LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet për shtetasin e Bosnjës që u kap nga Ukraina si mercenar rus?

Tani, ky shtetas i Bosnjës mund të gjendet në një vakum ligjor midis statusit të të burgosurit të luftës dhe atij të mercenarit të huaj, gjë që sjell pasoja të ndryshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve vendëse.

23 Janar 2026, 13:53 Nga E.d
Çfarë dihet për shtetasin e Bosnjës që u kap nga
Foto ilustruse

Emri i Sellver Hrustiqit, shtetas i Bosnje e Hercegovinës, i cili u kap nga ushtria ukrainase si mercenar rus, nuk është i njohur për Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë. Hrustiq kishte luftuar në anën e Rusisë që nga shtatori i vitit 2025, para se të kapej në Ukrainë.

Tani, ky shtetas i Bosnjës mund të gjendet në një vakum ligjor midis statusit të të burgosurit të luftës dhe atij të mercenarit të huaj, gjë që sjell pasoja të ndryshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve vendëse.

Ka mundësi që ai të ndiqet penalisht në Ukrainë dhe ka më pak gjasa të këmbehet dhe të dërgohet në Rusi (sepse Moska rëndom nuk kërkon luftëtarë të huaj gjatë këmbimeve të të burgosurve të luftës) dhe ai mund të kthehet edhe në Bosnje, ku bashkimi me një ushtri të huaj përbën vepër penale.

Në video thotë se ishte dërguar për të vrarë njerëz
Projekti medial i Qeverisë së Ukrainës, United24 Media, më 17 janar publikoi një video në X, në të cilën Hrustiq flet për pjesëmarrjen e tij në ushtrinë ruse.

“Kam nënshkruar kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë në shtator të vitit 2025. Ata e paraqesin sikur ne po mbrojmë dikë në Ukrainë. Kjo është propagandë”, thotë Hrustiq në videon e publikuar.

Sipas United24 Media, personi që flet në video kishte pasur probleme me ligjin në një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe ka thënë se i ishte premtuar se, pas një kontrate gjashtëmujore me ushtrinë ruse, do të kishte një avokat që do ta ndihmonte me problemet e tij ligjore.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se Hrustiq, me origjinë nga Zenica, kishte studiuar histori në Fakultetin Filozofik në Sarajevë, dhe më pas kishte jetuar dhe punuar për një kohë edhe në Gjermani.

Ky 35-vjeçar në video thotë se persona si ai shkojnë dhe dërgohen për të vrarë njerëz në këmbim të parave.

“I këshilloj të gjithë të mos nënshkruajnë kontrata me ushtrinë ruse, sepse ata i shohin ndryshe njerëzit e tillë. Një oficer më tha se ne nuk na quajnë ushtarë. Ai tha se ne jemi mercenarë që vrasim njerëz të tjerë për para”.

Ai thotë po ashtu se i ishte premtuar që nuk do të dërgohej për të sulmuar Ukrainën, por ndodhi pikërisht e kundërta: ai u urdhërua që të tentonte të thyente mbrojtjen përmes fshatrave ukrainase, duke u fshehur herë pas here në bodrume.

Në Bosnje e Hercegovinë ka bashkëshorten dhe vajzën Hrustiq në Bosnje e Hercegovinë ka lënë bashkëshorten dhe vajzën e tij. Vëllai i tij, emrin e të cilit REL-i nuk e publikon, shprehet se i vjen keq që nuk e ka ndaluar të shkojë në Rusi, kur kishte folur për këtë gjë gjatë verës së vitit 2025.

“Më vjen keq që nuk më dëgjoi vitin e kaluar, sepse e kam bindur të mos shkonte. Më vjen keq që e gjithë familja po kalon nëpër një situatë të tillë”, shprehet ai për REL-in.

Hrustiq kishte qëndruar edhe më herët në Rusi, në ditët para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në fillimin e vitit 2022.

Një kushëri i tij nga Zenica thotë për REL-in se nuk kishte tregues se ai po planifikonte të shkonte në luftë, kur kishte biseduar me Selleverin në fundin e verës së kaluar.

“Kjo është një familje normale. Sellveri ka qenë disa vjet në Gjermani”, thotë kushëriri i Hrustiqit, i cili kërkoi që të mos i publikohej emri dhe mbiemri.

Ai shprehet se është rritur me Sellverin dhe kanë pasur raport të afërt.

“Kur e pashë videon ku ai thotë se ka luftuar për Rusinë, u befasova. Nuk e prisja dhe askush nuk e dinte që kishte shkuar”, thotë ky banor i Zenicës.

REL-i është përpjekur të zbulojë se për çfarë problemesh ligjore flet Hrustiqi në video, por anëtarët e familjes së tij nuk treguan se për çfarë bëhet fjalë.

Në disa profile në rrjete sociale, Hrustiq ka publikuar kryesisht fotografi të tij. Në një profil në Facebook, në janar të vitit 2025 ai kishte shpërndarë edhe një fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin.

Cila është procedura e mundshme për Hrustiqin?
Shtabi Koordinues për trajtimin e të burgosurve të luftës është agjenci zyrtare qeveritare e Ukrainës, përgjegjëse për kërkimin dhe kthimin në atdhe të të burgosurve ukrainas të luftës, si dhe për trajtimin e të burgosurve të luftës nga pala armike.

Hrustiq, së bashku me dhjetëra mijëra shtetas të huaj për të cilët vlerësohet se i janë bashkuar ushtrisë ruse, bënë pjesë në pjesën e të burgosurve të luftës nga pala armike.

Ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë kanë status juridik të luftëtarëve, gjë që u jep atyre të drejta dhe mbrojtje të veçanta të parashikuara me Konventën e Gjenevës të vitit 1949.

Nga ana tjetër, mercenarët e huaj kanë një status të veçantë sipas së drejtës ndërkombëtare, si pjesëmarrës në konflikt të armatosur.

Teksa një luftëtar nuk mund të ndiqet penalisht vetëm për shkak të pjesëmarrjes në armiqësi – pasi vepron në emër të ushtrisë së shtetit të tij – një mercenar nuk e gëzon këtë privilegj.

Ai mund të ndiqet penalisht, gjë që është pikërisht ajo që po bën sistemi ukrainas i zbatimit të ligjit, ka shkruar Instituti për Raportim mbi Luftën dhe Paqen (IWPR). Më së shpeshti nën hetim janë mercenarët e kompanisë private ushtarake Wagner. Për aq kohë sa ishte aktive, kjo kompani rekrutonte shtetas të huaj nga anembanë bota.

Konventa e Gjenevës parashikon po ashtu trajtimin njerëzor të të burgosurve të luftës, përkatësisht të pjesëtarëve të forcave të vendeve ndërluftuese.

Ndërkaq, sa i përket luftëtarëve nga një shtet i tretë që i bashkohen një ushtrie në luftë, çështja nuk është e thjeshtë.

“Nëse janë përfshirë në forcat e armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ata kanë statusin e luftëtarit. Kjo u jep të drejta të të burgosurve të luftës dhe ua heq statusin e mercenarit”, tha Andrii Yakovlev, ekspert i të drejtës ndërkombëtare humanitare për median ukrainase, Frontliner.

Lidhur me raportimin për këtë temë, kjo media ukrainase shkruan se Rusia rrallëherë është e interesuar për fatin e të luftëtarëve të huaj që kapen. Sipas informacioneve të kësaj media, Rusia nuk ka kërkuar asnjë këmbim të të huajve të kapur në Ukrainë, përveç disa rasteve të shtetasve të Bjellorusisë dhe Uzbekistanit.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, Drejtoria e Inteligjencës së Ukrainës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, të cilat merren me çështjet e të burgosurve të luftës dhe komunikimin me vendet prej nga ata vijnë, por deri në publikimin e këtij teksti këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me fatin e mundshëm të Hrustiqit.

Përgjigje nuk kanë kthyer as tri ministritë kompetente të Bosnjës, përkatësisht ajo e Sigurisë, e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë, nëse janë njoftuar për rastin e Sellver Hrustiqit.

Hrustiq flet për kushte të rënda në frontin e luftës
Hrustiq, në videon e publikuar, u shpreh po ashtu se mercenarët dërgohen në vijën e frontit me vetëm gjysmë litri ujë dhe një ose dy kuti të vogla me mish.

“Dy persona, unë dhe një koleg, duhet ta ndajmë gjysmë litri ujë dhe pak ushqim. Ndonjëherë disa dalin për të gjetur diçka dhe vriten. Shumë gabojnë. Dalin dhe i vret droni. Dronët janë të tmerrshëm”, thotë Hrustiq.

Ai pretendon se shkalla e vdekshmërisë në mesin e mercenarëve rusë është e lartë dhe se shanset për mbijetesë janë shumë të vogla. REL-i nuk ka mundur të përcaktojë se kur saktësisht Hrustiq u ndalua nga ushtria ukrainase.

Shtabi Koordinues për trajtimin e të burgosurve të luftës në Ukrainë nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se kur dhe ku është kapur shtetasi i Bosnje e Hercegovinës, as se cila është procedura e mundshme në rastin e tij.

Më herët, Ukraina e ka njoftuar Bosnje e Hercegovinën për 12 persona të dyshuar se, si mercenarë të grupeve ruse Wagner dhe Redut, kanë marrë pjesë në krime lufte në Ukrainë. Bashkimi me ushtri të huaja përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës.

Më herët, për shkak të shkuarjes në front në Ukrainë, përkatësisht për shkak të bashkimit me ushtrinë ruse, janë ndërmarrë veprime ligjore ndaj shtetasit të Bosnjës Gavrillo Steviq, i cili është liruar përfundimisht nga akuzat se kishte luftuar në Ukrainë në vitin 2015, për shkak të mungesës së provave.

Rasti tjetër, ai i Darijo Ristiqit, i cili u arrestua pas kthimit në Bosnje në shtator të vitit 2025, është ende në proces e sipër. Siç mëson REL-i, ndaj tij pritet të ngrihet një aktakuzë dhe të ketë marrëveshje për pranim të fajësisë.

REL-i në fund të vitit të kaluar ka raportuar edhe për rastin e Petar Popoviqit, një tjetër shtetas i Bosnjës që iu bashkua ushtrisë ruse, për të cilin Bosnje e Hercegovina ka kërkuar shpalljen e një fletarrestimi, gjë që INTERPOL-i e ka refuzuar.

Deri më tani dihet se pak më shumë se 20 persona nga Bosnje e Hercegovina i janë bashkuar ushtrisë ruse./REL

ukraina bosnjë sellver hrustiqit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj