Një avion i Delta Air Lines me më shumë se 200 persona në bord u evakuua në pistën e asfaltit në aeroportin...
Bota
10 Janar 2025, 20:58
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Ndërsa Presidenti Joe Biden përgatitet të largohet nga posti, amerikanët kanë një pikëpamje më...
Bota
10 Janar 2025, 20:45
r.ll
papa francesku
ITALI- Burrat homoseksualë do të jenë në gjendje të trajnohen si priftërinj në semina...
Bota
10 Janar 2025, 20:40
N.F
Punonjësit e urgjencës
DETI I ZI- Një zyrtar rus tha sot se punonjësit e urgjencës të përfshirë në pastri...
Bota
10 Janar 2025, 20:48
E. D
foto ilustruese
AMERIKË- 24% e specieve të ujërave të ëmbla janë në rrezik të zhduken, si rezultat i faktorëve...
Bota
10 Janar 2025, 20:34
E. D
pamje nga arrestimi
LOS ANGELES- Një person është arrestuar në Los Anxhelos, pasi ka tentuar të ndezë një zjarr në ...
Bota
10 Janar 2025, 20:28
r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk ka marrë një ftesë për të marr&eum...