LIVE UPDATES
Bota

Opinion: Macron braktis konsesin e Evropës

Gati tre javë pas vizitës në Kinë të presidentit francez po bëhen publike gjithnjë e më shumë detaje irrituese të ujdive me presidentin kinez, shkruan Alexander Görlach në serinë e analizave për DW, "Görlach Global".

30 Prill 2023, 22:50 Nga k.m.
Opinion: Macron braktis konsesin e Evropës
Emmanuel Macron dhe Xi Jinping

Me politikën e re të jashtme, Emmanuel Macron duket se po ndjek një linjë të shkëputjes nga partnerët e Francës. Pas deklaratës së kontestuar, sipas së cilës evropianët nuk duhet të tërhiqen nga SHBA në një luftë me Tajvanin, pasojnë zbulime të ujdive të brendshme mes tij dhe pushtetmbajtësit kinez, Xi Jinping, që të sjellin Ukrainën këtë verë në tryezën e negociatave me presidentin Putin. Macron dëshiron të bashkëpunojë për "planin e paqes" të Kinës.

Një plan, i cili u kritikua nga partnerët e tjerë të vendeve perëndimore liberale, me të drejtë, sepse Pekini aty përdor gjuhën e agresorit rus dhe i jep Ukrainës pjesërisht faj për luftën. Duket se Macron e ndan këtë qasje të Pekinit, thënë ndryshe të Kremlinit. Nuk është rastësi që në të njëjtën kohë me këto publikime, ambasadori kinez në Paris bën të ditur, se shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, në të vërtetë nuk janë shtete vërtet të njohura në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare.

Kthesë në politikën e Ukrainës dhe të Pekinit

Franca me këtë bëhet skena e kthesës 180 gradë të politikës kineze për Ukrainën. Deri më tani Pekini pretendonte gjithmonë, se do të angazhohej për sovranitetin e shteteve, si është përcaktuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Megjithëse Pekini e njeh Ukrainën dhe në vitin 2013 ka nënshkruar një marrëveshje të gjerë ekonomike, nomenklatura e Pekinit nuk mundi të dënonte agresionin rus ndaj një shteti sovran. Kritikët e Kinës e kanë vënë gishtin gjithmonë tek kjo kontradiktë që nga fillimi i luftës. Por Jinping e zgjidh tanimë këtë përmes deklaratës së ambsadorit, se realisht Ukraina nuk është shtet sovran.

Tani gjithkujt duhet t'i bëhet e qartë, se Pekini nuk mund të jetë ndërmjetësues paqeje në këtë konflikt. Xi flet si miku i tij, Putini. Në botëkuptimin e kreut të Kremlinit nuk ka Ukrainë, por vetëm "Rusi të shenjtë", ku bën pjesë edhe territori ukrainas. Putini për këtë rrëmben fëmijët nga Ukraina për t'i "rusifikuar". Ai vjedh thesare arti nga Ukraina për t'i marrë këtij vendi kulturën e vet. Dhe pikërisht këtë njeri, që kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar për krime lufte, Macron do ta ulë në një tryezë me presidentin ukrainas, Zelensky.

Nëse deklarata e Macronit për Tajvanin ishte aksidentale, zhvillimi i fundit për dipomacinë franceze dhe Francën është dëm total. Nga Parisi thuhet, se në Ministrinë e Jashtme janë të shokuar për mënyrën e veprimit të Macron, dhe se sërish ata mbledhin rrënojat. Macron ndodhet nën presion në politikën e brendshme për momentin për shkak të reformës së pensioneve, dhe dëshiron t'u tregojë francezëve përmes një "suksesi" në politikën e jashtme, se me të në krye, Franca ka një njeri të fortë, që mund të flasë si i barabartë me presidentin kinez.

Franca në kursin e Indisë dhe Brazilit

Ata që vuajnë janë ukrainaset dhe ukrainasit, dhe pas tyre njerëzit në Tajvan, për të cilët një sulm kinez ndaj ishullit,edhe falë deklaratës së Macronit bëhet më realist. Franca ndjek kështu një kurs, që nuk është shumë larg atij të Brazilit dhe Indisë. Të dyja shtetet i ngjiten Jinpingut në çështjen e Ukrainës, dhe kërkojnë bisedime paqeje dhe ripërsëritin qëndrimin e Kremlinit.

Për Macron mund të ketë luajtur rol që Parisi hakmerret ende për deal-in "AUKUS" mes SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë. Të tre shtetet vendosën të pajisin Australinë me nëndetëse atomike, ku modeli i mundshëm nga Franca u mënjanua në favor të një tenderi për SHBA. Pallati Elysee atëherë shkumëzonte nga zemërimi, sepse industrisë së armatimit të Francës i shpëtoi nga dora një marrëveshje miliardëshe. Vërtet që Biden e priti pak më vonë presidentin Macron, por ky gjest me sa duket nuk e ka qetësuar atë. Takimi me Xi Jinping me sa duket po.

Kthesë për Europën

Për pushtembajtësin kinez është një sukses i shkëlqyer që të ketë marrë siguri nga një fuqi atomike si Franca dhe dashamirësinë e saj. Me këtë ai shkatërroi qasjen e një politike të përbashkët europiane. Dëmi për aksin Paris-Berlin-Varshavë është i madh. Europa ndodhet para një kthese, sepse Parisi shkëmben miqësinë me partnerët europianë me një aleancë me diktaturën kineze dhe ruse. Nëse Macron nuk e korrigjon pa vonesë gabimin e tij, ai mund të rrezikojë me këtë të gjithë Bashkimin Europian.

Alexander Görlach është studiues në Këshillin për Etikën dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Institutit Carnegie, "Carnegie Council for Ethics in International Affairs" dhe profesor bashkëpunëtor në "Gallatin School" të Universitetit të Nju Jorkut, ku ai mëson Teorinë e Demokracisë. Pas qëndrimeve në Tajvan dhe Honkong, ngjitja e Kinës është bërë një nga temat qendrore të punës së tij. Alexander Görlach jeton në Nju Jork dhe Berlin.

emmanuel macron xi jinping

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës