LIVE UPDATES
Bota

"Fëmija im, rregullat e mia"/ Epidemia e abuzimit me fëmijë në Azinë Qendrore

Në shumë familje në Azinë Qendrore, ndëshkimi fizik jo vetëm që është i zakonshëm, por konsiderohet edhe normë. Shuplakat për nota të dobëta, tërheqja e veshëve për mosbindje, rrahjet “për disiplinë” - të gjitha janë pjesë e kulturës së prindërimit.

30 Gusht 2025, 20:52 Nga r.ll
"Fëmija im, rregullat e mia"/ Epidemia e abuzimit me
foto ilustruese

TAXHIKISTAN- Kur një baba në Taxhikistan e akuzoi djalin e tij 15-vjeçar për vjedhjen e një shume prej 60 dollarësh, ai nuk e dërgoi në polici, as nuk e qortoi. Në vend të kësaj, ia lidhi këmbët me litar, e tërhoqi pas makinës dhe e filmoi torturën.

Adoleshenti vdiq nga lëndimet e marra. Vrasja në korrik shkaktoi tronditje të madhe në shoqërinë taxhike, ku ndëshkimi fizik u ndalua në vitin 2024. Megjithatë, në shumë familje në Azinë Qendrore, ndëshkimi fizik jo vetëm që është i zakonshëm, por konsiderohet edhe normë.

Shuplakat për nota të dobëta, tërheqja e veshëve për mosbindje, rrahjet “për disiplinë” - të gjitha janë pjesë e kulturës së prindërimit. Fraza “Fëmija im, rregullat e mia” përdoret shpesh si justifikim për veprimet e dëmshme, që shpesh përbëjnë abuzim.

Vrasja e adoleshentit në qytetin Tursunzade, 60 kilometra nga kryeqyteti i Taxhikistanit, Dushanbe, nuk ishte një rast i izoluar. Në nëntor të vitit 2024, mediat sociale taxhike u vërshuan me pamje të një gjysheje nga rajoni jugor i Khatlonit, duke goditur pesë fëmijë të moshës tre deri në shtatë vjeç me një shkop, ndërsa ata ishin të shtrirë në dysheme duke qarë.

Një muaj më herët, një nënë në të njëjtën provincë u kap në video duke grushtuar djalin e saj 10-vjeçar në publik, derisa i doli gjak nga hunda. Sipas Ministrisë së Brendshme të Taxhikistanit, në vitin 2024 u kryen 994 krime kundër të miturve - mbi 30 për qind më shumë se në vitin paraprak.

Dyzet e tetë prej këtyre rasteve përfshinin lëndime të rënda. Meqenëse 40 për qind e popullsisë së Taxhikistanit, që ka 10 milionë banorë, është nën moshën 28 vjeç, përmasat e dhunës janë të konsiderueshme.

“Sipas anketës së fundit demografike dhe shëndetësore, 56 për qind e fëmijëve nën 14 vjeç kanë përjetuar dhunë në shtëpi”, tha për Radion Evropa e Lirë një përfaqësues i Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, në Dushanbe, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Përdorimi i ndëshkimit fizik nga prindërit është i zakonshëm në të gjithë Azinë Qendrore. Në Uzbekistan, një anketë e UNICEF-it në vitin 2023 zbuloi se 62 për qind e fëmijëve nën 14 vjeç i ishin nënshtruar disiplinës së dhunshme. Kjo e shtyu Parlamentin e vendit të miratonte një ligj të ri në pranverë të këtij viti, që ndaloi të gjitha format e ndëshkimit trupor nga prindërit.

Në Kazakistan, UNICEF-i raportoi në vitin 2023 se 53 për qind e fëmijëve kishin përjetuar ndëshkim psikologjik ose fizik. Midis fëmijëve të vegjël - të moshës një deri në dy vjeç - shifra ishte 38 për qind. Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve i kërkoi Astanës të vendoste një ndalesë ligjore, e cila ende mungon.

Në Kirgizi janë duke u bërë plane për të ndaluar ndëshkimin trupor, pas një ankete të vitit 2023 që tregoi se 65 për qind e fëmijëve përjetojnë disiplinim të dhunshëm në shtëpi dhe 37 për qind pësojnë ndëshkim fizik.

“Analfabetizmi prindëror”

Viteve të fundit, në Azinë Qendrore ekziston një fenomen shqetësues: disa prindër i keqtrajtojnë fizikisht dhe i poshtërojnë fëmijët e tyre para kamerës, duke i regjistruar qëllimisht veprimet e tyre, për t’ua dërguar bashkëshortëve ose anëtarëve të tjerë të familjes. Këto video përdoren për të manipuluar dhe ushtruar presion mbi të afërmit.

Në shkurt, në Uzbekistan, një nënë u filmua duke rrahur foshnjën e saj dhe duke kërcënuar se do ta vriste, për ta inatosur burrin e saj. Në vitin 2023, një baba uzbek në provincën Tashkent filmoi veten duke e shkelmuar dhe ngufatur fëmijën e tij të vogël, për ta torturuar gruan e tij.

Elzhas Ertaiuly, drejtor i qendrës së këshillimit “Familja e Lumtur” në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almati, thotë se problemi kryesor është analfabetizmi prindëror.

“Shumë prindër mendojnë: pse të shpjegosh çfarë është e drejtë e çfarë e gabuar, kur mund të bërtasësh ose kërcënosh dhe fëmija të bindet brenda minutash”, thotë Ertaiuly.

“Agresioni ndaj fëmijëve është një shenjë e dobësisë prindërore, paqëndrueshmërisë emocionale dhe injorancës”, sipas tij.

“Mund të kesh një diplomë masteri dhe të jesh profesionist, por nëse nuk i njeh vlerat e jetës familjare dhe dëmin e disa metodave, je analfabet në marrëdhëniet familjare. Ky analfabetizëm të lejon t’i ndëshkosh fëmijët pa u menduar”, thotë Ertaiuly.

Madina Sharipova, psikologe dhe profesoreshë në Universitetin Kombëtar të Taxhikistanit në Dushanbe, thotë se dhuna është ciklike.

“Fëmijët që rriten me britma dhe fyerje, nuk kanë shembull tjetër. Ata i riprodhojnë të njëjtat modele kur bëhen prindër”, thotë ajo.

Muazzam Ibragimova, psikologe fëmijësh në Uzbekistan, paralajmëron se ndëshkimi i përsëritur, e shkatërron ndjenjën e sigurisë te fëmijët.

“Dhimbja vjen nga personi që duhet t’i mbrojë ata. Kjo e thyen besimin dhe krijon stres kronik”, shpjegon ajo.

Rezultati, sipas saj, është një botëkuptim shkatërrues: “[Prindër të tillë] e përvetësojnë modelin që forca garanton bindjen. Më vonë, ata ose i dominojnë të tjerët, ose kërkojnë dikë që t’i dominojë ata. Kështu vazhdon cikli i dhunës”.

Problemet shoqërore, gjithashtu, i amplifikojnë rreziqet, sipas Gulchehra Rahmonovës, drejtoreshë e OJQ-së Iniciativa Ligjore në Taxhikistan.

“Një pjesë e madhe e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Paqëndrueshmëria financiare dhe mungesa e ushqimit, strehimit ose veshjeve krijojnë stres të madh. Agresioni bie mbi më të cenueshmit - fëmijët”, thotë Rahmonova.

Fëmijët e punëtorëve migrantë të Azisë Qendrore janë veçanërisht në rrezik. Të lënë me të afërmit, ndërsa prindërit punojnë për të fituar para jashtë vendit, ata shpesh përballen me neglizhencë ose abuzim.

Në provincën Tashkent të Uzbekistanit, një grua e rrahu për vdekje mbesën e saj gjashtëvjeçare, për shkak se nuk i kishte bërë detyrat e shtëpisë, në mars të vitit 2024. Rasti i vdekjes makabre të një adoleshenti nga Taxhikistani, teksa tërhiqej zvarrë nga i ati me makinë, u bë i njohur vetëm se u filmua dhe u publikua online.

Përndryshe, vetëm një pjesë e vogël e incidenteve të dhunës del në dritë. Sipas ekspertëve, sfidë nuk është vetëm të dënohen kryesit e dhunës, por edhe të mësohen familjet se disiplinimi pa dhunë, është jo vetëm i mundur, por edhe i nevojshëm./REL

abuzimi me femije azia qendrore

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria