LIVE UPDATES
Bota

Çfarë pret Kievi nga ofensiva e pranverës?

Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë që konsiderohet vendimtare në rimarrjen e territoreve të saj të pushtuara nga Rusia. Sa më gjatë që Kievi pret, aq më premtuese duken shanset për ushtrinë ukrainase.

1 Maj 2023, 08:28 Nga A.B
Çfarë pret Kievi nga ofensiva e pranverës?
Ushtare

Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë që konsiderohet vendimtare në rimarrjen e territoreve të saj të pushtuara nga Rusia. Sa më gjatë që Kievi pret, aq më premtuese duken shanset për ushtrinë ukrainase.

Një autostradë në Poloni pranë kufirit me Ukrainën. Një kolonë me një duzinë automjetesh me ngjyrën ushtarake të ullinjtë vjen në një ditë prilli nga Ukraina. Automjetet janë bosh. “I kam parë një jave. Ata kanë çuar në Ukrainë tanke”, thotë një shofer taksie. “Ishin tanke shumë të mëdhenj.” Secili nga këta tanke nevojitet në Ukrainë në muajt dhe javët e ardhshme. Ushtria ukrainase duket se po përfundon në këto javë përgatitjet për kundërofensivën e njoftuar para disa muajsh. Pritshmëritë e Ukrainës janë që ajo të sjellë kthesën në luftën e lodhshme të llogoreve dhe të dëbojë Rusinë nga territoret e pushtuara. Mund të jetë një betejë vendimtare, kundërgoditje çliruese.

Luftime në Bahmut për të fituar kohë

Kush udhëton në Kiev përjeton një qetësi para stuhisë. Sulmet me raketa ruse si në 28 prill janë bërë më të rralla- Në rrugët e pastruara të kryeqytetit lulëzojnë lulet, kafenetë janë plot, lufta duket larg. E megjithatë ajo të del parasysh gjithmonë. Në çdo cep gjen pllakate me thirrje për të dalë vullnetar apo për të dhënë donacione për ushtrinë. Në Majdan, sheshin e pavarësisë, gati çdo ditë sillen arkivolët me ushtarë të njohur, të vrarë në luftë.

Aktualisht shumë ushtarë ukrainas po e lenë jetën në Bahmut. Qyteti në rajonin e Donjeckut, i rrethuar prej muajsh, në pjesë të madhe gjendet nën kontrollin rus, megjithatë ushtria ukrainase nuk dorëzohet. Ushtria dhe qeveria e shpjegojnë këtë me mbrojtjen e qyteteve në afërsi. Kievi nuk kërkon vetëm të lidhë trupat ruse në Bahmut, por të fitojë edhe kohë për të përgatitur kundërofensivën. Ushtria ukrainase i ka ruajtur për një kohë të gjatë rezervat e saj duke paguar për këtë një çmim të lartë. Shifra të sakta nuk dihen.

Edhe Andrij dhe Maksym (emrat e ndryshuara nga redaksia) kanë luftuar në Bahmut. Ata janë aktualisht sërish në Kiev, pak ditë pushimi. “Shpresoj shumë që t’ia ketë vlejtur”, thotë Andrij për vendimin e mosdorëzimit në Bahmut me çdo kusht. Ai vetë nuk duket i sigurtë. Maksym rrëfen për një superioritet të madh në trupa të forcave ruse, për përgatitje jo të mirë dhe mungesën e pajisjeve të njësisë së tij. Të dy presin nga kundërofensiva vetëm një gjë: “më në fund rajone të çliruara”.

Në mediat ukrainase kundërofensiva është një temë e vazhdueshme, por përfaqësues të ushtrisë heshtin. Të gjitha pyetjet e drejtuara marrin përgjigjen: “prisni”. Kjo ka shumë arsye. Njëra, se jo të gjitha armët e premtuara nga perëndimi kanë mbërritur në vend. Nga fillimi i vitit, Ukraina ka marrë nga partnerët e NATO-s, shumë materiale të rënda ushtaraka, “heavy metal”, si flitet në zhargon: një duzinë tankesh luftarakë dhe mbrojtës modernë nga prodhimi britanik dhe rus, sisteme mbrojtëse amerikane antiraketore, avionë luftarakë të tipit sovjetik.

Për ofensivën ushtria dhe Garda Kombëtare, sipas të dhënave të portalit online “Ukrajinska Pravda”, kanë krijuar 16 brigada të reja, me gjithsej 50.000 vetë. Këtyre njësive u duhet kohë të përgatiten, të njohin armët e reja. Sfida tjetër është misioni i koordinuar i shumë njësive, një ofensivë e gjerë. Deri tani Ukraina nuk ka pasur përvojë me këtë, dhe nga qarqet e Kievit thuhet se, skenarë të mundshëm janë parë të luajtur në kompjutera.

Edhe kushtet e motit nuk janë të mira. Shiu ka bërë shumë rrugë të pakalueshme për teknikën e rëndë luftarake. Ushtarët ukrainas duhet të presin derisa pemët të mbushen me gjethe, për t’u fshehur më mirë. Do të zgjasë disa ditë derisa toka të jetë e thatë dhe gjelbërimi të ketë mbuluar pemët e pyjet.

Ku dhe si do të godasë Ukraina është një nga sekretet më të mëdha të luftës. Por duket do te këtë dy drejtime, kështu ka vepruar ushtria në vjeshtë 2002 në Kharkov dhe Kherson – me sukses. Krykomandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valerij Salushnyj skicoi në një artikull të vetëm programatik në shtator 2022, se si mund të duket një kundërofensivë ukrainase. Ai bëri fjalë për “disa kundërgoditje konsekuente, në rast ideal në të njëjtën kohë”. Si pikë të rëndësishme strategjike, Salushnyj përmendi Krimenë e aneksuar. Ky është drejtimi kryesor, drejt të cilit do të shkojë Ukraina, dëgjohet shpesh në Kiev. Por priten manovra mashtrimi dhe surpriza. Shumë kanë dyshime po ashtu, nëse Ukraina do mund ta rimarrë që tani Gadishullin e Krimesë. Për këtë ky vend nuk ka shumë forca dhe pajisje luftarake.

Edhe Saporishja në jug të Ukrainës shihet si objektiv i rëndësishëm luftarak. Nga aty forcat ukrainase duan të shkojnë drejt Kievit, për të prerë furnizimin e trupave ruse nga toka. Nëse kjo arrihet, ky do të ishte sukses i rëndësishëm për Kievin, por asgjë nuk duket e lehtë. Rusia ka krijuar disa vija mbrojtëse.

Kundërofensiva nuk do t’i japë fund luftës

Megjithë përgatitjet për kundërofensivën luftarake, atmosfera në Kiev është e përmbajtur. “Kjo ofensivë nuk mund të dështojë, do të çlirohen dhe rajone të tjera”, thotë një ekspert ushtarak. “Pyetja që shtrohet, është se sa dhe me cilin çmim.” Se çfarë do të thotë ky çmim e di mirë ushtari Andrij, sa herë shikon listën e kontakteve në celularin e tij. “Shumë ushtarë kanë rënë. Unë nuk mundem t’i fshij numrat e tyre.”

Edhe një pyetje tjetër është e hapur: çfarë do të ndodhë pas kundërofensivës? Disa tremben, se nuk do të përmbushen pritshmëritë, dhe se perëndimi do ta detyrojë Ukrainën për një zgjidhje negociatash me lëshime të dhimbshme. Ushtria është shprehur qartë kundër kësaj, “Kjo nuk do të ndodhë”, thotë Andrij. Ai dhe shumë shokë të tij presin një luftë të gjatë, që nuk do të marrë fund as pas kundërofensivës dhe shpresojnë për kolona të tjera me pajisje të rënda ushtarake nga perëndimi./DW

kiev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet