U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
Bota
Çfarë po ndodh në Itali? Pas grevës së trenave, grevë edhe në aeroporte, 270 mijë pasagjerë kthehen mbrapsht, anulohen qindra fluturime
Rreth 1,000 fluturime janë në rrezik anulimi. Shqetësimi në aeroporte do të prekë edhe Ita Airëays, e cila ka anuluar 133 fluturime, ndërsa ekuipazhi teknik i linjës ajrore Malta Air do të pezullojë punën për 4 orë, nga ora 12.00 deri në orën 16.00.
15 Korrik 2023, 15:20Nga a.l
Foto ilustruese
ITALI- Më shumë se 270 mijë pasagjerë, udhëtarë dhe turistë në Itali janë detyruar të anulojnë udhëtimet e tyre për shkak të një greve masive në aeroporte. Siç raportojnë mediat italiane, greva e stafit tokësor në aeroporte, shërbimet e trajtimit dhe check-in fillon sot në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00.
Rreth 1,000 fluturime janë në rrezik anulimi. Shqetësimi në aeroporte do të prekë edhe Ita Airëays, e cila ka anuluar 133 fluturime, ndërsa ekuipazhi teknik i linjës ajrore Malta Air do të pezullojë punën për 4 orë, nga ora 12.00 deri në orën 16.00.
Vetëm në Napoli, tashmë është shpallur anulimi i 118 fluturimeve, 59 në mbërritje dhe 59 në nisje. Në Sardenjë ka 50 fluturime të anuluara, në Torino 30.